Monika Kryemadhi në Report Tv: COVID eksperiment social krijuar në laborator! Pse jo protesta?! Izraeli, shembull...S'do e rrëzoja Ramën në pandemi (VIDEO)

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi e cila që nga nisja e karantinës nuk ka dalë në asnjë deklaratë politike duke i përkushtuar jetës familjarë dhe saj shtëpiake si nënë dhe bashkëshorte, ka qenë sot në një intervistë për Report TV. Kryemadhi tha se nuk ka dashur të bëhet e bezdisshme dhe e ka shfrytëzuar këtë kohë për të reflektuar dhe për t'i parë gjërat nga larg më me ftohtësi.

"Nuk është se jam ndarë nga politika apo shtëpia ndonjëherë por kur do të bësh shumë gjëra mirë, nganjëherë i prish. Ideja e shtëpiakes nuk ka qenë një lloj shmangie por një moment reflektimi për t'i parë gjërat me ftohtësi. Nuk kam dashur të jem e bezdisur dhe të jem pak më e spostuar me qëndrimet publike", tha Kryemadhi,

Në lidhje me disa nga çështjet më të nxehta si ndryshimet e miratuara në Kodin Penal dhe me konsensusin e presidentit Meta, por dhe nëse do i rikthehen protestave opozitare. Kryemadhi sqaroi se në lidhje me ndryshimet e kodit nuk i ka lexuar, por që askush nuk ka të drejtë t'i marrë jetën dikujt. Megjithatë shtoi se ajo nuk njeh asnjë ligj që del nga ai parlament.

Sa për protestat, Kryemadhi tha se qëndrimi opozitar është i unifikuar se janë të gjithë bashkë në këtë aksion duke dhënë dhe krahasimin me Izraelin dhe protestat e zhvilluara atje në kohë COVID-i. Sa për 'dashurinë' e re që duket sikur ka lindur mes Ramës dhe Metës, Kryemadhi tha se nuk i intereson fare se çfarë ndodh me ata të dy politikisht.

Sa për koronavirusin ajo e cilësoi një eksperiment të gjerë social që po bëhet me qëllim për të ndryshuar sjelljet njerëzore dhe nuk beson se ai ka dalë me qëllim nga laboratorët.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 19:07
Pse s'veshën mjekët politikanë të opozitës bluzat e bardha? Kryemadhi: U ofruan, por s'i pranuan

"Ishte i gatshëm Vasili. E ka kërkuar, por nuk e thirri njëherë. Por si mund ta thërrasin, sepse procedurat që kanë ndjekur...Keni edhe Vangjel Tavon, edhe Kërpaçin, edhe Tritan Shehun, Pampurin. I kanë pasur në gatishmëri, por nuk i thirrën kurrë".

Pse nuk aplikuan? "Kjo është si puna e atij pompistit në Vorë që iku në Itali. Na kanë karantinuar jetën, por mos të na karantinojnë edhe mendjen. Në Shqipëri kemi pasur 10 ministra shëndetësie, ti dashke që Vasili të bëjë aplikim online. Ministra Shëndetësisë 5-6 ka pasur në historinë e tranzicionit. Mos të flasim të prisje t'i Vasilin dhe Shehun të bënin aplikimin" tha Kryemadhi.

Ora 19:07
'Koronavirusi është një eksperiment social', Kryemadhi: Po të hash me duar të pista, normal që do sëmuresh

Kryemadhi tha se nuk e beson koronavirusin dhe se ai është një eksperiment i madh social për të ndryshuar sjelljet njerëzore.

