Kryemadhi: Opozita do të dalë e bashkuar në zgjedhje, s’kemi ende kandidat

Kryemadhi: Opozita do të dalë e bashkuar në zgjedhje, s’kemi ende kandidat

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi

Kryetarja  e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, në një bashkëbisedim me gazetarët, ka thënë se opozita do të dalë me një platformë të përbashkët në zgjedhjet e ardhshme lokale.

Kryemadhi ka thënë se çdo kërcënim për të rinjtë e LSI-së gjatë fushatës nuk do të tolerohet.

Opozita e bashkuar do të dalë bashkë në zgjedhje e as që po punon për të gjetur kandidatin fitues, por e rendësishme platforma jonë e përbashkët për uljen e taksave, varfërisë dhe ofrimin en një shërbimi me cilësi më të lartë.

 Në fakt nuk është e fshehtë që opozita e bashkuar do të dalë së bashku në zgjedhjet e ardhshme. As që po punon për të gjetur kandidatin fitues për bashkinë e Tiranës, por ajo që është më e rëndësishme është platforma jonë e përbashkët për t`iu dhënë zgjidhje uljes së taksave, të cilët janë çdo ditë e më shumë, ku po i marrin frymën shqiptarëve. Gjithashtu, uljen e varfërisë dhe ofrimin e një standardi dhe cilësie më të lartë të shërbimeve ndaj qytetarëve të Tiranës, të cilët meritojnë më shumë. LRI, e cila sot më shumë se kurrë është vetvetja ka një mision kombëtar përveç përballjes së saj me jeniçerët politik të kryeministrit të drogës që drejtojnë sot shkollat tona, duhet të komunikojmë me çdo nxënës me të 56 gjimnazet e Tiranës dhe me çdo student për të zgjuar atë ndjenjë proteste dhe jo nënshtrimi ndaj të rinjve dhe të rejave, për të rritur forcën dhe besimin tek vetja e tyre, që jo vetëm të përballojnë shantazhin e jeniçerëve të kryeministrit të drogës, por të avancojnë me forcë, të mos bëjnë kompromis të së ardhmes së tyre. Çdo kërcënim që do vijë nga drejtorët apo drejtoreshat e shkollave ndaj të rinjve tanë dhe çdolloj përdorimi i forcës, notës apo presionit të vazhdimit të studimeve më tej ndaj tyre, të cilët ne i kemi dëgjuar rëndomë në zgjedhjet e kaluara, ku në shkëmbim të votës ofrohej e drejta e studimit dhe çdo përdorim i forcës së notës apo misionit të vazhdimit të studimeve më tej ndaj tyre, të cilët ne i kemi dëgjuar rëndom në zgjedhjet e kaluara, ku në shkëmbim të votës ofrohej e drejta e studimit. Të jenë të bindur të gjithë ata drejtorë që nuk do të ketë më as sjellje të kulturuar, as tolerancë miqësore, politike apo njerëzore, por do të kenë përballje të pamëshirshme ndaj këtyre kriminelëve të cilët bëjnë Pazar me të ardhmen e të rinjve tanë.

Monika Kryemadhi, kryetare e LSI

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Tirona: 31/08/2018 10:21

    Keni kandidat Babooolen rrac pisash hajdutesh ca nuk beni per pushtet.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Lufta/ Aeroportet e Moskës mbyllen përkohësisht! Lavrov: Një armëpushim në Ukrainë do të ishte i padobishëm tani

Lufta/ Aeroportet e Moskës mbyllen përkohësisht! Lavrov: Një armëpushim në Ukrainë do të ishte i padobishëm tani