Monika Kryemadhi ka habitur me deklaratat e saj në mbyllje të një takimi që zhvilloi me banorët në Kavajë. Ajo i ka kërkuar anëtarëve të LSI-së që të mos përdorim në Whatsapp-in pasi ka dyshimet se Rama po i sulmon që të lexojë mesazhet e tyre dhe lëvizjet që bën LSI-ja. Kryemadhi ka kërkuar që ato të përdorin një tjetër aplikacion për komunikim që të jenë të mbrojtur dhe këtë gjë do ua kërkojë edhe atyre që janë përgjegjës në qendrat e votimit.
Këto deklarata ajo i ka mbështetur në sulmet e fundit që janë bërë në Whatsapp, që në fakt lidhej me disa ‘hacker’ rusë.
“Në fakt shumë vetë më thotë pse nuk kthen përgjigje për anëtarët e larguar të LSI, i them që do e ketë përgjigjen 10 ditëshin e fundit të zgjedhjeve, për anëtarët e PS, jo të LSI se anëtarët e LSI janë të gjithë në krye të detyrës, shtëpi më shtëpi, derë më derë, socialistë më socialistë dhe kjo është ajo që e acaron. Në fakt i bëj thirrje të gjithë anëtarëve të LSI të mos përdorin më Whatsappin por të përdorin një aplikacion tjetër të cilin do iu dërgojmë të gjithëve atyre që janë përgjegjës në qendrat e votimit, sepse ai mund të mendojë që duke bërë gjëra të tilla mund të gjejë çdo lëvizje të LSI. Po ja them nga TV që mos të lodhet duke vënë njerëz të përgjojnë dhe të na lexojnë mesazhet tona që s’ka për të na kuptuar kurrë mesazhet, ashtu siç nuk ka kuptuar kurrë ku i kanë dalë votat Monika Kryemadhit si në 2013 ashtu edhe në 2017”, tha Kryemadhi.
Sulmet kibernetike të ndodhura ditët e fundit në vendin tonë përmes platformës së Whatsapp ku sipas departamentit të krimit kibernetik në polici kanë arritur në përfundimin se janë 'hacker-a' rus. Ata kanë mundësi të futen vetëm në programin Whatsapp dhe të marrin të dhëna të ndryshme nga kjo platformë. Ky fenomen ka prekur shumë qytetarë në vendin tonë, ku shënjestra e tyre e preferuar janë redaksitë e mediave.
Lajmi kryesor: