Kryemadhi: Më 21 nëntor nisim zgjedhjet në parti për strukturat e reja drejtuese

Kryemadhi: Më 21 nëntor nisim zgjedhjet në parti për strukturat e reja drejtuese

Në një deklaratë për gazetarët nga selia e LSI-së, Monika Kryemadhi deklaroi se më datë 21 nëntor do të fillojnë zgjedhjet në parti për strukturat e reja drejtuese.

Ajo u shpreh se është ndërtuar aplikacioni online ku do të bëhet dhe votimi online për delegatët.

"Një javë e rëndësishme për LSI, më 21 nëntor do të kemi zgjedhjet në parti. Kemi krijuar aplikacionin për votimin online për delegatët. Pas këtyre zgjedhjeve që do të jenë shembuj, jemi forca e parë politike që kemi futur provcesin një anëtar 1 votë që në 2004 për kryetarin e Partisë. Marr rastin të përsëris thirrjen për të rinjtë që të përfshihen në LSI dhe në fokusin e këtyre të rinjve. Përfshirja e të rinjve do të ishte shpresa më e madhe, përfshirja e të rinjve në politikë. Një nga pikat kryesore, LSI është partia e të gjithë atyre që duan të kontribuojnë. Sot më shumë se kurrë ne kemi nevojë për përfshirjen e intelektualëve në Shqipëri. E di që janë të zhgënjyer me politikën. Perfshirja i vetmi ilaç për ta detyruar klasën politike për të ndërtuar një Shqipëri më të mirë. Kryeministri nuk krijoi dot 300 mijë vende pune para pandemisë si mund t'i krijojë tani. Premtoi një shëndetësi falas që sot nuk është  falas por është më e shtre    njta" - tha Kryemadhi.  


Lajmi kryesor:

Kryemadhi në komunikim me gazetarët: Partitë e reja përçajnë vetëm PS-në, opozitën nuk e bashkon ideologjia por çlirimi nga Rama


K.T./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Kremlini: Putini gati për bisedime për paqe me Ukrainën

Kremlini: Putini gati për bisedime për paqe me Ukrainën