Kryemadhi sulmon Anila Denajn: Ministre prej lidhjeve me Ramën, do isha krenare të bëhej Balla

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi ka sulmuar nga foltorja e Kuvendit ministren e re të Financave, Anila Denaj. Kryemadhi tha se ajo u bë ministre prej lidhjeve me familjarët e kryeministrit, ndërsa shtoi gjithashtu se përpara asaj meritonin të bëheshin ministra gratë dhe burrat socialistë. Kryemadhi iu drejtua edhe Ballës se do ishte krenare ta shihte atë ministër në kabinetin qeveritar. "Për hir të shoqërisë tënde me familjarët e tij, ke marrë përsipër një punë shumë të vështirë. Je e gatshme të sakrifikosh fëmijët e tu për Edi Ramën? Se Edi Rama nuk i sakrifikon fëmijët e tij për ty. Ne duhet të sjellim një model tjetër. Në këtë arenë jemi gladiatorë dhe gladiatore. Kur të dalë dhe të marrë votat si gratë socialiste, atëherë ka të drejtë të flasë si ato. Pse nuk paska gra dhe bura socialistë për të qenë ministër në qeveri? Ti i pari (i drejtohet Taulant Ballës) mund të ishe ministër dhe unë do ndihesha shumë krenare që ti të ishe ministër edhe me problemet që ke ti, sepse do ishe një socialist që ke qenë që në kohën e Fatos Nanos. Por ai nuk ju do ju. Ai e do PS për të pastruar paratë e pista dhe për të mbledhur paratë që i kanë humbur. Ju nuk keni asgjë të përbashkët me të. Ai nuk iu do ju, sepse ju nuk keni asgjë të përbashkët me atë. Ju nuk jeni si ai, sepse ai është njeri artist me shpirt të hapur, ndërsa ju jeni fshatarë. Edhe kur erdhi nga Parisi me thonj të paprerë siç thoshte Fatos Nano dhe sot që është kryeministër, është i njëjti", tha Kryemadhi. 


Lajmi kryesor:

Basha kërkon qeveri tranzitore dhe kërcënon: Pranoni propozimin ose populli do pastrojë Kuvendin (VIDEO)


/b.ha./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?