"Mos e besoni koronavirusin, është një mashtrim që kërkon të ndryshojë sjelljen njerëzore. Është një eksperiment social për mua që kërkon t'i kthejë sjelljet sociale mes njerëzve nga sjellje njerëzore dhe shpirtërore në sjellje virtuale dhe dixhitale. Shikojeni si një moment për t'iu gëzuar familjeve në mënyrë të tillë që gjithë kjo periudhë tranzicioni në jetën e përditshme qytetare, por që një ditë do i kthehemi jetës tonë normale atë që na e ka dhënë Zoti, jetën na e ka dhënë Zoti dhe na e merr vetëm ai. Jetën nuk na jep dhe as nuk na e merr as qeveria, as politika dhe askush tjetër. Nëse do të ishte e vërtetë koronavirusi, ashtu siç krijohet paniku te njerëz që kanë frikë nga e vërteta, të jeni të bindur që do të kishte vende të tjera shumë më të zhvilluara dhe të modernizuar si ne që do ta radikalizonin. Po nuk lave duart s'të zë koronavirusi po të zë diarreja dhe ikën vdes dhe të zë kolera. Po hëngre me thonjtë të paprerë me mikrobe e gjëra të zë dizanteria, kështu është gjithmonë. Po të hash domaten e palarë, ushqime të prishura, gjëra të palara dhe shkon me duar në banjë dhe pastaj do hash normal që do të sëmuresh. Kjo është një higjienë elementare që secili nga ne duhet ta bëjë. Në qendrat e mëdha punëtore  duhet të ketë ujë sapunin, aty po është problemi. Shikojeni me pozitivitet tani vjen pranvera e vera dhe të fillojmë t'i kthehemi normalitetit dhe secili të zërë vendin e tij në shoqëri", tha Kryemadhi.

Ora 18:59
Kryemadhi: Virusi? Konspiracion politik i prodhuar në laborator, ta zhdukim me teste

Partia Demokratike vazhdimisht ka kërkuar që të rritet numri i testimeve, por a mendon Monika Kryemadhi se numri i teksteve është mjaftueshëm? "Jo, është konspiracion politik dhe që ta zhdukësh duhet të bësh teste. Ca të kushtosh 400-500 mijë familjeve t'u bësh teste, atyre që janë target, që kanë sëmundje kronike, që janë përdorues të kokainës, që u dëmtohen mushkëritë. Ashtu sikur ka pasur grip të tjerë që janë dëmtuar organe të tjera. Testimi në masë do të ishte gjëja më e domosdoshme. Do të krijonte lëvizjen e ekonomisë. Ky është një virus laboratorik, është i prodhuar në laborator' tha ajo.

Ora 18:59
A do këtë protesta në të ardhmen me PD? Kryemadhi: Jemi bashkë në aksion! Izraeli, shembull

Nëse do të ketë protesta në të ardhmen me PD, Kryemadhi tha se të gjithë jemi bashkë në këtë aksion duke dhënë dhe krahasimin me Izraelin.

"Protestat? Jemi të gjithë bashkë. E patë në Izrael çfarë u bë, që ka kushte më të këqija se Shqipëria. Izraeli është në luftë, ne nuk jemi në luftë. Ne jemi në një luftë virtuale me virusin", tha Kryemadhi.

Ora 18:41
Masat e qeverisë mbi COVID-in/ Kryemadhi: Vendimi i vetëm që vlerësoj nga Rama

"Me thënë të drejtën po ta shikojmë si qytetare nuk shoh dicka që ka bërë qeveria dhe unë kam përfituar, do të vlerësoja po të kishin ulur taksat, energjinë elektrike, përkundrazi është shtuar, ka një abuzim, do të kërkoja nëse do të kisha transportin publik të kontrolluar, që në autobus mos kishte më shumë se 5-6 veta. Dhe tjera është mbyllur në 17:30 orari, por pse deri në këtë orë virusi ishte i  mbyllur? Këto janë absurditete, e vetmja gjë e mirë që ka bërë, edhe vetë është shtrembëruar, e vetmja gjë e mirë është mos lëvizja e makinave, ka rënë smogu në Tiranë. Nuk e di a është në gjithë botën, por flas për Tiranën. Për të tjerat nuk ka bërë asgjë" tha ajo.

Ora 18:39
Kryemadhi: Dy gjërat e gabuara në situatën e pandemisë

Monika Kryemadhi tha se gjatë menaxhimit të situatës së pandemisë janë dy gjëra tepër të gabuara , mungesa e transparencës për të vendimet marra, ndihmat e dhëna apo pagat e luftës dhe zgjatja  e fatkeqësisë natyrore.

