Kryemadhi takon ambasadorin italian: LSI e angazhuar për të luftuar korrupsionin

Kryemadhi takon ambasadorin italian: LSI e angazhuar për të luftuar korrupsionin

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi me anë të një statusi në rrjetet sociale ka njoftuar se ka pritur në takim ambasadorin e ri të Italisë, Fabrizio Bucci.

Në reagimin e saj Kryemadhi shprehet se Italia është bërë shtëpi e dytë për mijëra shqiptarë ndërsa shprehet se së bashku me ambasadorin Bucci do të punohet për të forcuar lidhjet mes dy vendeve.

Kryemadhi ka shkruar se i ka shprehur ambasadorit italian se LSI është e angazhuar për të përfunduar Reformën Zgjedhore dhe për të realizuar gjithë detyrimet e hapjes së negociatave me BE.

"Italia është bërë shtëpia e dytë për mijëra shqiptarë që kanë emigruar atje ndër vite. Dy popujt tanë ndajnë histori, vlera, tradita dhe miqësi për të cilën do punojmë së bashku me Ambasadorin Bucci që t’i forcojmë më tej. Italia është një partner strategjik i Shqipërisë, që i është gjendur pranë në ditë të vështira, e cila ka mbështetur proceset e demokratizimit dhe të konsolidimit të vendit si anëtar i NATO-s dhe është avokat për integrimin e saj në BE. I shpreha Ambasadorit Bucci angazhimin e plotë të LSI për të përfunduar sa më parë reformën zgjedhore dhe për të realizuar gjithë detyrimet e kushtet e hapjes së negociatave dhe integrimit të vendit në BE. LSI është e vendosur dhe vullnetplotë për të realizuar me sukses reformat, që sjellin forcimin e demokracisë dhe shtetin e së drejtës, rrisin efikasitetin në luftën ndaj krimit të organizuar e korrupsionit, dhe zhvillojnë ekonominë për të garantuar mirëqenie dhe prosperitet për qytetarët. I shpreha Ambasadorit Bucci gatishmërinë e LSI për të çuar më tej marrëdhëniet shumëplanëshe të bashkëpunimit mes dy vendeve dhe për të forcuar miqësinë mes dy popujve tanë." shkruan Kryemadhi. 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Hasani: 15/02/2020 15:57

    Ju jeni super-llumi i ketij kombi,,jeni partia me e korruptuar ne vend dhe thoni se do luftoni korrupsionin..hapu dhe te futemi....

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Në pranga me urdhër të SPAK, ish-gjyqtarja Pajtime Fetahu porositi vrasjen e gazetarit Saimir Kodra, krimi do të kryhej nga grupi Çopja

Në pranga me urdhër të SPAK, ish-gjyqtarja Pajtime Fetahu porositi vrasjen e gazetarit Saimir Kodra, krimi do të kryhej nga grupi Çopja