Kryeministri i Ukrainës shpall vendimin për dorëheqje

Kryeministri i Ukrainës shpall vendimin për dorëheqje

Kryeministri i Ukrainës, Volodymyr Hroysman

Kryeministri i Ukrainës, Volodymyr Hroysman, ka deklaruar se do të japë dorëheqje. Në një deklaratë televizive, ai tha se do të largohet në takimin e ardhshëm të qeverisë, më 22 maj.

Njoftimi i tij vjen pak orë pasi Volodymyr Zelensky u betua si president i Ukrainës ku më pas tha se do të shpërbejë parlamentin dhe do të mbajë zgjedhje të reja brenda dy muajsh.

Hroysman, i cili është anëtar i bllokut të ish-presidentit Petro Poroshenko, ndër të tjera tha se do të garojë në zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Kujtomë se Hroysman, ka qenë kryeministër që në prill të vitit 2016. Ai ka shërbyer më herët si kryetar i Parlamentit.

Dorëheqja e tij pason  ato të dy anëtarëve të tjerë të kabinetit: ministrit të Mbrojtjes, Stepan Poltorak, dhe të shefit të Shërbimit të Sigurisë, Vasyl Hrytsak. Të dy ata dhanë dorëheqje të hënën.

/G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Greqi/ Shkatërrohet banda e drogës, kapen 12.7 kg heroinë dhe 60 gr kokainë! 6 të arrestuar, mes tyre 2 shqiptar

Greqi/ Shkatërrohet banda e drogës, kapen 12.7 kg heroinë dhe 60 gr kokainë! 6 të arrestuar, mes tyre 2 shqiptar