Kryemadhi: Ne nuk e bëjmë dot Shqipërinë shtet, kemi dështuar

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi ka zhvilluar një takim me maturantët në fokus të së cilit kanë qenë problemet e arsimit parauniversitar dhe Maturës Shtetërore. Ajo është shprehur se politika ka dështuar në bërjen e Shqipërisë shtet, për këtë arsye u bën apel të rinjve që të kontribuojnë në ndryshimin e saj. 

"Ne dështuam në bërjen e Shqipërisë por, duhet t’ju japim ju kurajon që ta bëni atë Shqipëri që duhet. E them këtë me bindjen e plotë sepse në 30 vite tranzicion ia kam kushtuar të rinjve por edhe atyre që nuk janë sot këtu, janë në emigracion”, tha Kryemadhi.

 Ajo është ndalur të flasë edhe për problemet e të rinjve, sipas së cilës ky vend nuk u ofron asgjë, për këtë arsye zgjedhin të emigrojnë.

"Kur merresh me politikë bëhesh indeferente të problemeve të moshës ku nuk ndodhesh vetë. Largimi i të rinjve është këmbanë alarmi. Ndërkohë, në anën  tjetër statistikat tregojnë se janë 500 mijë shqiptarë që kërkojnë të largohen. E shikojmë të domosdoshëm bashkëbisedimin me ju, komunikimin me ju. Maturantët janë një shtresë që është shumë energjike dhe shumë e sinqertë në aksionin e saj shoqëror. Kur kthehesh në këndvështrime të tjera, politika bëhet e pavëmendshme. “-tha Kryemadhi.

B.K./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Turpi u mbulofte: 17/05/2019 20:26

    Lere politiken me gjithe te mirat qe te ka dhene se jo vetem ti je deshtake ,por edhe burri tend Pse nuk kini bere shtet ? Se Ju kalo majtas e djathtas vetem kini marre pa mbajtur asnje pergjegjesi ,se edhe kur punohet per te bere shtet ju pengoni se eshte me mire ha Muco pi Muco ndryshe si do pasuroheshit!!!! Nuk kini dashur te beni shtet ,po te shkaterroni e sulmoni institucionet e shtetit duke luftuar si DonKishote Turp

    Përgjigju
  • emigranti: 17/05/2019 20:23

    Ju bashke me tet shoq nuk ju bashkuat politikes per te bere Shqiperine shtet,por per ta vjedhur dhe shkateruar.Kur ju bashkuat politikes ishit pjese e rinise komuniste te shqiperise dhe brreket i kishit me andra,kurse sot jeni bere me miliona euro pasuri pa punuar asnje dite te vetme

    Përgjigju
  • Wupper: 17/05/2019 20:13

    Kjo eshte e semur. Se mar vesh del ne ca foto me ca injoranta ne Usa dhe thot kta do na shpetojn. Ata me cop se kta ktu ke ne.

    Përgjigju
  • Ilir: 17/05/2019 20:07

    Pasi e vodhe mire e mire tani nuk e ben dot...! Ik ne Angli me mire, sa je ende ne kohe.

    Përgjigju
  • undheti: 17/05/2019 19:58

    ik moj legene....qe kur te behet von per te rinjt ty? ti dhe ai buri jot (me je r) i keni vjedhur me vite te tera ate qe i perkiste te rinjeve.... dhe tani ben si e ndershme?

    Përgjigju
  • Hinglateri: 17/05/2019 19:50

    Natyrisht ti e ben lopthi

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Cilat janë pengesat për arritjen e armëpushimit mes Izraelit dhe Hezbollahut?

Cilat janë pengesat për arritjen e armëpushimit mes Izraelit dhe Hezbollahut?