Kryemadhi: Lefter Koka ka përfituar 500 mijë euro nga inceneratori i Tiranës, SPAK të urdhërojë ndalimin e pagesave

Kryemadhi: Lefter Koka ka përfituar 500 mijë euro nga inceneratori i Tiranës, SPAK të urdhërojë ndalimin e pagesave

Kryetarja e LSI Monika Kryemadhi

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi shprehet Lefter Koka ka përfituar 500 mijë euro nga inceneratori i Tiranës, ndërsa i ka kërkuar SPAK të urdhërojë ndalimin e pagesave.

Ajo shprehet se  ish- Ministri Koka ka marrë qokë 500 mijë euro deri në atë moment, përmes dy kompanive fiktive të lidhura me të, PIVOT-04 dhe A.S Group.

Kryemadhi me tone të ashpra thotë se SPAK duhet menjëherë të urdhërojë Qeverinë dhe Bashkinë e Tiranës të ndalojë pagesat ndaj inceneratorit, pasi sipas saj roli i vetë që ka pasur është ai i qarkullimit të parave nga buxheti i Qeverisë dhe Bashkisë në xhepat e Rilindjes!

"Nga njëra anë rriste taksat, e nga ana tjetër, Erion Veliaj i siguronte me firmën e tij, pa miratimin e Këshillit Bashkiak, një pagesë minimale të garantuar për 30 vjet, inceneratorit të Tiranës.

Lefter Koka, tashmë me CV të pasur nga Elbasani dhe Fieri, ka përfituar deri në dhjetor 2021, të paktën 500 mijë euro nga inceneratori i Tiranës.

Po po, është e vërtetë, mos u habisni, ish Ministri Koka ka marrë qokë 500 mijë euro deri në atë moment, përmes dy kompanive fiktive të lidhura me të, PIVOT-04 dhe A.S Group.

SPAK duhet menjëherë të urdhërojë Qeverinë dhe Bashkinë e Tiranës të ndalojë pagesat ndaj inceneratorit, roli i vetëm i të cilit ka qënë qarkullimi i parave nga buxheti i Qeverisë dhe Bashkisë në xhepat e Rilindjes!

Ruaj bindjen e plotë, se edhe përtej intimidimit nga qeveria dhe Erion Veliaj, i cili është kapur edhe në përgjim duke prezumuar se ka nën kontroll prokurorët e SPAK, ata do të dijnë të ngrihen në lartësinë e detyrës. Kanë mbështetjen time të plotë dhe inkurajoj të gjitha institucionet vendase dhe të huaja, t'i shprehin publikisht mbështetjen në këtë moment vendimtar!

Ky është moment integriteti, dhe e vërteta do na çlirojë të gjithëve", shkruan Kryemadhi.

Opozita ka përdorur si kartën e saj më të fortë në betejën opozitare hetimet për inceneratorët, që i quan një aferë kriminale. Pak ditë më parë lidhur me inceneratorin e Fierit, u morën në pyetje nga SPAK, deputeti socialist Alqi Bllako dhe kryebashkiaku i Fierit, Armando Subashi. Ndërkohë, vijon të jetë në burg, ish-ministri i mjedisit, Lefter Koka.

J.GJ./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Populli: 21/02/2022 05:28

    Tani do shohim qyfyre… Jepi mona tregoi te gjitha

    Përgjigju
  • Mali me groopaaa: 21/02/2022 03:40

    Ooo edhe kjo do dergue ne Rec te skutarit bashk me shoqin like

    Përgjigju
  • Loku: 20/02/2022 23:18

    Jep porosi Mona per korrupsionin?????????? Po flasin per ndershmeri per korrupsionin Sala Meta Luli ja dhe Mona.

    Përgjigju
  • Hajdutja: 20/02/2022 22:05

    Ti ke cmendur, ik ha nje bark supe te qetesohesh. Deklaroni si cift gjene e vjedhur ne 30 vjet, shko rrefehuni ne SPAK dhe pastaj dil e denonco te tjeret,si te thot skizofrenia. E cartur nga trute ti dhe ato e ata qe paguan e vijne pas bythe.

    Përgjigju
  • Kasëm: 20/02/2022 20:33

    Po pse tallet menderja me këtë popull. Pse vetëm SPAK do ndreqë këtë vend. Duhet menjëherë një revoltë mbarëkombëtare për këtë vjedhje të madhe. Turp. Duhen protesta. Në një vend tjetër do ishte djegur vendi dhe qeveria do binte a duhet të jepte dorëheqjen. Mjerë ne si jemi katandisur????

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë