Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka zhvilluar sërish një takim me të rinjtë e LRI-së.

Ajo ka lajmëruar se po mbledhin forcat për të nisur fushatën e zgjedhjeve elektorale.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Kryemadhi shkruan se të rinjtë do të sjellin ndryshimin në Shqipëri.

"Ekipet drejtuese të LRI Elbasan dhe të LRI Pogradec janë bërë bashkë për të mbledhur forcat para nisjes energjike të fushatës. Dita kaloi shpejt dhe do të vij më shpesh për të kaluar më shumë kohë me të rinjtë e Pogradecit. Ata kujdesen aq shumë për vendin tonë dhe qarkun e tyre. Ata do të sjellin ndryshimin që do ta bëjë Shqipërinë të kthehet në shtëpi", shkruan Kryemadhi.