Kryemadhi: Me Edi Ramën BE-ja objektiv i pamundur! Dorëheqja e tij, shenjë reflektimi për përgjegjësinë

TIRANE - Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi thotë se keyeministri Edi Rama është përgjegjës për mungesën e një vendimi për hapjen e negociatave për Shqipërinë. Dorëheqja e tij është reflektimi më 

"Shqipëria s’është dhe s’mund të jetë kurrë peng i tij, dhe dorëheqja e tij është reflektimi më i pakët për përgjegjësinë e rëndë politike që rëndon mbi kryeministrin", tha në një deklaratë për mediat, Kryemadhi një ditë pasi liderët e BE-së nuk mundën të dalin me një vendim për hapjen e negociatave për Shqipërinë dhe për Maqedoninë e Veriut.

Kryemadhi falenderoi për qëndrimin që mbajtën, Shtetet e Bashkuara të Amerikës që shprehën zhgënjim që BE-ja nuk hapi negociatat.

"Falenderoj në emër të Lëvizjes Socialiste për Integrim Shtete e Bashkuara të Amerikës për mbështetjen e pandalur asnjëherë ndaj Shqipërisë dhe shqiptarëve si partnerin tonë strategjik që edhe mbrëmë në një moment të zhgënjimit të shqiptarëve, ata i qëndrojnë në krah popullit shqiptar dhe Shqipërisë, u qëndrojnë në krah aspiratave të shqiptarëve për Integrimin Europian. Asnjë faktor malinj nuk do të cënojë dot aleancën tonë mbi 100 vjeçare midis Shqipërisë dhe SHBA dhe asnjë faktor malinj nuk do të largojë dot aspiratave të shqiptarëve nga rruga e shqiptarëve tashmë drejt BE-së", tha kryetarja e LSI..

Deklarata për mediat e Kryetares së LSI-së, Monika Kryemadhi

Vendimi i sotëm i BE-së, ishte sigurisht një vendim që shqiptarët nuk do të dëshironin ta dëgjonin asnjëherë.

Dita e djeshme dhe ditët e tjera në vazhdim do të jenë ditë të trishta për shqiptarët, në vend të një dite gëzimi që ata e prisnin me padurim.

Shqiptarët kanë kuptuar qartë që Europa është me ta, por për fat të keq, shqiptarët dhe e ardhmja e tyre europiane, janë sot peng i një njeriu të vetëm, janë peng i Edi Ramës dhe i bllokimit të rrugës europiane vetëm prej tij.

Bashkimi Europian ka treguar qartë se cilat janë pengesat konkrete, cilat janë plagët e thella dhe problemet kritike që i ka hapur Shqipërisë sot Edi Rama.

BE tregoi qartë se rrënimi i themelit të demokracisë në Shqipëri, që është vota e lirë dhe e ndershme, shitblerja dhe kriminalizimi i saj, ku autori i vetëm është Edi Rama, dhe kjo që tashmë është  reflektuar edhe në kushtet që janë bërë publike, kushte që tregojnë dhe rrugën me të cilën do të dalë Shqipëria nga kriza për tu bërë pjesë e Bashkimit Europian.

I vetmi kryeministër në Europë i cili quan normalitet bashkëjetesën me kriminelët dhe grabitësit e pronës publike dhe votës së shqiptarëve, është Edi Rama.

BE refuzoi një qëndrim të tillë dhe u tregoi shqiptarëve se duhet të çlirohen nga kapja kriminale e shtetit të së drejtës, e qeverisë, e demokracisë dhe e lirive të tyre, autori i të cilave është kryeministri i vendit tonë, Edi Rama.

Korrupsioni, trafiku i drogës, pastrimi i parave, koncesionet grabitqare, dhunimi i pronës publike dhe private, kapja e drejtësisë, janë ato që e mbajnë larg dhe peng Shqipërinë nga Europa dhe përgjegjësi i vetëm për këto plagë të thella dhe për këtë pengesë që i bëhet rrugës europiane të Shqipërisë, është një dhe vetëm një,  kryeministri Rama.