 "Zgjatja e fatkeqësisë natyrore është një gomarllëk i madh, pasi sot kemi një mungesë transparence shumë të madhe që nga ndarja e 600 mijë pako se i bie që të gjithë shqiptarët të kishin marrë nga një pako, ku po të shohësh faturat e dita të gjitha më familje e biznese dhe çerdhe janë 300 mijë gjithsej. Janë shpërndarë pagat e bizneset, por cilët i kanë marrë? Mungesa e transparencës dhe  zgjatja e fatkeqësisë janë dy gjëra të gabuara. Ekonomia duhet të fillojë të lëvizni që nga turizmi, bujqësia e biznesi i vogël dhe i madh", tha Kryemadhi

Ora 18:34
Dashuri e re mes Ramës dhe Metës? Kryemadhi: Nuk më intereson fare ca bëjnë ata të dy

Në lidhje se mes Presidentit dhe Kryeministrit mund të këtë lindur një dashuri e re që rastisi dhe me muajin prill, ku nisi dhe koalicioni i tyre më 1 prill 2013, Kryemadhi iu përgjigj ftohtë se nuk i intereson aspak dashuria e tyre politike apo institucionale. ndërsa në nivel njerëzor, Kryemadhi tha se nuk ka asgjë të tillë.

"Nuk më intereson fare se çfarë ndodh mes Kryeministrit dhe Presidentit politikisht.  Nga ana njerëzore nuk ka një dashuri, nga ana institucionale janë punët e tyre le t'i zgjidhin vetë", tha Kryemadhi.

Ora 18:30
Kryemadhi: Rama fali gjoba që i vendosi padrejtësisht, doli e bëri show

Monika Kryemadhi tha se Rama fali ato gjoba që i vendosi padrejtësisht dhe e shfrytëzoi këtë për të bërë show.

"Ne i kemi mbyllur shqiptarët më 9 mars dhe vendimet e aktet normative i kemi marrë më 24 mars. Në këtë kohë janë gjobitur shqiptarët sipas qejfit dhe tani del kryeministri se do fal gjobat. Ato ishin të paligjshme dhe del e bën show në facebook. Vetëm në Tik-Tok ka ngelë pa dalë", tha Kryemadhi,

Ora 18:30
Do votonit pro ndryshimeve në Kodit Penal? Kryemadhi: Nuk i kam lexuar, por nuk kemi pse i rrëmbëjmë jetën tjetrit

"Në Kushtetutën tonë, në kodin tonë nuk kemi asnjë nen nëse do të përfshiheshim në pandemi. Kjo është një klauzolë apo tërheqje vëmendje për të mos u marrë me probleme më të mëdha. Se ajo thotë po erdhe të më fusësh në gjak me shiringë...Kjo është edhe për shumë raste të tjera, që i rrëmben tjetrit ditët e jetës. E njëjta gjë edhe kur infekton . Nuk më shqetësojnë, nuk i kam lexuar dhe nuk do i lexoj. Të mos gjejmë kot justifikime dhe të harxhojmë kot energji duke nxjerrë dufin dhe mllefin. Pavarësisht se mund të ketë vendosur dhe presidenti për miratimin e tyre, kjo nuk më ndryshon mua mendimin se çdo ligj që del nga ai parlament është i pavlefshëm.Kjo historia e Kodit Penal dy muaj në karantinë, të duash të protestosh. Po s’u pamë ne që dolën të protestojnë njerëzit. Pra mos të gjejmë kot justifikime dhe mos të harxhojmë energji, meqë nuk kemi ku harxhojmë energji se rrimë mbyllur nëpër dhoma, nxjerrim dufin dhe mllefin duke bërë deklarata të tilla. Sigurisht që ka probleme dhe për mua, që në momentin që ai parlament është shpallur i paligjshëm, çdo ligj që është miratuar pas djegies së mandateve të opozitës, është i paligjshëm sepse aty tre çereku i deputetëve janë të paligjshëm. Pra Parlamenti ka vetëm 82 deputetë dhe Kodi Penal dihet që do 84 vota. Pavarësisht se janë vendime të paligjshme po e morën firmën e Presidentit Ilir Meta ndryshimet në Kodin Penal dhe ndodh pikërisht në muajin Prill, 7 vite pas prillit të 2013 që I ka bërë njerëzit të mendojnë që mund të ketë lidhje një dashuri e re mes Ramës dhe Metës. Unë, pavarësisht se mund të ketë firmosur Presidenti mendimi im nuk ndryshon, për të thënë që ai Parlament është i paligjshëm dhe çdo ligj dhe çdo vendim që është miratuar aty për mua është inekzisent. Është thjesht një fairytail i radhës i njeriut që po kalon radhën e pushtetit.", tha Kryemadhi.

