PD thyen bojkotin/ Nesër në tryezën gjithëpërfshirëse të OSBE për Reformën Zgjedhore...vetëm me ekspertë

TIRANE - Partia Demokratike vendos të thyejë 'bojkotin' dhe të marrë pjesë në tryezën e organizuar nga OSBE për reformën zgjedhore. Teksa lideri demokrat Lulzim Basha kishte refuzuar më herët ftesën për në tryezën gjithëpërfshirëse, në një takim këtë të martë me aleatët e opozitës së bashkuar, përfshirë kryetaren e LSI-së Monika Kryemadhi, dolën me vendimin për të marrë pjesë në konferencën për zgjedhoren, por vetëm në nivel nivel ekespertësh. Gazetari i Report Tv Elis Memelli raporton se përfaqësuesit e opozitës do të jenë Ivi Kaso nga PD, Muharrem Cakaj nga LSI dhe Arian Madhi nga PR. 

Në një dalje për media kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi u shpreh se opozita e bashkuar po punon për përgatitjen e një pakete “antikrizë”. 

Ndërkohë menkëherë pas këtij vendimi që opozita e bashkuar mori në mbledhjen me dyer të mbyllura në selinë blu, në zyrën e kryedemokratit Lulzim Basha mbërriti ambasadori i OSBE-së në Tiranë, Bernd Borchardt.

Ambasadori i OSBE-se ne seline e PD-se

Ky vendim vjen pas ultimatumit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, që përmes të dërguarit të posacëm të SHBA për Ballkanin Perëndimor, Mathew Palmer i kërkuan opozitës shqiptare, jo parlamentare që të ulet në dialog me qeverinë për të miratuar reformën e re zgjedhore. Zyrtari i lartë amerikan u shpreh menjëherë pas refuzimit të ftesës së OSBE që i bëri Basha, se SHBA nuk zgjedh fitues dhe humbës në lojën politike, prandaj kërkon dialog që zgjedhjet e reja të zhvillohen mbi bazën e reformës së re zgjedhore.

OSBE ka thirrur më (25 shtator), një konferencë në kuadër të Reformës Zgjedhore, ku ftoi të gjitha partitë poitike, Komisionin Qendror të Zgjedhjeve dhe Komisionin e Venecias.

Refuzimi i parë i opozitës u bë me argumentin se duhet që fillimisht të zgjidhet kriza politike, dhe më pas të diskutohet për këtë Reformë.  Ato vunë si kusht, largimin nga posti i bashkë-kryetarit të Komisionit të Reformës Zgjedhore, Damian Gjiknuri. Ky i fundit u tregua i gatshëm që të rishohë pozicionin e tij, por sërish nuk parti dakordësi nga opozita jashtë parlamentare.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 15:49
Detajet e konferencës për reformën zgjedhore, do mbajnë fjalë Boschardt dhe Rudina Hajdari e Gjiknuri

1569333117_hajdarigjiknuri.jpg

Konferenca e nesërme për reformën zgjedhore organizohet nga OSBE dhe Komisioni i Posaçëm Parlamentar për Reformën Zgjedhore, i cili bashkëkrysohet nga Damian Gjiknuri i PS-së dhe Rudina Hajdari e grupit parlamentar demokrat.  Konferenca e 25 shtatorit mban tëmën “Të mohuar nga sistemi: ngritja e një sistemi gjithëpërfshirës për mbrojtjen e demokracisë”.

Anëtarët e Komisionit, ekspertë të njohur vendas e të huaj të zgjedhjeve, përfaqësues të partive politike dhe të shoqërisë civile do të mblidhen në këtë konferencë për të diskutuar përparësitë dhe dobësitë e sistemeve zgjedhore kryesore, në kontekstin shqiptar.

Në hapje të konferencës, do të flasin Kryetari i Prezencës, ambasadori Bernd Borchardt, si dhe dy bashkëkryetarët e Komisionit, Rudina Hajdari dhe Damian Gjiknuri.

Konferenca fillon në orën 9:30.

