Kryemadhi flet pas mbledhjes së aleatëve: Do përfaqësohemi nga ekspertë, kemi qenë të gatshëm për të zgjidhur krizën (VIDEO)

Kryetarja e LSI-se Monika Kryemadhi u shpreh pas përfundimit të takimit që aleatët e djathtë zhvilluan pasditen e sotme në selinë blu se opozita është e gatshme të bashkëpunojë për zgjidhjen e krizës, duke thënë se i vetmi pengesë për zgjidhjen e saj ka qenë kryeministri Rama me kupolën e tij kriminale.

"Opozita është gjithmonë e fatshme për të hapur menjëherë dhe me urgjencë negociatat  me BE  sepse është e vetmja mënyrë për të pozicionuar Shqipërinë në krahun e duhur , në atë të cilën i takon për të qenë anëtare e BE. Opozita po vazhdon punën me intensitet të plotë me të gjithë grupet e punës, të  propozuara nga të gjithë partnerët  e frontit opozitar, që kanë të bëjnë me grupet e punës për përgatitjen e paketës antikrizë, që shumë shpejt edhe ju do njiheni, për tu paraqitur dhe për të dhënë hapat e menjëhershëm sepse kriza nuk është vetëm Parlamenti. Kriza është ekonomia që kanë sot shqiptarët. Kriza është situata në të cilën gjenden sot shqiptarët. Ju e keni vënë re që para tre ditësh  Shqipëria kaloi në një fatkeqësi natyrore që ishte tërmeti i famshëm. Mjafton që të bëni ju si gazetarë një kërkesë zyrtare Kryeministrit dhe Ministrisë së Financave, për të pasur dijeni sesa është fondi për emergjencat.

Është zero para sepse paratë e emergjencave për shqiptarët kanë shkuar për lukset e ministrave të Ramës dhe të stafit të tij. Shkojmë të shohim përmbytjet, që shikojmë trumpetimin e rrugëve pafundësisht dhe reklama pafundësisht ndërkohë që shohim që rrugët nuk kanë kanalizime për tu zhbllokuar dhe për të pasur një qarkullim të lirshëm të qytetarëve. Pra ajo cka opozita do të propozojë është paketa antikrizë jo për krizën politike të Edi Ramës dhe as për krizën e identitetit të Edi Ramës. Është paketa antikrizë për tu dhënë shqiptarëve më shumë mundësi , punë, siguri dhe garanci dhe juve për të qenë më të lirë në këtë situatë terrori dhe manipulimi mediatik të propagandës së Edi Ramës", - u shpreh Kryemadhi.


Lajmi kryesor:

PD thyen bojkotin/ Nesër në tryezën gjithëpërfshirëse të OSBE për Reformën Zgjedhore...vetëm me ekspertë


/G.M./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Finlanda heton dëmin shkaktuar kabllove nënujore elektrike me Estoninë

Finlanda heton dëmin shkaktuar kabllove nënujore elektrike me Estoninë