Të gjithë shqiptarët kanë kuptuar shumë qartë se me Edi Ramën, bashkimi me BE-në është një objektiv i pamundur, një ëndërr e parealizueshme për ta.

Shqipëria s’është dhe s’mund të jetë kurrë peng i tij, dhe dorëheqja e tij është reflektimi më i pakët për përgjegjësinë e rëndë politike që rëndon mbi kryeministrin.

Shqiptarët ja kanë dalë ta bindin Europën se janë pjesë e saj, se e duan Europën, se kërkojnë të jetojnë me standardet e saj të larta demokratike dhe ekonomike, ndaj dhe e mbështesin masivisht projektin e Europës së Bashkuar. Por shqiptarët e kanë gjithashtu shumë të qartë që pengesa e vetme për këtë ëndërr dhe për rrugën drejt Bashkimit Europian është Edi Rama.

Dështimi i Edi Ramës është individual, është personal, është i fokusuar vetëm te ai sepse ai zgjodhi që të ndërtojë të ardhmen e tij mbi atë të shqiptarëve, të pasurohet në kurriz të shqiptarëve duke i varfëruar ata, zgjodhi ti grabisë ata, zgjodhi tu prishë qetësinë familjare atyre, zgjodhi që të detyroi me qindra dhe mijëra shqiptarë që të largohen nga Shqipëria, për shkak të tokës së djegur që ndërtoi Edi Rama.

Ndaj, shqiptarët nuk do të ndryshojnë asgjë nga bindja se Europa është e ardhmja e vetme e sigurt dhe njëherazi vendimi i tyre është i prerë: të largojnë Edi Ramën si pengesën e vetme të kësaj të ardhmeje.

Shqipëria ishte më afër hapjes së negociatave sesa vendet e tjera, për shkak të shkatërrimit të shtetit, kapjes dhe shpërbërjes së tij nga kryeministri, sot ne jemi shumë pas vendeve të tjera, të cilat ishin shumë më mbrapa nesh vite më përpara. Fqinjët tanë treguan pjekuri dhe maturi politike për të kaluar probleme shumë të ndërlikuara dhe komplikuara, por Edi Rama rrënoi edhe arritjet e realizuara ndër vite, me shumë sakrifica nga shqiptarët.

Vullneti ynë për të mbështetur Integrimin Europian dhe për të bërë çdo sakrificë është i pandryshuar. Ne nuk do të rreshtim së punuari për të ndryshuar realitetin tragjik shqiptar, do të komunikojmë me të gjithë miqtë tanë dashamirës të Shqipërisë në Europë dhe në botë, për tu shpjeguar se sa e rëndësishme është Europa për shqiptarët dhe se nuk duhen dënuar kurrë Shqiptarët, por vetëm një njeri, Edi Rama, i cili ka zgjedhur rrugën anti-europiane dhe që i shërben vetëm vetes së tij dhe interesave të tij të ngushta personale.

Falenderoj në emër të Lëvizjes Socialiste për Integrim Shtete e Bashkuara të Amerikës për mbështetjen e pandalur asnjëherë ndaj Shqipërisë dhe shqiptarëve si partnerin tonë strategjik që edhe mbrëmë në një moment të zhgënjimit të shqiptarëve, ata i qëndrojnë në krah popullit shqiptar dhe Shqipërisë, u qëndrojnë në krah aspiratave të shqiptarëve për Integrimin Europian.