Ora 15:17
Kryemadhi flet pas mbledhjes së aleatëve: Do përfaqësohemi nga ekspertë, kemi qenë të gatshëm për të zgjidhur krizën (VIDEO)

Kryetarja e LSI-se Monika Kryemadhi u shpreh pas përfundimit të takimit që aleatët e djathtë zhvilluan pasditen e sotme në selinë blu se opozita është e gatshme të bashkëpunojë për zgjidhjen e krizës, duke thënë se i vetmi pengesë për zgjidhjen e saj ka qenë kryeministri Rama me kupolën e tij kriminale.

"Opozita është gjithmonë e fatshme për të hapur menjëherë dhe me urgjencë negociatat  me BE  sepse është e vetmja mënyrë për të pozicionuar Shqipërinë në krahun e duhur , në atë të cilën i takon për të qenë anëtare e BE. Opozita po vazhdon punën me intensitet të plotë me të gjithë grupet e punës, të  propozuara nga të gjithë partnerët  e frontit opozitar, që kanë të bëjnë me grupet e punës për përgatitjen e paketës antikrizë, që shumë shpejt edhe ju do njiheni, për tu paraqitur dhe për të dhënë hapat e menjëhershëm sepse kriza nuk është vetëm Parlamenti. Kriza është ekonomia që kanë sot shqiptarët. Kriza është situata në të cilën gjenden sot shqiptarët. Ju e keni vënë re që para tre ditësh  Shqipëria kaloi në një fatkeqësi natyrore që ishte tërmeti i famshëm. Mjafton që të bëni ju si gazetarë një kërkesë zyrtare Kryeministrit dhe Ministrisë së Financave, për të pasur dijeni sesa është fondi për emergjencat.

Është zero para sepse paratë e emergjencave për shqiptarët kanë shkuar për lukset e ministrave të Ramës dhe të stafit të tij. Shkojmë të shohim përmbytjet, që shikojmë trumpetimin e rrugëve pafundësisht dhe reklama pafundësisht ndërkohë që shohim që rrugët nuk kanë kanalizime për tu zhbllokuar dhe për të pasur një qarkullim të lirshëm të qytetarëve. Pra ajo cka opozita do të propozojë është paketa antikrizë jo për krizën politike të Edi Ramës dhe as për krizën e identitetit të Edi Ramës. Është paketa antikrizë për tu dhënë shqiptarëve më shumë mundësi , punë, siguri dhe garanci dhe juve për të qenë më të lirë në këtë situatë terrori dhe manipulimi mediatik të propagandës së Edi Ramës", - u shpreh Kryemadhi.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • lol: 24/09/2019 17:23

    Wow u ulen ne tryeze si legena, po keta sikur thane nuk ulemi apo po ulen nga frika e Amerikes.

    Përgjigju
    • Paloku: 24/09/2019 23:16

      Si hekin dot durt nga pilafi

  • Termeti: 24/09/2019 17:12

    Vetem me dajak marrin vesh kafshet

    Përgjigju
  • Bobo: 24/09/2019 16:24

    Na i shpifi kjo baxhe.... sikur ka fjetur poshte Ures Se Lanes

    Përgjigju
  • ETHEM LALAJ: 24/09/2019 16:19

    Me ne fund opozita u ule ne gjunje per te marr pjes ne komisionin e reformes zghedhore.Dhe kjo u be e mundur nga Amerikani PALMER. -Duhet thene forte se drejtuesit e opozites se rruges lan nam me bojkotet,protestat e dhubeshme dhe destabolizimin e vendit.Dhe keto i drejtoi me huliganizme S.Berisha dora vete.Kete e di gjithkush ne Shqiperi,Europe e Bote.

    Përgjigju
  • Ver Llapa: 24/09/2019 16:02

    O Mona ke nevoje per pak masazh dil ke 21 dhjetori jam

    Përgjigju
  • BASTARDËT: 24/09/2019 15:51

    Me kë do bëni reform ? ? ? Me fatmir jevgjit mediun me duart me gjak apo me veshgjat nard ndoka apo me malaviten siç thoshte kryekrimineli salhe. Apo me lyl shal ngjit kriminel hajdutin. O pika që su bie juve o krimba plheu.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë