Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi për Report Tv: Përgëzime Shqipërisë për arritjet në diplomacinë ndërkombëtare! Vijojmë punën për anëtarësimin në BE

Talat Xhaferi, kryeministri shqiptar në Maqedoninë e Veriut në një intervistë për Report Tv përgëzoi Shqipërinë për politikën e jashtme dhe organizmin e samitit për Ukrainën në Tiranë.

‘Nuk është për herë të parë është një samit i një niveli të tillë. Shqipëria është për tu përgëzuar që në kontekstin ndërkombëtar po arrin diplomacinë ndërkombëtare dhe e ka sjellë në Tiranë, është për ta përshëndetur.’- tha Xhaferi.

Teksa ishte i pranishëm në samit, Xhaferi u ndal edhe tek zhvillimet që priten të ndodhin e tha se do të vijohet puna për anëtarësimin në BE.

‘Ky samit është vazhdimësi i samitit paraprak në Shkup. Është vazhdimësi e punës që ne duhet të kryejmë në relacion të përfarimit të vlerave dhe parakushteve për anëtarësimin në BE-së. Është paraparë takimi me Zelenskyn me të cilin do të firmoset deklarata e bashkëpunimit mes dy vendeve, një prej punëve është nënshkrimi i përbashkët i deklaratës.’ - tha Xhaferi.

I pyetur në lidhje me zhvillimet e brendshme politike në Maqedoninë e Veriut, Xhaferi tha se qeveria ka obligim shtesë përgatitjen e zgjedhjeve.

‘Për faktin që jemi në vitin zgjedhor në prill-maj, detyrë shtesë është që qeveria të përgatisë parakushtet se zgjedhjet të jenë të lira dhe demokratike. Kushtetuta e Maqedonisë së Veriut, njeh qeverinë me të gjitha kompetencat që ka plus obligim shtesë i kësaj qeverie është përgatitja e zgjedhjeve. Në bazë të kompetencave në çdo moment mund të kontrollojë dhe të mbikëqyrë punët në qeveri. Mund të bëj të qartë se puna e ministrave është menaxhimi në institucionin përkatës.’- u shpreh Xhaferi.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale