Kryeministri i Kanadasë, Justin Trudeau shpall zgjedhjet e përgjithshme

Kryeministri i Kanadasë, Justin Trudeau shpall zgjedhjet e përgjithshme

Kryeministri i Kanadasë, Justin Trudeau ka shpallur zgjedhjet federale për 21 tetor. Sondazhet kanë treguar se Trudeau do të ketë garë të ashpër për të fituar një mandat të dytë të zyrë.

Fushtata pritet të fokusohet në çëshjet e ekonomisë, përballueshmërisë dhe atyre klimatike. Kryeministri ka vizituar Guvernatorin e Kandasë, që aktualisht kryen detyrën e udhëheqësit të shtetit, në mënyrë që të nisë zyrtarisht fushatën.

Përveç tjerash ai ka thënë se “kanadezët do të votojnë edhe një herë për shtetin në të cilin duan të jetojnë”. Kanadaja ka datën fikse të zgjedhjeve federale dhe kanadezët duhet t’iu drejtohen kutive të votimit çdo katër vjet.

Fushata do të zgjasë 40 ditë apo pesë javë. Përgjatë verës, partitë rivale kanë qenë të zëshme në mesazhet e tyre ndaj publikut, duke u fokusuar në ekonomi dhe kushtet e jetesës.

Ata po ashtu kanë shtuar sulmet kundër Trudeaus, për të cilin kanë thënë se nuk ka përmbushur pritshmëritë e kanadezëve./REL

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion