Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi, ka uruar Krishtlindjen për të gjithë besimtarët katolikë e ortodoksë. Në ‘Facebook’, Kryemadhi ka publikuar një foto me fëmijët dhe Presidentin Ilir Meta, ku shkruan se një dritë shprese me emrin Jezus Krisht po vjen pranë Nesh.
Më tej, në urimin e saj kryetarja e LSI shton se ditët do të kenë lodhje, stres, lot, por edhe buzëqeshje e lumturi, mjafton që shpresa për jetën të mos humbasë kurrë.
/Shqiptarja.com
Më tej, në urimin e saj kryetarja e LSI shton se ditët do të kenë lodhje, stres, lot, por edhe buzëqeshje e lumturi, mjafton që shpresa për jetën të mos humbasë kurrë.
“Urimet më të mira në këtë vigjilje të shenjtë! Një dritë shprese me emrin Jezus Krisht po vjen pranë Nesh. Shpresa, harmonia, dashuria mbizotërofshin te Ju dhe familjet tuaja të bekuara. Ditët do të kenë lodhje, strese, lot, por dhe buzëqeshje e lumturi, mjafton që shpresa për Jetën të mos humbasë kurrë, prandaj dhe jeta që na dhuron Zoti është e bukur. Gëzuar! Gëzuar! Gëzuar!”, shkruan Kryemadhi.
(Urimi i Monika Kryemadhit)
d.c./shqiptarja.com








