Kryeministri çek i kërkon ministrit të Shëndetësisë dorëheqjen, përndryshe do ta shkarkojë atë

Kryeministri çek i kërkon ministrit të Shëndetësisë dorëheqjen, përndryshe do ta shkarkojë atë

Roman Prymula

Nëse nuk do të japë vetë dorëheqjen do ta shkarkoj unë atë, është shprehur kështu  Kryeministri çek Andrej Babiš  për ministrin e Shëndetësisë pas raportimeve në media për thyerje të masave anti-Covid.

Ministri Roman Prymula është vënë nën trysninë e opinionit publik, pasi mediat lokale e fotografuan atë duke dalë nga një restorant, i cili duhet të ishte i mbyllur nga e hëna në saj të masave të reja kufizuese.

Prymula thuhet se nuk mbante as maskë kur iu drejtua makinës së tij shtetërore pas daljes nga restoranti.

Gabimi i ministrit Prymula është i pajustifikueshëm.  Në një kohë kur po u kërkojmë njerëzve të ndjekin rregullat e rëndësishme, kur punonjësit tanë të shëndetësisë po luftojnë në vijën e parë, kjo lloj sjellje është tërësisht e papranueshme. I kam kërkuar të japë dorëheqjen, nëse nuk e bën, jam gati ta shkarkoj,” – ka deklaruar kryeministri çek.

Vendi me rreth 10 milionë banorë ka njohur deri më sot mbi 223 mijë raste me koronavirus, prej së cilave rreth 1,800 kanë gjetur vdekjen duke u bërë një nga shtetet më të goditura nga pandemia në Evropë.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

FOTOLAJM/ Presidenca ‘vesh’ dekorin e festave, ndriçohet nga drita shumëngjyrëshe

FOTOLAJM/ Presidenca ‘vesh’ dekorin e festave, ndriçohet nga drita shumëngjyrëshe