Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi këtë të mërkurë ka zhvilluar një takim me Drejtorin e Zyrës për Europën Jugore e Qendrore në Departamentin Amerikan të Shtetit, David Kostelancik.

Takimin në fjalë, kryetarja e LSI e ka bërë publik edhe në rrjetet sociale, ku ka shkruar edhe një mesazh duke thënë se me Kostelancik ka shkëmbyer mendime për zgjidhjen e krizës politike në Shqipëri.

" Me David Kostelancik, Drejtorin e Zyrës për Europën Jugore e Qendrore në Departamentin Amerikan të Shtetit. Shkëmbyem mendime për zgjidhjen e krizës." shkruan Kryemadhi.