Ora 18:27
A do ta rrëzonte Ramën nëse do ishte e njëjta situatë si në Kosovë? Habit Kryemadhi

"Jo, nuk do ta rrëzoja sepse pavarësisht...nuk e kam takuar ndonjëherë zotin Kurti. Nuk kemi ne si LSI ndonjë kontakt bashkëpunimi me VV apo LDK, më shumë kemi me AAK-në me NISMEN e PDK-në, por nuk do ta bëja sepse ne jemi një pikë në Oqean në këtë situatë që është krijuar në të gjithë botën. Po të isha në vendin e Kurtit nuk do të bija pre e provokimeve për të bërë veprime të tilla që e vendosin në një situatë të tillë. Euforia e tepërt dhe arroganca krijojnë probleme që të marrin në qafë, jo kryeministri në veten e vet por një popull të tërë. Ka ardhur koha që të gjithë që të mendojmë për një strategji afatgjate. Ku Shqipëria duhet të tregojë që jo vetëm është një vend që ka përgjegjësi dhe situatën nën kontroll jo vetëm të vetes së saj por faktorit shqiptar" tha ajo.

Ora 18:22
Kryemadhi tregon debatin me Metën për COVID-in: Idiotësi...por Iliri është strikt

"Ndajmë qëndrime të ndryshme për politikën edhe për koronavirusin. Iliri është më strikt përsa i përket masave, takimit të duarve, unë nuk jam strikte, unë mendoj se është mashtrim dhe idiotësi kjo vënia e maskave dhe dorezave, u mungon oksigjeni në tru. Pak kanë probleme por t'u vendosësh maska në rrugë. Kjo historia e dorashkave për të shkuar në supermarkete është prapë një idiotësi tjetër, nëse duam të ruajmë pastërtinë në qendrat e shërbimeve cdo klient duhet të vendosë dorashkat në supermarketin që hynë. Janë disa masa që po të hysh në një logjikë njerëzore mënyra sesi i kanë detyruar qoftë policinë dhe ushtrinë apo personelin që punojnë për maskat është një mungesë. Asnjë nga ne nuk jeton në spital. I shmangemi debateve të tilla se nuk fitoj gjë me Ilir Metën, përsa i përket me koronavirusit, edhe ndonjë gjë tjetër mund ta fitoj" tha ajo.

Ora 18:22
Pse s'ishte te Basha? Kryemadhi: Kisha një dhimbje të shpatullës dhe isha te doktori

"Mos u shqetësoni në mbledhjen tjetër do të jem unë. Te mbledhja e parë nuk isha sepse kam larë dhe pastruar shumë dhe kisha një dhimbje të shpatullës dhe isha te doktori për të bërë një kontroll por nuk ka asgjë. Vasili është më adapti për problemin e pandemisë apo menaxhimit të situatës të kësaj situate, sepse pa pasur kompleksin e modestisë, është një nga mjekët më të mirë që ka Shqipëria për menaxhimin e situatave të tilla. Kur ka qenë ministër i Shëndetësisë e njëjta situatë ka qenë si tani, kanë qenë vdekje më të mëdha, por menaxhimi që u bë ka qenë perfekte. Vasili është më i sakti për këtë gjë, secili duhet të marrë rolin e tij. Më vjen keq për Ramën se është bërë, infermier, xhandar, polic trafiku, edukator, mësues....më vjen keq se abuzojnë dhe shfrytëzojnë aq shumë imazhin e tij. Pak inati i karantinimit dhe krijon lodhje. Edhe politikanët duhet të shprehen secili sipas fushës. Te mbledhja e kaluar kemi qenë në kontakt me grupin. Vasili e kupton edh ei ciki më mirë këtë punë, se unë jam i cik më agresive" tha ajo.