Asnjë faktor malinj nuk do të cënojë dot aleancën tonë mbi 100 vjeçare midis Shqipërisë dhe SHBA dhe asnjë faktor malinj nuk do të na largoje nga aspirata e shqiptarëve drejt integrimit në BE

G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Socialist: 19/10/2019 17:36

    Ketu nuk flitet per ZGJEDHJE te PARAKOHESHME por per DORHEQJEN e Rames kjo sherbet Per kundervenje te skeptikeve qe votuar jo per shqiperine PS KA FIGURA TE LARTA POLITIKE SIC ESHTE ERION VELIJA TAULANT BALLA SPIROPALI GJIKNURI GJYLAMETI PER KRYEMINISTER RAMA TE VAZHDOJE TE UDHEHEQE PS

    Përgjigju
  • edi: 19/10/2019 17:33

    L.R.I Cfare doni te beni k/minister nese Rama jep doreheqje Meten or BUSHTREN E TIJE jU JENI SI ATO KERMINJ QE KAFSHONI GJITH ANDEJ DHE DONI JU FAQEZINJTE -PALACOT E KOMBIT ,BASHKE ME ATO KARA/KOMUNISTE QE JU I PRANONI SI TE RINJ PA SENSE DHE ECJE PERPARA ,CFARE KERKONI JU TE BENI ,TE NDJEKNI KRYE/BUSHTREN MONIKA DHE KODOSHIN E SAJ QE SFLE ME TE SE GAJASET AKOMA NE JALE HA NATEN NDONJE NGJALE ,JU JENI RINIA E E ZEZE NE HISTORINE E SOTME KOMBETARE ,KISHIM SI JU SHUME NE PARTINE KOMUNISTE TE ENVERIT SI SEKRETARE DHE FORUM RINOR ,JU JENI SEMUNDJA QE KOMBI DUHET TE JU VERE ACIDIN NE KOKE QE TRURI JUAJ TE NGORDHE . Pisllekun qe solli bucja juaj monika dhe disa s/bushtra qe i mbajne ison jeni KOLERJA DHE KANSERI I KOMBIT E POPULLIT .DONI TE SHKONI NE EUROPE KUR JU JENI VASALET E RUSISE DHE KINES ,JU DONI ENVERIN JU SKENI HABER FARE CFARE ESHTE DEMOCRACY ,KURVA KODOSHE ,LESBIAN HOMOSEXUAL DHE GJITHCKA NE BOTE ,KOHA JUAJ DO TE MBAROJE SE SHPEJTI KUR SPAK E DREJTESI DO VERE ATO BUSHTRA DHE BUC NE HEKURA PER BEMAT QE I KANE BERE KOMBIT E POPULLIT .BERISHA .META ,LULUSHI,TI MONIKA NJE HAP AFER TEK SPAK E DREJTESI ,dhe te tjeret qe ju mbajne ison do ti terhiqni nga pas sepse ai ka qene stili juaj ne jete ,Thuaj mos te gezohen shume se ju BUSHTRA E BUC NUK SHKONI BRENDA PA TO

    Përgjigju
  • Redi: 19/10/2019 15:46

    Turp i madh qe del e kakarus.Me Ramen sipas teje eshte i pamundur por me ty dhe Luln sa te jete jeta nuk hym ne Europ.Ju bete gjithe ate rremuje me djegje dhe molotov per ti bere jeq Rames.Jo! Te jeqen me te nadhe ja bete shqiptareve qe nuk duan tju shohin me sy. Klasa politike me e keqe ne 100 vjet te Shqiperise se pamvarur.Grabitet dhunuat kete popull duke e lene ne varferi.Shporruni nga Shqiperia ,sikterr njerez te ligj

    Përgjigju
  • Hinglateri: 19/10/2019 14:58

    Na mbyti era e PERCIT o Monik a je la per sot pa bre... kur thosh Tosi i ke lene rrugeve

    Përgjigju
  • Daku: 19/10/2019 13:27

    Doreheqja nuk i kerkohet nje kryeminstri, i imponohet me mjete dhe forma demokratike. Pastaj eshte bindje, pergjegjshmeri morale/politike, dhe zgjedhje e tij nese do ta jap doreheqjen apo jo! Ju si opozite duhet pikerisht te gjeni formen dhe menyren e duhur nese doni qe Km te jap dorehqjen...

