Kryemadhi takim me gratë në Ersekë, prezanton kandidatin për deputet të LSI-së: Jemi parti që e mbajmë fjalën, nuk ka as shi, as borë që na ndal

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ishte e pranishme ditën e sotme në Ersekë, ku zhvilloi një takim me gratë e kësaj zone.

Kryemadhi po ashtu prezantoi edhe kandidatin për deputet në rrethin e Kolonjës, Dokor Ergin Cikopanon, ku tha se ashtu sikurse sot kemi nevojë për mjekë dhe doktorë që shërojnë njerëzit, kemi nevojë që doktorët të shërojnë edhe politikën. 

Po ashtu Kryemadhi tha se LSI është një parti që e mban fjalën dhe se nuk ka as shi as borë dhe as stuhi që ta ndalë.

‘Një nga gjërat tona më të mira është mikpritja. Edhe pse Kolonja është rrudhur për shkak të largimit dhe të shpopullimit të madh të të gjithë zonës, në mendjen tonë prapë ngelet si një nga pikat më të rëndësishme të vendit.

Unë sot doja të isha e pranishme në Kolonjë për të prezantuar jo vetëm me ju, por edhe me të gjithë opinionin publik, Doktor Erginin, i cili do të jetë përfaqësuesi ynë në gjithë rrethin e Kolonjës, edhe në listën e deputetëve të LSI-së në Qarkun e Korçës. Në këtë qark ne kemi dy doktorë, doktor Gentin dhe doktor Erginin, sepse ashtu sikurse sot kemi nevojë për mjekë dhe doktorë që shërojnë njerëzit, kemi nevojë që doktorët të shërojnë edhe politikën.

Unë doktor dua t’ju falënderoj shumë për përkushtimin, por mbi të gjitha dua të falënderoj nëpërmjet jush të gjitha strukturat e LSI-së që kanë bërë të mundur që në çdo moment ne të mos shkëputemi nga Kolonja, edhe pse largësia është goxha e madhe dhe infrastruktura prej tetë vitesh ka ngelur e pazhvilluar, ju na keni bërë të ndihemi shumë afër. Nuk kam për ta harruar kurrë prezencën tuaj në të gjitha protestat e opozitës, 19 të tilla që kanë qenë që prej djegies së mandateve, gjë që unë e vlerësoj jashtëzakonisht shumë. Por, do doja ta shikoja lidhjen tonë përtej politikës, përtej protestave, për të ndryshuar jetën.

LSI është një parti që e mban fjalën e saj dhe nuk ka as shi, as bori e as stuhi që na ndal, e aq më tepër presionet e pushtetarëve këtu.

Vajza e madhe e Arben Malos është inxhiniere elektronike, është e jashtëzakonshme në Angli, me rezultate të shkëlqyera dhe do të ishte një mrekulli nëse ajo do të kthehej dhe do të punonte në Shqipëri. Ne prandaj do të punojmë fort që të kthejmë gjenet tona, të mos na ikin nëpër botë. Ti kthejmë fëmijët tanë të shkollohen këtu, të punojnë këtu, të ushtrojnë këtu profesionin e tyre me të njëjtën pagë me të cilën punojnë dhe jashtë vendit. Dhe ne e kemi këtë shans.

Ndaj, të gjithë atyre burrave dhe grave që i kanë qëndruar LSI-së, unë jo vetëm iu jam mirënjohëse, por mbi të gjitha jam e detyruar për ta çuar betejën, jo deri në fund më 25 prill, por për ta çuar më tej duke i dhënë pushtetin të rinjve dhe të rejave të Kolonjës, të Korçës por edhe të të gjithë Shqipërisë për ta drejtuar ata vetë vendin e tyre. Nuk ka nevojë Qarku i Korçës për tu drejtuar me delegim nga Edi Rama, por ka nevojë që djemtë dhe vajzat e këtij qarku të kthehen këtu, të jetojnë, të punojnë dhe ta begatojnë këtë vend të mrekullueshëm.’- tha Kryemadhi.

M.Q./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Cubel breca: 14/02/2021 18:42

    Ndalesen do ta shikosh me 25 prill se sa do te vlej lekura. Partia me hajdte e aseteve te kombit. Parti matrapapzesh e dallaveresh

    Përgjigju
  • Lalka: 14/02/2021 18:17

    Qafa e Qarrit ndoshta ben bllokumin e kesaj malukateje.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Kapshticë/ 5 ditët  e fundit, mbi 42 mijë hyrje dhe dalje në pikën e kalimit kufitar, shqiptarët kthehen në vendlindje për festat

Kapshticë/ 5 ditët e fundit, mbi 42 mijë hyrje dhe dalje në pikën e kalimit kufitar, shqiptarët kthehen në vendlindje për festat