BE: Të hapim kampe refugjatësh jashtë territorit tonë/Shqipëria një ndër vendet kandidate?

Vendet e BE janë duke menduar seriozisht ngritjen e një kampi refugjatësh jashtë territorit të vendeve antëare, për të frenuar fluksin e emigrantëve.

Është  kryeministri danez  i cili propozon si zgjidhje ndërtimin e kampeve të azilkërkuesve.

Për këtë propozim kanë shprehur dakortësinë e tyre edhe Gjermania Austria dhe Holanda.

Kryeminisrti danez Lars Lokke Rasmussen e ka hedhur këtë propozim në një kohë kur më shumë se një milion emigrantë kaluan kufijtë e Europës.

 21 mijë azilantë mbërritën në Danimarkë vend I cili ka ndërmarrë një sër ndryshimesh ligjore.

Agjencia e lajmeve Bloomberg thotë se propozimi kryeministrit danez mund të bëhet realitet brenda disa muajsh.

Në artikullin e Boomberg theksohet se kryeministri danez nuk e ka specifikuar ende se cilat janë vendet ku pontecialisht mund të ndërkohen këto kampe.

Vëndet e BE janë duke kërkuar një shtet “i cili të mos jetë shumë tërheqës për trafikantët”.

Këtë zhvillim e  konfirmoi edhe Kancelari austriak, Sebastian Kurz, që thotë se bisedimet janë tashmë në një fazë të avancuar.

Ndërkohë agjencia e lajmeve Reuters po për këtë çështje ka publikuar një artikull ku thekson se numri i emigrantëve që mbërrijnë në Greqi janë duke u përpjekur të arrijnë Evropën Perëndimore nëpërmjet Shqipërisë. Numri i tentativave për të kaluar nga Shqipëri është rritur ndjeshëm që nga fillimi i vitit thuhet në shkrim.

Hyrja në Kroaci, një anëtare e Bashkimit Evropian dhe Malit të Zi fqinj, mbetet modeste krahasuar me vitin 2015 në Maqedoni, Serbi dhe Hungari, por po rritet me shpejtësi.

Duke cituar autoritetet shqiptare Reuters thotë se 2,311 njerëz u ndaluan gjatë pesë muajve të parë të vitit 2018, ndërsa vetëm 1,000 u arrestuan gjatë gjithë vitit 2017.

Ndërkohë, në Tiranë mediat pyetën kryetarin e PD për mundësinë e ngritjes së një kampi refugjatësh në vendin tonë. 

Një dimension i tillë kapërcen kufijtë e vendit tonë, natyrisht nuk mund të jetëkurrsesi një vendim i vetëm një personi, aq më pak, nëqoftëse kjo serviret një karamele për tëëmbëlsuar gojën e hidhur tëEuropës, nga skandalet Tahiri, Xhafaj dhe lufta e pamjaftueshme kundër drogës dhe krimit.

Lulzim Basha, kreu i Partisë Demokratike

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Eri: 08/06/2018 21:29

    Harojeni evropen o njerez keta plerat e evropes jo qe nuk na fusin po do insistojen qe kampet ti ngren ne shqiperi , dhe te na len jasht evropes edi rama kete nuk duhet ta lejoj sot eshte ngrit kryeministei Danimarkes dhe kerkon ti ngren kampet te ne , eshte ankuar italia me Gjermania holanda shume shtete ju ka vajt ne maj te hundes me emigrantet dhe duan ti cojen ne shqiperi , cohuni popull dhe mos lejoni kete gje se do pendoheni gjith jeten tuaj , une jetoj jasht dhe jam gati te vi te protestoj para kryeministris per net te gjitha n.q.se e shkon ndermend ti lejoj se duan leket qe do japin shtetet e europes

    Përgjigju
  • Desaret: 08/06/2018 20:12

    Nga kjo qeveri çdo gjë pres. I morën 3000 muxhahedinë iranianë para ca kohesh, tani për një ditë pushteti me shumë, Rama është gati ta kthejë Shqipërinë në një vend pritës për llumin e botës. Kur shqiptarët mendojnë të ikin sa më parë, Rama kërkon ta mbushi me arabë. Për fat të keq në opozitë është një kriminel, një hajdut njësoj si Rama. Pse neve shqiptarëve na kanë nëmur kaq keq xhanëm?

    Përgjigju
  • Ledio: 08/06/2018 19:25

    Ti felliqesire as mos te te shkoj ndermend ta besh Shqiperin kamp nuk ka shance te jeshi sigurt per kete!

    Përgjigju
  • Ylli: 08/06/2018 19:24

    Jo more shqiperia vend kandidat per emigrant ... ne greqi shume mire jane ... ne nuk po sistema hemi per vete... do kete kundershti nga njerezit

    Përgjigju
  • Faro: 08/06/2018 18:29

    Qe te mos jete vend TERHEQES thote lajmi. Dmthene se vendi qe do ti pranoje, do te humbe shansin per t'u bere vend EUROPIAN, sepse eshte i "denuar", sipas lajmit,te sherbeje si JO terheqes. Pra denohemi per jete, po ti pranojme. Po qeveria???????? Retrospektive: Ndaj ma ndertuan me urdher mbi 2000 xhami????? Qe te na quajne perjetesisht vend islamik? Nuk duan ta lene te ec LIRISHT, shqiptarin e shkrete. Nofken ia gjejne menjehere!!!!!!!!

    Përgjigju
  • Kafsha: 08/06/2018 17:21

    Nqs ky qelbësirë nënkupton Shqipërinë ta kthejë në kamp refugjatësh i themi se, kusuret e të tjerëve që shkaktojnë luftëra për interesat e tyre të xhepit, luftëra që shkaktojnë mjerim tek njerzimi me valë të mëdha refugjatësh, nuk do ti paguajnë shqiptarët si shkëmbim për negociata. Ne nuk e duam Shqipërinë tonë të shtrenjtë të kthehet e të bëhet kamp. Prandaj ky të mbledhi mendjen dhe nqse do kampe për refugjatë, ka Danimarka koloni të saja, toka të pabanuara andej nga i ka dhe të bëjë kampe sa ti dojë qejfi. Ne e duam vendin tonë ashtu siç na e lanë trashëgimi të parët tanë.Prandaj politikanët tanë fundërrina kanë perzyer shqiptarët në emigrim që të sjellin refugjatë? Kush i bën dhe i do këto lojra? I shpëlaftë mortja i shpëlaftë!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion