Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, zhvilloi paraditen e sotme një takim në Njësinë nr. 10 në Tiranë. Kryemadhi ka prezantuar Nora Malajn si kandidate për deputete në këtë zonë.
Në fjalën e saj Kryemadhi foli edhe për skandalin e korrupsionit nga një sanitare në spitalin "Shefqet Ndroqi" në Tiranë që u denoncua mbrëmë.
“Ajo që është më e dhimbshmja në çdo takim është si ky shtet mund të jetë kaq armiqësor me ne. Mirë që shteti është armiqësor me ju politikanët, por pse duhet të jetë kaq armiqësor me mua. Kështu më thonë", tha Kryemadhi.
"Zysh Norën ne e kemi sjellë si kandidaten e LSI në Njësinë nr.10 në Tiranë. Edhe pse është nëjsi shumë e vogël nga ana administrativo – territoriale dhe e numrit të zgjedhësve, unë jam e bindur që zysh Nora do të futet në çdo qelizë të kësaj njësie, për shkak të profesionit të saj, për shkak të aftësisë së saj. Edhe pse njerëzit sot janë aq të lodhur nga politika, unë mendoj se gratë dhe vajzat në Njësinë 10, janë jo vetëm pjesë e jetës së përditshme, por janë motori i mekanizmit të lëvizjes së familjet, biznesit dhe të shtëpisë në këtë njësi. Të gjitha dyqanet janë gra që shesin, pjesa më e madhe e të cilave janë sipërmarrëse. Ashtu sikurse edhe burrat që janë një zhvillim dhe një fuqi energjike e mbajtjes së familjes në këmbë. Dhe them se me zysh Norën do ta kemi shumë të lehtë të futemi dhe të bisedojmë me do familje, sepse kjo nuk ka të bëjë vetëm me LSI por edhe me sensibilizim e opinionit për të shkuar për të votuar, edhe një parti tjetër, por mjafton të ndëshkojnë me votë ato që na sjellin problematika", tha ndër të tjera ajo.
Nora eshte me diabet,,ajo e ka mendjen tek shendeti i vet o njerez ,,,as e rruan ajo per shendetin e te tjereve....//
PërgjigjuSuksese Nora.Je modeli femres per te ndjekur ne jete
PërgjigjuNa qitet zorret me ket zorren e LSI.
PërgjigjuJe ilac per hallatet tona.
Përgjigju