/ATSH-Gjergji Mima/ - Deputetja e LSI-së për Qarkun e Lezhës, Monika Kryemadhi ka deklaruar sot në një prononcim për ABC News se, procesi zgjedhor është karakterizuar nga një qetësi.
Kryemadhi tha se ka patur disa incidente të vogla sporadike, të cilat kanë ndodhur jashtë qendrave të votimit, por jo brenda qendrave të votimit që karakterizohen nga një lloj qetësie dhe kulturë.
"Situata ka qenë pak e tensionuar jashtë qendrave të votimit për arsye nga më të ndryshmet, qoftë në disa lagje të Shëngjinit apo të Torovicës dhe ne lagjjen "Skënderbej". Por më pas me ndërhyrjen e të dy palëve, të kampit të majtë dhe kampit të djathtë që kanë tërhequr simpatizantët e tyre, situata është tërhequr dhe stabilizuar", ka thënë Kryemadhi.
Lidhur me pjesëmarrjen në votime, Kryemadhi është shprehur se, "sigurisht që ulja e trendit është më e vogël për shkak sepse votojnë për dy persona, për kryetar dhe për këshillat bashkiak".
Por, ka theksuar Kryemadhi, "duke qenë se tashmë është një këshill i madh dhe jo dhjetë këshilla, natyrisht dhe interesi i njerëzve të përfshirë në procesin e votimit është më i vogël se sa ka qenë më përpara. Kështu që normalisht do të ketë një trend rënie, por për mua nuk do të thotë që Lezha hyn te bashkitë që ka pjesëmarrje të vogël. Me sa kam të dhënat e fundit të orës 17, pjesëmarrja ka qenë 42- 45 për qind, gjë që është e pritshme në dy orët e fundit. Sigurisht që ka pasur pjesëmarrje më të madhe të komunave Zejmen apo Shëngjin. Banorët e Lezhës e frekuentojnë dhe plazhin dhe kanë qenë në dy orët e fundit nëpër qendrat e votimit".
/Shqiptarja.com