Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi gjatë një takimi elektoral me strukturën e partisë në njësinë nr. 1 në Tiranë, ka deklaruar se LSI i ka dyert e hapura për çdo socialist.

Këtu ajo shtoi se shumë socialistë i ankohen ngaqë sipas saj Rama bën vetëm premtime dhe nuk ka vepra.

“Edhe unë kam qenë socialiste, jam socialiste në bindje në mendime në ideologji, jo me PS. Socialiste do të thotë të ndash fuqinë dhe energjinë, pozitivitetin me miqtë e me shokët, me qytetarët, sepse kjo do të thotë të jesh në soklidaritet me të tjerët. Shumë si ty Etion marrin vendimin të ndërpresin lidhjen me PS, të ndërpresin marrëdhënien, në fakt një marrëdhënie që nuk ekziston. Unë e mora mundimin dhe vendimin për të qenë socialiste e lirë. Rama nuk i ofron shpresë asnjë shqiptari, ndaj LSI e ka derën e hapur për të gjithë. Kur takoj socialistët që ndonjëherë iu vjen dhe zor, më thonë; Monika kemi dëgjuar vetëm premtime dhe projekte 3D”, tha Kryemadhi.

Gjatë fjalës së saj ajo ka treguar dhe një bisedë që ka zhvilluar me djalin lidhur me debatin e dekoratave. Nga kjo bisedë ajo thotë se i biri i ka dhënë një mësim, duke thënë se patritot është ai burrë dhe grua që mbron popullin e vet ndaj qeverive të saj. 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 17:07
Kryemadhi tregon leksionin që i dha i biri: Më tha patriot është ai burrë dhe grua që mbron popullin e vet ndaj qeverive të saj

Kryetarja e LSI Monika Kryemadhi gjatë një takimi me banorë në Tiranë ka treguar një bisedë me djalin e saj, sa i përket debateve të fundit që janë bërë në kuadër të dekoratave.

"Një ditë po diskutoja me djalin tim për fjalët heronj dhe patriotë në kuadër të të gjithë debateve të fundit. Për brezin e ri historia e Shqipërisë ka filluar të tjetërsohet. Dëgjoja shumë të rinj për debatet mbi Vojo Kushin dhe Vasil Laçin.

Patriot do thotë të duash vendin tënd dhe flamurin tëndë i thashë djalit. Jo më tha patritot është ai burrë dhe grua që mbron popullin e vet ndaj qeverive të saj. Djali më dha një mësim të mirë. Një qeveri që detyron popullin të ikë, që shkatërron një sistem arsimor, një qeveri që ka arrogancë ndaj popullit... I thashë faleminderit Besar je shumë i vogël por më dhe një leksion të mirë.  Sa u kënaqa aq dhe u ligështova, u kënaqa që fëmijët tanë e duan vendin dhe u ligështova se lejuam  qeverinë që ti bëjë  keq popullit", tha Kryemadhi