Pas takimit me Sali Berishën, në zyrën e këtij të fundit, ku i nxori dhe ‘sekretet’ ish-kryeministrit, gazetari Agim Xhafka i ka shkuar sot për takim kryetares së LSI, Monika Kryemadhi. Ashtu siç rrëfeu minutat e takimit me Berishën, Xhafka ndan me miqtë edhe 46 minutat e kaluara me Kryemadhin.
Kryetarja e LSI është ‘rrëfyer’ te gazetari, ku ndër të tjera i ka thënë se kryeministri Rama nuk do ta kandidojë më Erion Veliajn, pasi sipas saj, ky i fundit ka kuota më të larta se Rama dhe këtë nuk e gëlltit dot i gjati.
Ndërsa, për kryetarin e PD, Lulzim Basha, Kryemadhi shprehet se është partner i besueshëm, serioz, i kulturuar, i sjellshëm dhe jo si ai rrugaçi, e ka fjalën për kryeministrin.
“46 MINUTA TEK MONIKA”. Monika Kryemadhin e kam njohur qysh 26 vjet përpara. Atëhere kur ajo çupkë e vogël vinte tek selia e PS-së e atje na u njoh me një djalë të ri,që quhej Ilir Meta dhe që atëhere kjo dyshe nuk ndahet. Bashkë në një shtëpi e bashkë në politikë.
E di që takimi me Monikën nuk ngjall gazmend në mjaft friendsat e mij. Nga që ndaj çiftit Meta është hedhur plot llum e plot shpifje. Ka shumë që i besojnë,por unë si shën Thomai nuk bindem po mos pashë një vendim gjyqi ku të shkruhet e zeza mbi të bardhë faji a krimi që ata kanë kryer. Se deri tani fjalë,fjalë,fjalë. Bile Metës ia kanë hequr dy herë imunitetin e ncuk provuan gjë. Nejse,e kishim te Monika. Lashë një takim me miken time të vjetër dhe e gjeta më të re se para 25 vitesh. Më elegante,më syqeshur,më e bukur dhe po aq e shkathët dhe guximtare. Priste jo në zyrën e vet,por në paradhomë,me ca shoqe e sekretaren. Se kështu ka ngelur,njësoj anëtare,deputete,kryetare.
Kur kthej kokën pas e sjell pasazhe nga hyrja e saj në PS,më kujtohet se bashkë me Ilirin,qysh më 1993 kérkonin që partia të bëhej anëtare e Internacinales Socialiste. Por kërkesat rrëzoheshin se e kaluara e kësaj partie ishte kriminale. Ndaj çifti Meta gjeti veglën,kërkoi që FRESSH të hynte në Internacionale. Dhe ia dolën,u pranuan. Më pas u fut nëna parti. Por merita eshte e Monikës dhe e Ilirit. Jo e Ruçit,Nanos,Xhafajt,Pëllumbit e plot aparatçikëve që e detyruan këtë çift të rinjsh ta braktisnin socialisten që iu doli pak shtatzanë,parti shfaqi mosmirënjohje ndaj tyre.
E them hapur që Monikës në politikë askush nuk i ka falur gjë. As post,as rol,as miqësi e përkrahje. Ka luftuar dhe i ka rrëmbyer. Kur i them asaj se Rama sot është i fortë se ka kompetenca dhe shumë para,më pyet:”Më i fortë se Hitleri!” Kur i them se opozita duket e përgjumur dhe nuk ngjall shpresë më thotë se edhe më 1997 nuk kishte opozitë të fortë. Ajo beson tek populli. Beson shumë,ngre sytë lart duke thënë se zoti e ka shkruar rrëzimin e Ramës.
Në biseda pér mjerimin e për varfërinë tregon se borxhi ka shkuar 81% e prodhimit të brendshëm. Nuk do ketë para as për investim,madje as pér rroga. Pérplasja sociale duket në prag. E kësaj i shton skandalin Tahiri. Një qeveri mafioze që mbron krimin e ministrit të vet do hedhur në plehra. Për vettingun thotë se e kanë votuar me ndërgjegje. Rama nuk e donte,por i ngeci nga që pandehte se ne do thoshim jo. Tani ka sjellë kakofoni e drejtësia nuk di ku ka kokën. Jemi pa gjykatë kushtetuese e pa gjykatë të lartë,si shtet fisesh të Amazonës.
Beson se Edi Rama do e çojë vendin drejt zgjedhjeve të parakohshme. Ndryshime në kod zgjedhor nuk shpreson,por futjes së banditëve në zgjedhje ua ka gjetur zgjidhjen. Si,e pyes. Do gjejmë dhe ne banditë,shprehet duke qeshur.
Në diskursin e saj duket sikur mungon kritika ndaj Lali Erit. Nuk ia vlen,se ai nuk do kandidojë më. E shpreh të sigurt se sipas saj Lali Eri ka kuota më të larta se Rama e ketë i gjati nuk e gëlltit dot.
Pyetjes në se do jenë në koalicion me PD,Monika pa dyshim e pranon. Bile e avancon si mendim duke nënkuptuar se me Bashën po mendojnë një kandidat të përbashkët fitues për Tiranën. Të mos jetë militant dhe një njeri i pëlqyer nga një masë e madhe.
Monika nuk beson se ka marrëveshje Rama Basha. E quan të mbyllur të parin dhe për Lulin shprehet se është partner i besueshëm,serioz,i kulturuar,i sjellshëm dhe jo si ai rrugaçi,e ka fjalën për kryeministrin. Ndërsa Berisha ze një vend të nderuar ndër politikanët. Është me plot cilësi dhe i rrallë.
Në kohën që biseda jonë vërtitej rreth zgjedhjeve në televizion u shfaq Ahmetaj që komunikonte nga ekrani me biznesmenët e vegjël. Më kujton filmat shkencorë të hapësirës,më tha. Nuk guxojnë jo t’u afrohen njerëzve,por as t’i shohin në sy. Rrënuan ekonominë e krejt vendin. Më pas mësova se kanë nisur nga puna seksionet përkatëse në LSI.
-Më duket se do kemi zgjedhje,-i thashë.
-Do i kérkojë Rama vetë,se është zënë në çark. I ka ngelur bishti brenda.-qeshi ajo.
Agim Xhafka, gazetar
thote ky e gjeta monen me te bukur se 25 vite me pare, po se si e ka pare ky e di, mona si pitbull
PërgjigjuMonik mos harro se me kete sjellje nuk turperon veten , por je dhe bashkeshortia e presidentit te Republikes . Fjalori i ndyre i perdorur ,dhe veprimet gjoja opozitare ,tregojne crregullimin mendor tuajin qe te ka kapur, me miratimin e Reformes ne drejtesi dhe largimin e mbrojtesit te flakte te abuzimeve tuaja karafilit Llalla . Rri me Lulin por populli shqiptar nuk ju voton ma sa te hete jeta . Ke marr fund dhe po te afrohet dira te hapesh shpjegim per pasurite qe ke me rroga zyrtare
Përgjigju