Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi ka bërë thirrje që të gjithë qytetarët që nuk kanë votuar deri tani të dalin të japin votën e tyre në këto pak minuta që kanë mbetur.

"Edhe 43 minuta na ndajë nga mbyllja e kutive të votimit. Të gjithë ju gra e vajza lërini punët e shtëpisë e dilni votoni. Për të gjithë ju burra që luftoni për të mbajtur familjet tuaja drejtojuni qendrave të votimit. Për të gjithë ju gjyshër shkoni votoni. Është e jashtëzakonshme pjesëmarrja por dhe një votë është e domosdoshme për ta çuar edhe më shpejt Shqipërinë në Europë. Ftoj skeptikët që nuk besojnë tek institucioni i votës në këto minuta  që kanë mbetur të drejtohen me vrap  te qendra e votimit. Falenderoj të gjithë ata të rinj që kanë pasur një pjesëmarrje të madhe ne votime dhe duan të sjellin ndryshimin për vendin dhe sot përfundimisht vota juaj sjell drejtimin e Shqipërisë drejt Europës", tha Kryemadhi.


Lajmi kryesor:

Kryemadhi: Opozita e bashkuar fiton 85 deri në 90 mandate, LSI merr 28-30