/xy/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Maceo: 25/04/2020 12:29

    Po ufo-t ekzistojne o monika

    Përgjigju
  • Bianca: 25/04/2020 03:01

    Kur se ze corona kete qelbesire grua,,bashke me burrin do shpetoje shqiperia.....

    Përgjigju
  • Likja: 25/04/2020 01:39

    Veq nqoft se e rrezo ne mundje se perndryshe i rru

    Përgjigju
  • Taulant: 24/04/2020 23:06

    Po ju ia hengret sa ishte kohe paqe, do rezoni tani ne pandemi, trupeshk.

    Përgjigju
  • nini: 24/04/2020 23:01

    "E patë në Izrael çfarë u bë, që ka kushte më të këqija se Shqipëria" Amani me thoni dhe mua c'ka ngjare ne Israel/ Kam 30 vjet qe jetoj aty, por nuk e di te kete ndodhur gje , ate qe Maqina e di ( Me falni Moniqja)

    Përgjigju
  • tori: 24/04/2020 22:55

    Per cilat protesta ne Israel e ke fjalen moj zonje?Ato ishin protesta pa as me te voglen nderhyrje te policis,ku njerezit protestonin normalisht e qetesisht duke ruajtur distancen sociale(2metershin) e pa tjeter masken ne fetyre.Te gjithe ato qe thyenin urdheresat e min.shendetesis apo qeveris gjobiteshin randshem.Protestat perfshinin te gjitha problemet ekonomike te dala nga masat e marra per te perballuar infeksionet masive me korona virusin C-19.Masat ishin shume me te ashpera se ne Shqiperi,por te gjithe te ndergjegjeshem per zbatimin e atyre masave qe qeveria kishte vendos.

    Përgjigju
  • Doctor Alban: 24/04/2020 20:51

    Tani kush e mori vesh e mori nga ju trushplaret se ca tha ajo per virusin!! Lereni politiken dhe fete se jane per budallenjte!! Ta gezojme Boten e re me rregulla te reja!! New World Worder!! Kush me kupton ku e kam fjalen..

    Përgjigju
    • Jon: 24/04/2020 23:11

      Pa na trego ti o i ndriçuar cfare di dhe qe ta konfirmoi doktoresha e shkencave? Pse nuk e provon ta marresh virusin me deshire dhe flasim eshte eksperiment apo je kandidat per ne morg? Po nese ky muhabet merr fund per 3 muaj me gjetjen e vaksines, cfare New World Order do zbatohet? Rri palos sumen ne shtepi dhe boll na çate koken me teori konspirative, si ti ashtu dhe kjo debilja e intervistuar.

  • Kush eshte Dakort ,tja Veme Pseodonimin kesaj. Nexhmija nr. 2.: 24/04/2020 20:43

    Mbase e meriton,,do TI vije pake keqe Lirise Serbe,,, por kjo e meriton..kete Pseudonym...Ngaqe Lirua Serbe te pakten i ka sherbyher Popullit da ishte mheje e thjeshte , dhe e pati te veshtire TI ktheje mendjen Serbit. Sali..

    Përgjigju
  • tirona: 24/04/2020 20:42

    I ka shku surrati ne identitet, si dhe o bo me e shemtut, I paska lon pasoja te pa riparushme operacionet plastike qe ka bo, keshtu qe mos te te bohet surrati si bytha e dhise , mos iu rikthe operacioneve plastike

    Përgjigju
  • Pyka: 24/04/2020 20:37

    Mire,kjo s'ka turpë dhe cipë,,,por dhe ju që jepni këto pisllëqet e kësaj...nuk jeni larg...sinqerisht pyka

    Përgjigju
  • Une jam mona: 24/04/2020 20:34

    Moj te ka be keq karantina lesh e lija ka shku 0.2% lufto te besh ndonje diferenc se do zhdukeni te jesh forc e Katert apo e peste

    Përgjigju
  • BRSS: 24/04/2020 19:59

    STE PJERDH ME NJERI TY MOJ BUÇE SA HER QE DEL E FLET ME SHUME U SHTOHET URREJTJA NJERZVE MOJ PARTIZANE JALES

    Përgjigju
  • likja: 24/04/2020 19:55

    ore cmereni me kete lopen, apo e nxirni per ta degjeruar se un e di sa tralala eshte

