Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi shkruan se gjatë vizitës në SHBA ka takuar edhe dy kongresmenë, Joe Willson dhe Jim Costa, që sipas saj ishin të interesuar dhe vëmendshëm për zhvillimet në Shqipëri.

"Në vijim të takimeve në Kongresin e SHBA zhvilluam takime edhe me Kongresmenët Joe Eillson dhe Jim Costa. Z. Joe Wilson përfaqësues i South Carolinës ishte shumë i interesuar dhe tepër i vëmendshëm për zhvillimet në Shqipëri.

Gjatë diskutimit mjaft impresionues me të, ai shprehu gadishmërinë për të nxitur dhe intensifikuar dukshëm rritjen e vëmendjes së Kongresit të SHBA drejt Shqipërisë, rritjen e intensifikimin e mëtejshëm të partneritetit strategjik me Shqipërinë dhe rolin e veçantë që vendi i saj ka si mbështetësja më e spikatur e politikave të SHBA për rajonin tonë.

Fryma e të gjithë takimeve mbresëlënëse në Kongres dhe Senat ishte rikonfigurimi i një mbështetje sa më të madhe për Shqipërinë përmes një prezence sa më aktive të SHBA" thotë Kryemadhi.