Kryeministri David Cameron 
zbulon lidhjen me Kim Kardashian

Kryeministri David Cameron <br />zbulon lidhjen me Kim Kardashian
Kryeministri britanik, David Cameron, ka lëshuar një deklaratë ‘bombastike’ dhe shumë të papritur për një pjesë të mirë të njerëzve. I pyetur nëse e ndjek reality show-n “Keeping Up With The Kardashians”, me protagoniste Kim Kardashian, Cameron është përgjigjur se bie kushëri i largët me bukuroshen armene.

Pavarësisht deklaratës së tij se Kim është kushërira e tij e 13-të, ai nuk mund ta kuptojë arsyen “pse njerëzit janë aq të interesuar rreth familjes Kardashian”. Kryeministri dhe kushërira e tij që krijoi famën përmes një videoje seksi, janë të lidhur nga një paraardhës i përbashkët, Sir William Spencer, i lindur në 1555.

I pyetur nëse do t’i pëlqente një bashkim familjar, Cameron u përgjigj: “Do të ishte bukur.” Politikani britanik ka lidhje familjare gjithashtu edhe me vetë Mbretëreshën e Anglisë.

Shpresojmë që deklarata e fundit të mos i prishë punë në jetën e tij politike. Në fakt do të ishte mirë që Cameron të merrte pak nga fama virtuale e kushërirës së tij.



Redaksia Online
(m.p/shqiptarja.com)

1/3
  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Nostalgjia e kujtimeve shqiptare vjen me Amarcord, emisioni më i ri në Report Tv

Nostalgjia e kujtimeve shqiptare vjen me Amarcord, emisioni më i ri në Report Tv