Kryemadhi: Meta, uragan politik që është mbyllur në një kafaz siç është Presidenca

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka deklaruar se për të nuk ka asnjë interes nëse Ilir Meta, bashkëshorti i saj, do të shkarkohet nga posti i Presidentit.

"Meta nuk është vetëm lider i LSI, po president i Shqipërisë, ka atributet e presidentit dhe pozicioni i tij politik është në vendimmarrje, mezi po pret që të kthehet te miqtë e tij, një uragan politik siç është Meta dhe ta mbyllësh në një kafaz siç është Presidenca normal që është shumë. As nuk e kam ndjekur fare, nuk besoj te sistemi ynë i drejtësisë, kushdo qoftë ky, edhe pse anëtarët e Gjykatës Kushtetuese mund të jenë personalitete në fushat e tyre, por opinioni publik, sado që trumbetohet, sponsorizohet, nuk funksionon. Me shkarkim pa shkarkim, jam e bindur që Meta lutet do Zoti të ecin me hapa të shpejta për të dalë nga burgu që i është krijuar", tha kryetarja e LSI-së.


Lajmi kryesor:

Kryemadhi për Report Tv: Me Berishën koalicion, jo bashkëpunim! Basha bojkot zgjedhjeve nga frika e humbjes! Në 6 mars përballë rilindjes mavi dhe blu


B.K./AV/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

112-vjetori i Pavarësisë/ Urim nga Sekretari i Shtetit, Anthony Blinken: Marrëdhëniet e ngushta mes dy kombeve janë ndërtuar mbi vlera të përbashkëta

112-vjetori i Pavarësisë/ Urim nga Sekretari i Shtetit, Anthony Blinken: Marrëdhëniet e ngushta mes dy kombeve janë ndërtuar mbi vlera të përbashkëta