Kryemadhi pret në takim Batalionin shqiptaro-amerikan 'Atlantiku'

Kryemadhi pret në takim Batalionin shqiptaro-amerikan 'Atlantiku'

Kryetarja e LSI-s,  Monika Kryemadhi priti në një takim një grup veteranësh të luftës nga batalioni “Atlantiku”, i krijuar 20 vite më parë me iniciativën e shqiptarëve të Amerikës, si pjesë përbërëse e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Pasi iu uroi mirëseardhjen dhe i falenderoi që në udhëtimin e tyre kanë përfshirë edhe vizitën në LSI, Kryemadhi theksoi rëndësinë që merr jo vetëm përkujtimi i luftës, i sakrificave dhe nderimi i gjakut të derdhur për çlirmin e Kosovës, por edhe trashëgimi i kësaj kujtese te brezat e rinj që duhet të dinë të vlerësojnë historinë e kombit dhe përgjegjësinë për ta mbrojtur e trashëguar.

Përfaqësuesit e batalionit "Atlantiku" shprehën dëshirën për t'i shtuar lidhjet mes shqiptarëve të diasporës dhe zhvillimeve në trojet shqiptare, duke nënvizuar idenë se "lufta, gjaku dhe sakrificat e panumërta janë mesazhi i madh se detyrimi ynë është t'i shërbejmë atdheut, t'i shërbejmë kombit me përkushtim dhe devocion".

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

NATO dhe Ukraina takohen lidhur me raketën e re ruse

NATO dhe Ukraina takohen lidhur me raketën e re ruse