    Përgjigju
  • Monke: 24/04/2020 19:53

    E ke mire ti moj Mona, se nuk te ze gje ty, perderisa nuk te kane zene mallkimet e njerezve gjithe keto vite, qe i keni pire gjakun. Nuk ka cte ben ty , jo. Por nuk i dihet. Po kur ka edhe ftyre qe mbron Tit vasilin. Legena pa bythe

    Përgjigju
  • Tosi: 24/04/2020 19:39

    Po kjo doktoresha horoskopike leshelike akoma se ka marre vesh se mbeshtetja per lesheline ka rene ne nivelin historik 0.02%, pra leshelija ka ikur per leshdhije, ne te s'emes bashke me sharebajgat e haremit famekeq te Jales.Nafije dybeku nje kujtese arkeologjike politike

    Përgjigju
  • Rahman Gashi: 24/04/2020 19:30

    Ik moj mashtruese. U ofruat ju doktorat e LSI dhe su pranuan. Sa per Edi Ramen me brisk Astra do tja ruash se per ta rezuar se rezon dot. Jo ti

    Përgjigju
  • Ariu: 24/04/2020 19:29

    Të zëntë coronavirusi në vend të ligë dëgjove o surat cizme dëgjova thuaj..

    Përgjigju
  • Ethem Lalaj: 24/04/2020 18:56

    O zot.Kishim 1 muaj qe nuk e kishim degjuare MonaÇizmen te shpifte si di ajo e Saliu.Sot na çmendi pasi nuk pushonte duke akzuare KM Rama.Nuk ka shume fai.Ishte nxire nga plazhi i Durrsit ne vilen e Gjirit te Lalzit me 11 wc,1 per macen. Dr.MomaÇizmja nuk e vlereson COVID 19.Ajo thot se nuk duhet te rrim ne shtepi,te mos mbajme maska e dorashka,shtyrja e afatit karentinor deri 23 qershor eshte GOMARLLEK i Rames thot ajo.E thuaj mandej se kjo mund te drejtoi qeverine dhe Likja Presidencen.O zot.

    Përgjigju
    • fteri: 25/04/2020 08:59

      Ethem ,kur nuk je i kënaqur me intervistën e Monës,përse nuk i rekomandove Jogën për të qartësuar mendjen !

    • fteri: 25/04/2020 08:54

      Doktoresha e plagjaturës M.Kryemadhi më habiti me talentin shkencor ,kur ajo tha nuk ka rrezik për Cocid-19 ,takoni njerzit dilni ,takoni pridërit e shokët ,jetën zoti na e ka dhënë ai na e merr .Prandaj dilni mos u friksoni propogandës friksuese.Kurse Vasili na qënka mjeku më i mirë,sipas kësajë budallaqje.,Kur e pyeti përse nuk veshi bluzën e bardhë për rastin e pandemisë ,ajo trufulloi ,tha nuk e thirrën Vasilin dhe mjek të tjerë të opozitës. Sipas doktoreshës shkencave virusi për shqiptarët nuk ka rrezikë ,prandaj dilni . Unë u mundova si dëgjues ta vlersoi me ndonji notë pozitive z.Monika ,por fatkeqësisht nga intzervista e saj nuk kishte asgjë pozitive si drejtuese LSI ,për shqiptarët meritoi vetëm notë 4.dhe kjo është e frikshme kur ajo mban postin e drejtueses së një force politike që duhet ti japë vendit ide të mira për të përballuar pandaminë dhe zhvilluar vendin. Fatkeqësisht ajo ishte e shballancuar mendrisht në aspektin mendor ,e errët dhe e pa përmbajtur në akuza kundër Edi Ramës duke mos sjelluar asnjë dobi për vendin. Kishte shballancim në lidhjen trup-mendje -shpirt .Nuk kishte paqe në vetvete ,por broçkulla.I uroi shërim të mendjes.

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

E rëndë në Maliq, mjeti bujqësor përmbyset në rrugën e Moglicës, vdes 61-vjeçari që e drejtonte (EMRI)

E rëndë në Maliq, mjeti bujqësor përmbyset në rrugën e Moglicës, vdes 61-vjeçari që e drejtonte (EMRI)