Kryemadhi-Ramës: Reformën në drejtësi e bëmë që politika të mos fuste më duart në sistem, sot qeveria e tëra në funksion të kërcënimeve ndaj SPAK

Kryemadhi-Ramës: Reformën në drejtësi e bëmë që politika të mos fuste më duart në sistem, sot qeveria e tëra në funksion të kërcënimeve ndaj SPAK

Edi Rama dhe Monika Kryemadhi

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, ka reaguar pas deklaratave të sotme të kryeministrit Rama. Kryemadhi është shrpehur se Rama ka vendosur partinë e tij në funksion të kërcënimit të prokurorëve dhe gjyqtarëve

 “Në vitin 2016 miratuam me 140 vota dhe ndihmën e SHBA-BE një reformë në drejtësi që të hiqnim përfundimisht duart e politikës nga drejtësia.

Sot, kryeministri i vendit e ka vendosur partinë e tij në pushtet, në funksion të kërcënimit të prokurorëve dhe gjyqtarëve, që të mos dënojnë korrupsionin e grupit të tij. Gjithçka e thënë me logon e partisë socialiste në sfond.

Moralisht e turpshme, ligjërisht e dënueshme! Rama deklaron se ka udhëhequr Reformën në Drejtësi, por ajo nuk është si reforma në ujin e pijshëm që ai me Alqin e inceneratorëve e përdorën për të zhytur drejt falimentit bashkitë dhe duke rënduar familjet shqiptare përmes taksave të larta.

Reformën në Drejtësi e konceptuam dhe miratuam me 140 vota që të mos ishte ‘Ramaforma’ e radhës. Sot shohim si Rama i ngërdheshet prokurorëve dhe gjyqtarëve, duke i thënë se i ka ndihmuar të kalojnë vetingun, ndaj është herezi që sistemi i drejtësisë të hetojë kryekorruptuesin e sistemit dhe bandën e tij.

Një sistem i pavarur i drejtësisë është jetik për të frenuar shpopullimin dhe nxitur integrimin evropian të Shqipërisë, ndërsa synimet e kryeministrit janë krejt të ndryshme. Tik Tak ora jote po afron”, ka shkruar Kryemadhi.


Lajmi kryesor:

Kritikat e Ramës ndaj SPAK, Berisha: Kërkon të tërheq vëmendje nga varfëria e frikshme! Kryemadhi: E gjithë qeveria në funksion të kërcënimeve ndaj drejtësisë


K.T./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Vrasja e 14 vjeçarit/ Policia reagon pwr dëshminw e babait të shokut tw Martinit: Nuk ka një autor të dytë

Vrasja e 14 vjeçarit/ Policia reagon pwr dëshminw e babait të shokut tw Martinit: Nuk ka një autor të dytë