RMV/ Kryeministri Mickovski prezanton qeverinë e re në Kuvend: Në fokus ekonomia, pensionet, vende të reja pune

Kuvendi i Maqedonisë së Veriut ka nisur një seancë maratonë ku po diskutohet mbi përbërjen e qeverisë se re të propozuar nga kryeministri i mandatuar Hristian Miskovski. Kabineti qeveritar i propozuar nga Mickovski do të ketë 24 anëtare, ku  20 prej ministrave do të jenë me portofol. Sipas dakordësisë për formimin e qeverisë së re, pesëmbëdhjetë ministra janë nga koalicioni i udhëhequr nga VMRO-DPMNE, gjashtë nga koalicioni VLEN dhe dy nga ZNAM.

Në prezantimin e programit të qeverisë Mickovski u bëri thirrje deputetëve që të tejkalohen ndarjet dhe se dallimet nuk mund të jenë më të mëdha se sa motivi për suksesin e shtetit. Sipas tij, qeveria e re do të jetë për ekonomi dhe zhvillim, pasi shumë kohë dhe energji është shpenzuar për tema të imagjinuara dhe çështje etnike, ndërsa gjendja e vendit nuk është aspak e mirë.

“Ajo që e mësojmë për gjendjen në shtet, tregon se ajo është baras me vdekjen klinike në shumë fusha të rëndësishme, e shkatërruar deri në masë të madhe, pasi institucionet janë para rrënimit të plotë dhe mosfunksionimit që nuk mbahet mend. Për këtë publiku do të njoftohet dhe nuk kam për qëllim që për gjendjen e rëndë të arsyetohem ose të ankohemi, por vendosmërisht do të përgjigjemi, sepse kjo gjeneratë nuk ka opsion mossuksesin”- tha Hristian Mickovski.

Kryeministri i ardhshëm i maqedonisë së veriut  premtoi rritjen pensioneve dhe  hapjen  55 mijë vende të reja pune, ndërsa në fokus do jenë edhe investimet në infrastrukturë. Mickovski nuk përmendi fare raportet me Bullgarinë, por u shpreh se do të angazhohet për marrëdhënie të mira me fqinjët. Ai tha se zyrtarët e rinj qeveritarë do të jenë nën monitorim dhe se do mbajnë përgjegjësi direkte para qytetareve jo partive

Sipas Rregullores së Kuvendit, seanca për prezantimin e qeverisë se pritet të zgjasë maksimumi dy ditë, dhe votimi i saj të përfundojë deri në mesnatën e së dielës. Shumica parlamentare që pritet të mbështesë qeverinë e re në parlament numëron 78 deputetë VMRO DPMNE u shpall fituese në zgjedhjet parlamentare dhe presidenciale të dy muajve më parë pas 7 vitesh qëndrimi në opozitë.

M.Q./E.H/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Dyndje për festat! 'Bien' linjat ajrore amerikane, bllokohen mijëra fluturime

Dyndje për festat! 'Bien' linjat ajrore amerikane, bllokohen mijëra fluturime