Monika Kryemadhi: Dashuria për kombin është djegia e mandateve

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi uroi dtën e sotme festën e Sulltan Novruzit. Në urimin e saj nuk munguan as mesazhet politike duke thënë se dashuria për kombin është djegia e mandateve që bëri opozita.

Prononcimi për media i Kryetares së LSI-së Monika Kryemadhi për festën e Sulltan Novruzit

Mesazhi im është shumë i thjeshtë, 22 marsi është dita e Sulltan Novruzit, por është në fakt edhe dita e demokracisë njerëzore sepse Abaz Aliu luftoi për demokraci njerëzore, ashtu edhe sikurse në 22 mars u vendos shumë kohë më përpara pluralizmi politik dhe demokracia në Shqipëri.
Kështu që në këtë ditë kaq të bukur pranvere, ku çelin lulet pafundësisht, mund ta prishësh edhe ta shkelësh një lule, por nuk mund ta kthesh mbrapsht pranverën, kështu që në këtë ditë kaq të mrekullueshme, në këtë ditë të ringjalljes të shumë vlerave unë ju uroj të gjithë shqiptarëve Gëzuar ditën e Sulltan Novruzit, bektashinjve shumë më shumë nga të gjithë sepse ata janë ata që e festojnë dhe që e gëzojnë, por edhe të gjithë shqiptarët sepse bashkëjetesa fetare është ajo, e cila i ka bërë shqiptarët popullin më të veçantë. Siç është kjo bashkëjetesë fetare, të jetë dhe bashkëjetesa e shumë vlerave të tjera, të cilat kanë nevojë.

Znj. Kryemadhi Kryegjyshit Botëror i Bektashianëve pati dhe një thirrje dhe për politikanët ku iu kërkohej që të tregoheshit më të përmbajtur dhe më të qetë. A do e merrni në konsideratë këtë thirrje? Edhe dialog mes politikës dhe dashuri për kombin.

Dashuria për kombin është djegia e mandateve që bëri opozita sepse ajo tregoi ndarjen përfundimtare të çdo pazari dhe djegia e mandateve vendosi kornizat dhe shinat e dialogut. Nëpërmjet djegies së mandateve tregoi dhe njëherë mundësinë që gjërat duhet të vendosen dhe një herë në shinat dhe në shtratin kushtetues.
Tashmë, dhe diçka tjetër mund t’iu them përsa i përket bektashizmit, Abaz Aliu u vra nga Jeziti dhe Mavija të cilët në betejën e Qeberlasë kështu që gjithmonë beteja të tilla janë beteja që kanë kosto por në fund të fundit kanë një vlerë për të sjellë ata që thashë dhe pak më përpara dikur Abaz Aliu solli demokracinë njerëzore dhe ne duhet të sjellim sot jetën dhe mirësinë për shqiptarët.

Si e komentoni deklaratën e Presidentit Meta për të lënë mandatin?

Më falni, e para njëherë sot është ditë feste mendoj që mjaft për sot mos i merrni të gjitha që sot, ka ditë të tjera.

Nesër Erion Veliaj çel fushatën për një mandat të dytë, a do të ketë një qëndrim nga opozita?

I uroj suksese Erion Velisë sot në ditë Novruzi, nesër flasim për Erionin dhe ça ka mbrapa Erionit.
Gjithë të mirat dhe gëzuar!

/G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Rrota: 22/03/2019 18:05

    Hahaha ca dashurie per kombin hahaha ..... kjo eshte ne kraun e kunder te autostrades.... hahaha

    Përgjigju
  • redi: 22/03/2019 14:44

    Hipokrizua eshte arma e politikaneve te deshtuar dhe qe krijojne neveri .Turp kur thua djegia e mandateve eshte dashuria per kombin .Jo eshte strategjia e qofte largut per gjoja imponim te nderkombetareve oer pazare nga frika e SPAKU -t .Populli ju a ja dhene vulen per burg

    Përgjigju
  • Emigranti: 22/03/2019 14:18

    dashuria dhe djegia nuk rrinë bashkë.. Të djegia e ke mendjen dhe ditën festes. Gezuar Shqipëria ime!

    Përgjigju
  • toni: 22/03/2019 13:57

    kaq shume mekate keni bere si cifte sa dhe zoti sju shpeton dot

    Përgjigju
  • xxx: 22/03/2019 13:39

    Edhe ne diten e allahut kjo ben pordhitike, ptuuu fare e keqe qe duhet te zhdukeni nga shqiperia dhe lereni popullin te jetoje i qete pa asnje nga ju debilet qe keni hyp mbi kurizin e popullit dhe tallni bythen, duke menduar se thoni fjale te mencura, por jeni idiote komplet me soj e sorollop

    Përgjigju
  • Krraba: 22/03/2019 13:30

    Qe aty shiheni se sa tarajjake eshte kjo sharlatane qe politika qe I ka sjelle mireqenie eshte Zoti Edhe ne festa fetare si Kjo ne vend qe ti lutet Baba Mondit qe bashkeshorti mos vetvritet per ne Ben politike

    Përgjigju
  • Krraba: 22/03/2019 13:30

    Qe aty shiheni se sa tarajjake eshte kjo sharlatane qe politika qe I ka sjelle mireqenie eshte Zoti Edhe ne festa fetare si Kjo ne vend qe ti lutet Baba Mondit qe bashkeshorti mos vetvritet per ne Ben politike

    Përgjigju
  • xreport: 22/03/2019 13:03

    ti je djall devil duhesh shporrurr nga shqiperia

    Përgjigju
  • Lol: 22/03/2019 12:52

    Kto jan persona te ndyr qe helmojn cdogje qe i del perpara. Bejn politik ne cdo moment. Funderrina shporruni.

    Përgjigju
    • Tosi: 23/03/2019 07:30

      A ju kujtohet cfare i bene Dritan priftit , e futen ne dhe per se gjalli, kjo qe i thoshte jemi keq Tano , nuk po bejme dot leke tani eshte milionere pa libreze pune dhe e dini mire akuzen e Berishes se kush e vodhi flororin e Krrabes, e ka thene pubkikisht, tani ne tmerr te plote, pa ide , e coroditur , taman si Nafije dybeku nxjerr vetem kumbulla, brockuula dhe njerzit tallen neper klube me Nafijen e politikes

    • Tosi: 22/03/2019 18:05

      Niveli karizmatik zero. Nxjerr vetem kumbulla nga goja Nafija, i kane rrjedhur fare mendimet, shume dobet, ne mjerim te madh intelektual

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Kandidat për kreun e FSHA, Luiza Gega sulmon Izmir Smajlajn: Ishin në dijeni të manipulimeve, skandalet s'duhet lejuar të kalojnë në heshtje

Kandidat për kreun e FSHA, Luiza Gega sulmon Izmir Smajlajn: Ishin në dijeni të manipulimeve, skandalet s'duhet lejuar të kalojnë në heshtje