Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi u shpreh gjatë një takimi me simpatizantë të partisë në Tiranë se partia që drejton është shtëpi më shtëpi e në çdo zemër të familjeve shqiptare.
"Papunësia, çmimet e larta, taksat e rritura të bashkive apo ato mbi pronën po dëmtojnë familjen shqiptare. Ashtu si sot me këta banorë të Tiranës, të cilët ndër të tjera vuanin mungesën e çerdheve dhe kopshteve në zonën e tyre, apo shtrenjtimin e faturës së ujit dhe të transportit publik, ne jemi pranë tyre, shtëpi më shtëpi e në çdo zemër.
Njerëzit e thjeshtë janë burimi i forcës dhe misioni i punës tonë, që do vijojmë pa rreshtur deri në krijimin e mundësive më të mëdha për rininë, për biznesin, për punëtorin dhe familjarin e thjeshtë, që zgjidhja të mos jetë më mes emigrimit dhe nënshtrimit por ta kthejmë Shqipërinë në shtëpinë e gjithë shqiptarëve" tha Kryemadhi.
Hahahaha jepu dhe nga një palë cizme dhe nga një palë brekë që të qëllojnë kryeminiatrin..
Përgjigju