Kryemadhi zbulon prapaskenat e dakordësisë për zgjedhoren: Rama në janar do shpallte zgjedhje të parakohshme, do mbaheshin në prill!

Sipas kryetares së LSI-së, Monika Kryemadhi, reforma duhej të ishte miratuar në dhjetor nga parlamenti vetëm sipas rekomandimeve të oSBE/ODIHR, dhe se në janar kryeministri Edi Rama duhej të shpallte zgjedhjet e parakohshme, të cilat sipas saj duhej të mbaheshin në fund të prillit. Për herë të parë, Kryemadhi zbuloi në "5 Pyetjet nga Babaramo" se dakordësia për reformën zgjedhore është arritur më herët se sa janari, duke thënë se zgjedhjet e parakohshme duhej të mbaheshin para Samitit të Zagrebit,që mbahet në muaj maj.

"Ai duhet të shpallte zgjedhjet në janar, t'i bënte në fund të prillit, para samitit të Zagrebit, prandaj duhet të bëhej kaq shpejt reforma zgjedhore, për t'u testuar në zgjedhje. Që Rama të tregonte që Shqipëria e do BE-në. Edhe ne si opozitë themi që integrimi për të qenë pjesë e BE është e vetmja mundësi për të ecur përpara", tha Kryemadhi.


Lajmi kryesor:

Kryemadhi zbulon prapaskenat e 'paktit': Reforma miratohej në dhjetor VETËM sipas OSBE, Rama shpallte zgjedhjet e parakohshme në prill! (VIDEO)


G.M./r.k./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Trump: Akuzat penale ndaj meje ishin rrëmbim politik, demokratët shpërdoruan taksat e amerikanëve për të goditur

Trump: Akuzat penale ndaj meje ishin rrëmbim politik, demokratët shpërdoruan taksat e amerikanëve për të goditur