Kreytaria e LSI-së, Monika Kryemadhi ka zhvilluar sot një takim në Tepelenë me mbështetësit e saj.

Ajo e bëri publik këtë takimin përmes një instastory, ku është shprehur se me 25 prill do të votojmë me mendje tek ekonomia e familjes. Kryemadhi ka vënë në dukje “fjalët me mënd të një tepelenasi” duke shtuar se qytetarëve i është sosur durimi.

“Më 25 prill do shkojmë të votojmë me mendjen tek ekonomia e familjes dhe jo te batutat e atij të gjatit.” Fjalë me mend nga një tepelenas sot, ku qytetarëve u ka sosur durimi me arrogancën e pushtetit dhe po angazhohen për të sjellë një qeverisje që kujdeset dhe ofron mundësi e punësim me dinjitet për Tepelenën”, shkruan ajo.