Kryemadhi për Report Tv: Me Berishën koalicion, jo bashkëpunim! Basha bojkot zgjedhjeve nga frika e humbjes! Në 6 mars përballë rilindjes mavi dhe blu

TIRANË- Jo rastësisht, Sali Berisha e shpalli koalicionin “Shtëpia e Lirisë” pa Monika Kryemadhin në krah.

"Është një bashkëpunim teknik. Është bashkëpunim teknik që ka të bëjë me procesin administrativ. Ky nuk është një proces me Berishën është me grupin e rithemelimit. Unë me zotin Berisha nuk jam takuar. Jam takuar dhe kam komunikuar me zotin Flamur Noka. Jam takuar me Belind Kelliçi. Automatikisht ne do suportojmë çdo kandidat që është kundër Edi Ramës", tha Kryemadhi. 

Në një intervistë ekskluzive për Report Tv për gazetaren Migena Sotiri, kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, thotë se po aq kundërshtar sa Ramën, ka edhe Bashën.

"Të gjitha kauzat e tradhtuara. Që me kauzën e studentëve, rrugën e Kukësit, teatri kombëtar, unaza e re.  Një aleat armik e keni cilësuar Lulzim Bashën Patjetër një aleat armik, mjafton të shikoni proceverbalet e grupeve të numërimit të Partisë Demokratike në 25 prill.  Mjafton kjo për të kuptuar sesi mandatet i hiqen LSI dhe i shiten Partisë Socialiste", u shpreh Kryemadhi. 

Kryemadhi sqaron se koalicioni është dy partiak, mes LSI-së dhe PDK-së së Nard Ndokës, ndërsa grupi i Rithemelimit, do të ketë vetëm peshë politike për të marrë sa më shumë vota. 

"Nuk do kemi kandidatët tanë, janë kandidatë të Grupit të Themelimit, që kanë ardhur nëpërmjet primareve, lider politik i koalicionit është Komisioni i Rithemelimit, ndërsa LSI është instrumenti i regjistrimit të kandidatëve së bashku me PDK, për të lehtësuar një proces burokratik, të situatës që ne kemi krijuar dashur pa dashje, LSI do i bëj thirrje qytetarëve për t'u drejtuar kutive të votimit dhe të votojnë kandidatin që ato mbështesin më tepër. Sot është e rëndësishme vendosja përballë e kandidatëve. Nuk kishim kandidatë, kandidatët e LSI në këto 6 bashki, nuk kanë të bëjnë me kandidatë të LSI sesa unifikimi i opozitës përpara Rilindjes", u shpreh ajo.

Lulzim Bashën e sheh humbës në garën e 6 marsit, por Monika Kryemadhi flet edhe për skenar bojkoti.

Unë shpresoj që të marrë pjesë në zgjedhjet e 6 marsit po mos u çudisni kur të thotë që nuk bëhem pjesë e ‘Trekëndëshit të Bermudës’ dhe nuk marr pjesë në zgjedhjet e 6 marsit, sepse kam përshtypjen që rezultatet do të jenë komplet ndryshe", tha Kryemadhi. 

Nuk e projekton veten për shumë gjatë në krye të partisë që i la bashkëshorti President.

"Meta nuk është vetëm lider i LSI, po president i Shqipërisë, ka atributet e presidentit dhe pozicioni i tij politik është në vendimmarrje, mezi po pret që të kthehet te miqtë e tij, një uragan politik siç është Meta dhe ta mbyllësh në një kafaz siç është Presidenca normal që është shumë", u shpreh Kryemadhi.

Siç e nisi ditën me indiferencë ndaj zhvillimit jo pak të rëndësishëm politik,  me të njëjtën mënyrë pret edhe vendimin e Gjykatës Kushtetuese për shkarkimin e Presidentit Ilir Meta. 

"As nuk e kam ndjekur fare, nuk besoj te sistemi ynë i drejtësisë, kushdo qoftë ky, edhe pse anëtarët e Gjykatës Kushtetuese mund të jenë personalitete në fushat e tyre, por opinioni publik, sado që trumbetohet, sponsorizohet, nuk funksionon. Me shkarkim pa shkarkim, jam e bindur që Meta lutet do Zoti të ecin me hapa të shpejta për të dalë nga burgu që i është krijuar", tha kryetarja e LSI-së.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 17:40
Kryemadhi: Meta, uragan politik që është mbyllur në një kafaz siç është Presidenca

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka deklaruar se për të nuk ka asnjë interes nëse Ilir Meta, bashkëshorti i saj, do të shkarkohet nga posti i Presidentit.

"Meta nuk është vetëm lider i LSI, po president i Shqipërisë, ka atributet e presidentit dhe pozicioni i tij politik është në vendimmarrje, mezi po pret që të kthehet te miqtë e tij, një uragan politik siç është Meta dhe ta mbyllësh në një kafaz siç është Presidenca normal që është shumë. As nuk e kam ndjekur fare, nuk besoj te sistemi ynë i drejtësisë, kushdo qoftë ky, edhe pse anëtarët e Gjykatës Kushtetuese mund të jenë personalitete në fushat e tyre, por opinioni publik, sado që trumbetohet, sponsorizohet, nuk funksionon. Me shkarkim pa shkarkim, jam e bindur që Meta lutet do Zoti të ecin me hapa të shpejta për të dalë nga burgu që i është krijuar", tha kryetarja e LSI-së.

