Kryetarja e Lëvizjes Socialiste Monika Kryemadhi është shprehur se më shumë se 70% e qytetarëve sot në vend janë në kushte më të rënduara se 4 vite më parë sa i përket ekonomisë dhe financave në familjet e tyre.

Këtë deklaratë ajo e bëri një takim në Njësinë nr. 11 në Tiranë.

Kryemadhi u shpreh se njerëzit e presin politikanin me krahë hapur, sepse në radhë të parë duan të nxjerrin inatin për ata që kanë votuar apo se nuk kanë votuar dhe në anën e dytë, duan të bëhen pjesë e ndërtimit të një epoke të re.

"Në Babrru isha me të rinjtë, votues për herë të parë. Ishin edhe më të kthjellët se ne. Pra ata ishin aq të qartë saqë nuk diskutonin më thjesht çështjen e punësimit. Një i ri thoshte që për mua punësimi nuk është alternativë ikja si emigrant i paligjshëm në Angli për shtëpitë e barit. Këtë po i japin mundësi rinisë sot këta", tha Kryemadhi.