Kryemadhi prezanton kandidatin në Lushnjë, banori i kthehet: Merrni votat e nuk ktheheni më… Do ju lëmë 6 muaj, e do t’u zhdukim

Kryetarja e LSI Monika Kryemadhi, ka qenë sot në Fier-Shegan të Lushnjës ku ka prezantuar kandidatin për deputet Jetnor Krakulli. Ndërsa ka hedhur akuza ndaj kryeministrit Edi Rama duke thënë se largoi shqiptarët nga vendi, Kryemadhi foli për prioritetet e LSI.

Ajo tha se LSI ka pesë prioritete kryesore, që kanë të bëjnë jo vetëm me ekonominë dhe formalizimin e ekonomisë, por edhe me Kartën e Fermerit, të cilën e cilësoi si një nga pikat kryesore. 

"Edi Rama dhe Rilindja në këto tetë vite i largoi shqiptarët nga vendi i tyre, të rinjtë dhe të rejat i largoi, bizneset i mbylli, të gjithë fermerët ku ishin dhe ku nuk ishin, të gjithë prodhimet e tyre i hodhën kanaleve. Gjënë e gjallë njerëzit po e shesin, sepse nuk e mbajnë dot.  Ne e dimë shumë mirë që i gjithë qarku i Fierit, sidomos këtu ku jemi sot në Fier – Shegan një nga problemet më të mëdha që ka është largimi i të rinjve dhe të rejave, bujqësia dhe mungesa e investimeve për infrastrukturën, ujin, kanalizimet, rrugët dhe i gjithë procesi i shitjes së prodhimeve të zonës. Edhe kandidimi i Norit në listën e LSI-së ka të bëjë me përfshirjen dhe angazhimin që ne duhet të marrim në zona të caktuara. Ne si LSI na ka favorizuar jashtëzakonisht Kodi i ri Zgjedhor, sepse e ka bërë të mundur drejtpërdrejt pikën e kontaktit të njerëzve me zonën. Ndryshe nga partitë e tjera, ne këtu e kemi të shtrirë individin dhe përfaqësimin drejtpërdrejt me njerëzit e zonave të caktuara.

Si LSI ne angazhohemi në shumë gjëra, por kemi pesë prioritetet tona kryesore, që kanë të bëjnë jo vetëm me ekonominë dhe formalizimin e ekonomisë, por edhe me Kartën e Fermerit, që është një nga pikat tona kryesore, një nga pesë prioritetet tona. Kjo kartë ka të bëjë me çështjen e plehrave kimike, çështjen e ndihmës që duhet ti japim fermerit. Ke produkte vendase. Ne themi që duhet të konsumojmë prodhimet tona. Të gjithë prodhimet tona, të cilët janë bio dhe shumë të mira, por me politikat që ka ndjekur sot qeveria, prodhimet vendase janë më të shtrenjta se ato të importit, sepse ne favorizojmë oligarkët, importuesit dhe nuk favorizojmë fermerin shqiptar, për të ulur çmimin e plehrave kimike, për të ulur çmimin e naftës, për të krijuar infrastrukturën e nevojshme për kanalet kulluese, kanalet vaditëse, rrugën për të shkuar deri në arë apo në vendin e punës e deri tek subvencionet që vijnë në bujqësi, tha Kryemadhi.

Një banor ndërsa deklaroi se politikanët shkojnë vetëm për vota para zgjedhjeve, i tha Kryemadhit se nëse vijnë në pushtet do t'i lënë 6 muaj e më pas do t'i rrëzojnë nëse nuk mbajnë premtimet.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 11:57
Banori paralajmëron Kryemadhin në Lushnjë: Merrni votat e nuk ktheheni më… Do ju lëmë 6 muaj, e do t’u zhdukim (VIDEO)

Gjatë prezantimit të kandidatit për deputet në Lushnjë, kryetarja e LSI Monika Kryemadhi është ndeshur me një përgjigje jo të zakontë nga një banor që ndodhej në takim i cili tha se politikanët marrin votat dhe nuk kthehen më.

Banori u shpreh se nëse nuk ndryshon situata, do të mblidhen të rinjtë dhe nuk do  ti lënë në pushtet gjatë, por 6 muaj.

“Po të mos ketë forcë pune, të vijë ai njeri në vend dhe të shohë të ardhme. Mbill sera si shiten, mishi si futet nga jashtë, këtu është bërë një gjë plehu. Pas ndryshimit do ti thërrasim prap juve, sepse kemi 30 vjet janë ndryshuar nga 4 a 5 herë. Merrni votat e nuk ktheheni më. Po mblodhëm të rinjtë sdo tu lëmë gjatë kështu do tu lëmë 6 muaj e një vit, e do tu zhdukim se s’ka mundësi kështu”, tha ai.

Por Kryemadhi i premtoi se do ketë angazhim.

“Kryemadhi prandaj u kemi sjellë dorin e se është e rëndësishme angazhimi. Qarku  i Fierit është një nga problemet kryesore është largimi i të rinjve dhe të rejave”, tha Kryemadhi.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Jani: 18/03/2021 02:28

    Si ka mundesi qe lushnja e kongresit te lushnjes del e pret nje hajdute ordinere te lsi...kjo eshte partia me e degjeneruar....

    Përgjigju
  • vera: 17/03/2021 18:09

    ASNJE vote kesaj rrospie,,,ajo mendon per te shtuar pasurine e saj,,,,jo per ju.....

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?



×

Lajmi i fundit

Holanda zhvendoset djathtas

Holanda zhvendoset djathtas