Ora 17:38
Kryemadhi: Bashkëpunimi me Berishën është teknik, do mbështesim çdo kandidat kundër Rilindjes mavi dhe Rilindjes blu

Bashkëpunimi i LSI me komisionin e rithemelimit është një bashkëpunim teknik. Kështu u shpreh kryetarja e LSI, Monika Kreymadhi në një intervistë për Report TV. Ajo tha se në zgjedhjet e 6 marsit do të kenë përballë rilindjen mavi dhe rilindjen blu. Kryemadhi u shpreh se nuk është takuar me zotin Berisha por me pjesëtarë të tjerë të grupit të rithemelimit.

 ‘Është një bashkëpunim teknik. Është bashkëpunim teknik që ka të bëjë me procesin administrativ. Ky nuk është një proces me Berishën ështëme grupin e rithemelimit. Unë me zotin Berisha nuk jam takuar. Jam takuar dhe kam komunikuar me zotin Flamur Noka. Jam takuar me Belind Kelliçi. Kam komunikuar në telefon me zotin Klevis Balliu për Lushnjen. Ne jemi të rreshtuar në opozitë kundër Edi Ramës. Nuk bëjmë gjasme sikur jemi kundër Edi Ramës dhe ndërkohë nënshkruajmë koncesione para, tendera, leje ndërtimi nga Edi Rama. Ne jemi në ballore me të. Automatikisht ne do suportojmë çdo kandidat që është kundër Edi Ramës. Sigurisht që kemi dhe rilindjen blu, rilindja mavi dhe rilindja blu aty janë bashkë nuk na bën asnjë lloj përshtypje kjo gjë’.

Ora 17:16
‘Të nxjerrë kandidatët’, Kryemadhi: Basha ndoshta nuk hyn në garë, këtë punë ka bërë gjithmonë, në 25 prill shiti mandatet e LSI te PS

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi në një intervistë për Report Tv është shprehur se Lulzim Basha mund të mos hyjë në zgjedhje, pasi sipas saj nuk ka shpjegim tjetër fakti që nuk ka publikuar ende kandidatët.

-Mund të më thoni ju cili është morali që ka sot selia e bravave përballë qytetarëve të opozitës. Të gjitha kauzat e tradhëtuara. Që me kauzën e studentëve, rrugën e Kukësit, teatri kombëtar, unaza e re.  Një aleat armik e keni cilësuar Lulzim Bashën Patjetër një aleat armik, mjafton të shikoni proceverbalet e grupeve të numërimit të Partisë Demokratike në 25 prill. I hiqet mandate Elona Gurit i jepet Edi Ramës. I hiqet mandate Ardit Celës i jepet Blendi Klosit, i hiqet mandati Endrit Braimllarit i jepet Niko Peleshit. Mjafton kjo për të kuptuar sesi mandatet i hiqen LSI dhe i shiten Partisë Socialiste. LSI nuk ka ndërmend të luftojë për të shkuarën por të mësojë nga e shkuara.  

Do keni një kundërshtar të fortë apo të dobët në këto zgjedhje?
Të nxjerrë kandidatët një hëre se nuk ka nxjerrë kandidatët. Afatet e fundit këto ditë janë. 6 shkurti është afati i fundit. Të mendosh që ka 10 vjet për primare dhe ende nuk ka hedhur emrat. Apo po bën sondazhe një listë apo dy lista. Është traditë e përhershme, është traditë që i mban gjërat në momentin e fundit. Unë shpresoj që të marrë pjesë në zgjedhjet e 6 marsit po mos u çudisni kur të thotë që nuk bëhem pjesë e ‘Trekëndëshit të Bermudës’ dhe nuk marr pjesë në zgjedhjet e 6 marsit, sepse kam përshtypjen që rezultatet do të jenë komplet ndryshe. 

Mendoni që nuk do të hyjë në garë?
Po këtë punë ka bërë gjithmonë. Nuk na futi në zgjedhjet e 30 qershorit. Tha nuk do ti lëshojmë zyrat, i lëshoj zyrat me celësat me të gjitha me të tëra. Nuk do bëjmë këtë, nuk do bëjmë atë. Mbi trupin tim do kalojë ky, mbi trupin tim do kalojë ai.

B.K.//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • anttarc.org: 02/02/2022 10:12

    Cfare na i nxirni keto plera neper intervista, skane lene gje pa i bere ketij populli dhe na hiqen si moralista

    Përgjigju
  • Gradishta: 02/02/2022 09:15

    Meta specia më e urryer dhe kancer i Shqipërisë,Mona pordhë me rigon,kur ky popull do shpëtojë nga këto mbetje toksike ?

    Përgjigju
  • Nica: 01/02/2022 20:50

    Kuku Nan, Meta uragan hahahahaaa

    Përgjigju
  • O tej: 01/02/2022 18:57

    Meta nje topmut qe rrotullohet e qelb dynjane.

    Përgjigju
  • F-35: 01/02/2022 18:57

    A thua do shpetojme ndonjehere nga ndyresirat si kjo?!

    Përgjigju
  • Mondi: 01/02/2022 18:53

    Ilir meta eshte shqiptari nen mesataren e shumices se shqiptareve por e ben president.jo urragan po koqe gomari eshte

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Aksident në Fushë Milot, 38 vjeçari me makinë përplaset me 2 mjete! Tre pasagjerët e njërës prej tyre përfundojnë në spital

Aksident në Fushë Milot, 38 vjeçari me makinë përplaset me 2 mjete! Tre pasagjerët e njërës prej tyre përfundojnë në spital