    Përgjigju
  • Tosi: 19/10/2019 13:26

    Sa të ketë leshidhise në krye Nafije Dybekun, Baxhella që ka rreth vetes një tufë sharebajgash si Kejdi dhembcakallja dhe Epshurr Brahimkari dhe Nora Bythderrja gjithollog'ja surratgerdalla, dhe Klajda surratnallonja e leshitdhise, Floida surrat ufo me dick në dorë kjo forcë politike hajdutë, mashtruese, e urryer nga gjithë populli se ka dhe një harem misterioz në Jale ku pergaditen lristat e erotiko naziskin. I përjetshëm qoftë kujtimi i sharebajgave të leshitlikes. ,

    Përgjigju
  • hajduti: 19/10/2019 13:15

    ZOOOT kush po flet familjarja më krye hajdut ja dhe bastardja në Shqipëri..

    Përgjigju
  • Hajdar komplet K_ r: 19/10/2019 13:10

    U konfirmua o hajdar analfabet.

    Përgjigju
  • Nik Fytyr Piçi Çafaj: 19/10/2019 13:09

    O monika buçja o fshshtare ordinere me nivel 0. Ti je familja më e urryer e Shqiptare. Ju si bur e grua jeni fundërrinat e kti kombi.

    Përgjigju
  • Vlora: 19/10/2019 12:58

    Po pse nuk na thoni cila eshte alternativa po ngelet duke sulmuar Ramen ik ik ik. Ok cila eshte alternativa??? Ah me fal je ti hahahhahahahahahahahahhahahahhahahahahaha. Ti di vetem te besh oponence motra jo te drejtosh. Ik pridhu.

    Përgjigju
  • LORA: 19/10/2019 12:55

    Pffffffffff,,,nga rrugacja me nje cizme.

    Përgjigju
  • Like Espinoza: 19/10/2019 12:52

    Ka te drejte Muniuka! Me Ramen s'hapen negociatat sepse nuk ka mundur te frenoje korrupsionin akoma.Duhet te behet kryeminister Meta dhe presidente Muniu i tij i kokaines qe te kemi shpresa per te hapur negociatat.Me kete do jete e kenaqur dhe me nder opozita rrugore e bashkuar e Berishes,Lyl kamerdares se fryre si macoku ne theker.Dhe me kete mbyllet dhe dosja apo dosjet e lylit e te Berishes, po ashtu dosja e Medi Gerdecit dhe varroset dhe dosja e vete likes e 7 perqindeshit apo e cezit dhe fakti i kerkimit nga Ismailaj i 200.000 eurove per fushate elektorale dhe jo vetem nga Metaj dhe perfundimisht shqiperia i afrohet Bangladeshit,Afganistanit,Turqise e te tjera vende te botes se eger te xhungles.Keshtu edhe Munika i largohet perfundimisht prokurorise per bemat e saj jo te vogla korruptive,si bandite agresive qe eshte.Rrofte cifti yne i shquar presidencial,simotra e ciftit serb Miloshevic!

    Përgjigju
  • Pyka: 19/10/2019 12:43

    Si flet kjo,kujton se njerzit janë ''kokëpalarë,,!Nuk e di,e kuptojnè këta apo jo!Është vërtet dëshpëruese!Këta nuk kanë asnjë objektivë,përveç kaosit!

    Përgjigju
  • YYY: 19/10/2019 12:36

    Cfare hipokrizie e pafytyresie! Falenderon edhe SHBA gjoja si proamerikane e madhe, kur dihet historia jo shume e larget e tyre me ta. Sado te mundohet nuk e fshehe dot nje te vertete te qarte, faktin qe urinojne gjak prej SHBA. Keto felliqesira mendojne se do te mund te manipulojne kend me lojrat e tyre, por kot e kane.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Viti i Ri vjen me diell, por vishuni mirë! Parashikimi i motit për 31 Dhjetorin e ditët e para të Janarit

Viti i Ri vjen me diell, por vishuni mirë! Parashikimi i motit për 31 Dhjetorin e ditët e para të Janarit