Kryemadhi në Peshkopi, prezanton Hajri Laçin: Në rrugë ndihej era e ndryshimit

PESHKOPI- Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi është ndalur ditën sotme në Peshkopi, ku ka prezantuar kandidatit për deputet Hajri Laçi. Për Kryemadhin, në rrugët e Dibrës ndihej era e ndryshimit që po kërkohet në 25 prill.

“Dr. Laçi, ne jemi sot në një vend specifik dhe shumë të veçantë, edhe për mua edhe për Përparimin, jemi në rrethin e Dibrës, në qytetin e Peshkopisë. Edhe pse pranvera ka hyrë, por akoma bora ka lënë gjurmët e saj dhe vazhdon ti lërë në këtë vend kaq të bukur, por ne sot kemi ardhur për të bërë prezantimin tënd, duke qenë drejtues i listës së deputetëve të LSI-së, asaj liste fituese, të cilën ne e ndiejmë çdo ditë e më shumë në të gjithë Shqipërinë.

Por edhe mbrëmë kur po vinin në orët e vona të darkës, takonim punonjës policie apo edhe njerëz në rrugë që tentonin me shpejtësi për tu kthyer në shtëpitë e tyre. Ndihej era e ndryshimit, edhe ata vetë e ndienin që gjërat nuk ishin ashtu siç duhej. Edhe në debatet që ne zhvilluam mbrëmë vonë me inxhinier Altinin, me të cilin diskutuam në lidhje me problematikat që ka sot rrethi i Dibrës, por edhe qyteti i Peshkopisë, është i domosdoshëm angazhimi i kësaj pjese intelektuale, e cila po zvogëlohet çdo ditë e më shumë në rrethin e Dibrës”, tha Kryemadhi.

Ajo ka prenzatuar programin e LSI në këto zgjedhje, sipas së cilës do i jap fund largimit të qytetarëve nga vendi.

“Edhe të rinjtë dhe të rejat e LSI-së që i kemi sot këtu me ne, gjë që është një vlerë, një virtyt por edhe në lloj sakrifice për ju, sepse të kesh të rinj dhe të reja sot në rrethe që janë kthyer dhe që po boshatisen çdo ditë dhe më shumë, është një sfidë e madhe, por këtë sfidë jam e bindur që të gjithë bashkë, edhe me doktorin, edhe me inxhinierin, por edhe për mua dhe për Përparimin, do të jetë një nga sfidat për të rikthyer disa aspekte komplet të tjera në qytetin e Peshkopisë dhe në të gjithë rrethin e Dibrës, sepse Dibra ka hapësira të jashtëzakonshme, ka mundësi pa fund dhe është një pikë me të vërtetë shumë e rëndësishme edhe historike, edhe kulturore por edhe ekonomike.

Por, duhet ta zhvillojmë më shumë që të kthehet në një zonë turistike. Për shembull mund ta kthejmë në një zonë turistike kurative, siç janë ujërat termalë. Po ashtu edhe agro-turizmi, që është një tjetër pikë që i jep zhvillim zonës, e shumë e shumë të tjera”, tha Kryemadhi.

B.K./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • tosi: 12/03/2021 17:52

    Nafije dybeku paska shkuar ne Diber per aleance me horrin Xhelal maniaku.Ne grahmat e fundit drejt shkermoqjes totale Sot vulosen fundin katastrofik te 25 prillit dhe dergimin per skrap te sektit naziskin te leshelis.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës