Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi ka zhvilluar sot një takim me të rinjtë e Lëvizjes Rinore për Integrim në Selenicë. Kryemadhi tha se të rinjtë duhet të përfshihen sa më shumë në politikë dhe garantoi se LSI do t’i demaskojë ato që i quajti “mashtrimet e Rilindjes”.
Pjesë nga fjala e Kryemadhit:
Ky është paradoksi që ndodh në Shqipëri, ku një popull i tërë punon për 10 veta dhe punon për një njeri, se këta 10 vetë çojnë paratë në xhepin e një njeriu. Megjithatë unë nuk mendoj që ne këtu do të vazhdojmë për të demaskuar skemën e mashtrimeve se si janë premtuar 300 mijë vende pune dhe kemi 400 mijë shqiptarë të larguar. Se si i kemi premtuar shqiptarëve shëndetësi falas dhe kemi shëndetësinë më të shtrenjtë. Se si iu kemi premtuar shqiptarëve uljen e TVSH-së për energjinë elektrike dhe iu është rritur çmimi. Se si iu kemi premtuar shqiptarëve uljen e çmimit të bukës, orizit, të vajit dhe në fakt iu është rritur çmimi i ushqimeve të shportës. Pra ka premtime pafundësisht dhe në fakt asnjëra prej tyre nuk është bërë realitet.
Prandaj ne nuk mund të ngelemi më peng i këtyre mashtrimeve, por mbi të gjitha ne duhet të rrëzojmë këtë klikë, e cila po varfëron çdo ditë e më shumë shqiptarët, ta rrëzojmë këtë klikë e cila çdo ditë dhe më shumë po bën shqiptarët më të lodhur, po i bën shqiptarët më të dobët, po i bën shqiptarët më me pa besim në vetvete. Prandaj edhe vendimi i opozitës së bashkuar është shumë i qartë, për të ecur përpara dhe për të sqaruar çdo qytetar shqiptar dhe për të qenë në protestë në ditët e ardhshme përpara kësaj klike dhe përpara këtij individi që ka marr peng shtetin, ka marrë peng vendin, ka marrë peng popullin shqiptar.
/r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Si ka qene per ju viti 2024?
-
I mire
44.2%
-
I keq
22.7%
-
As i mire as i keq
33.1%
Vota total: 1506
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Sulmet e Berishës ndaj Dumanit, Idajet Beqiri: Është në pozitë të vështirë! Saliu mund të prish provat pas lirimit nga 'arresti shtëpiak'
17 Dhjetor, 19:26
-
Nënës së Kryemadhit i kthehet vila te ‘Kodra e Diellit’, Apeli i GJKKO lë në fuqi sekuestron e banesës vetëm për deputeten e PL
17 Dhjetor, 11:29
-
Iu sekuestruan vilat, Kryemadhi me bastun në Apelin e GJKKO: Më thanë dil nga shtëpia, do jetoj në çadër
16 Dhjetor, 12:45
-
VIDEOLAJM/ Kryemadhi me bastun në Apelin e GJKKO: Kështu e ka jeta
16 Dhjetor, 10:01
-
VIDEO - Monika Kryemadhi në GjKKO, shpërthen ndaj gazetarëve: Na e morët shpirtin! S’na latë rehat me marr frymë
13 Dhjetor, 13:36
-
I sekuestruan vilat tek 'Kodra e Diellit' Kryemadhi me vajzën Borën në Apelin e GJKKO-së, zbulohet arsyeja
11 Dhjetor, 14:36
-
A do të marrë pjesë në protestën e thirrur nga Meta para SPAK? Kryemadhi: S'merrem më me politikë do bëhem ndihmës avokate! Apelon sekuestron e vilave
2 Dhjetor, 11:58
-
Gjikondi: Ja taktika e çiftit Meta-Kryemadhi për të shpëtuar pronat e vendosura në mënyrë të paligjshme! Ja pse administrata Trump nuk do t’i heqë ‘non-gratën’ Berishës
24 Nëntor, 12:13
-
Kushërira e Kryemadhit shkon në gjykatë për të mbrojtur të birin, Ardian Kona: Është ‘viktimë’ ka firmosur pa dijeni për 13 mijë metra katrorë tokë në Gjirin e Lalzit
22 Nëntor, 13:13
-
Privatizuan 13 mijë metra katrorë tokë shtet tek Gjiri i Lalzit, 'arrest me burg' ish-kreut të Kadastrës së Durrësit! Ardian Kona i afërm i Monika Kryemadhit
22 Nëntor, 11:35
-
Spahiu: Meta dhe Monika duhet ishin larguar vetë nga politika në 21 Janar pas videos me Dritan Priftin
20 Nëntor, 17:56
-
Privatizuan 13 mijë metra katrorë tokë shtet tek Gjiri i Lalzit, me letra false, arrestohet ish-kreu i Kadastrës së Durrësit! Ardian Kona, i afërm i Kryemadhit! U zbulua nga përgjimet (EMRAT)
20 Nëntor, 16:38
Ju qe shkoni mbrapa kesaj kucedre do te ju shtremberohet surrati si surrati i mones.
Përgjigju