Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj është bërë objekt i i një sulmi plot me akuza të kryetares së LSI, Monika Kryemadhi gjatë seancës së sotme të parlamentit. Ministrja ju përgjigj këtyre akuzave duke i konsideruar ato si shpifje dhe trillime të pabaza e duke argumentuar se i gjithë aktiviteti i saj në krye të dikasterit të Drejtësisë bazohej në zbatimin e ligjit.
Po ndërsa Kryemadhi në parlament atakonte ministren e Drejtësisë, ambasadori i BE, Luigi Soreca dhe ambasadorët e vende të tjera të BE kanë diskutuar me ministren Gjonaj lidhur me zbatimin e reformës një drejtësi.
Ambasadori Soreca nuk ka nguruar madje të vlerësojë ecurinë e deritanishme të reformës, duke evidentuar progresin e madh që është bërë në muajt e fundit.

"Sot Delegacioni i Bashkimit Evropian në Shqipëri priti Ministren Etilda Gjonaj në takimin e përmuajshëm të Ambasadorëve të shteteve anëtare të BE në Shqipëri, për të diskutuar zbatimin e reformës në drejtësi dhe luftën kundër korrupsionit. Ende shumë punë përpara, por shumë progres i arritur në muajt e fundit”, shkruan ambasadori Soreca në profilin e tij në Tëitter.
Kjo nuk është hera e parë që përfaqësuesit më të lartë të BE vlerësojnë ecurinë e reformës në drejtësi në Shqipëri. SHBA dhe BE kanë qenë nga mbështetësit kryesorë të kësaj reforme.
Postimi i ambasadorit të BE në Shqipëri, Luigi Soreca
Komente


..Gjonaj..,nr.1,Professioniste e palodhur..,E vertete e Kompetente Karizmatike e Bukuroshe ,pse jo!
Përgjigju