Nuk mund të ishte veçse në Bruksel vizita e parë e Kryeministrit Italian Giuseppe Conte, dëshmitari kryesor i një krize prej së cilës doli sërish si kryeministër i një maxhorance pro europiane.
Kryeministri italian takoi disa nga drejtuesit e institucioneve evropiane, përfshirë presidenten e zgjedhur të Komisionit Evropian Ursula Von Der Leyen.
Siç edhe shkruan në Facebook, Conte shpreson të gjejë në Bruksel konvergjencë për rishikimin e Paktit të Stabilitetit që i lejon qeverisë italiane të bëjë më shumë investime publike.
"Nuk po themi se ne nuk duam t'i mbajmë llogaritë financiare në rregull, nuk po themi se qëllimi ynë nuk është ulja e borxhit, por ne duam ta bëjmë atë me një rritje të arsyeshme ekonomike dhe me investime prodhuese" - tha para gazetarëve Conte
Emërimi i Paolo Gentiloni si Komisioner për Çështjet Ekonomike të bën të mendosh se Komisioni i Bashkimit Europian do të jetë më shumë se fleksibël me Romën, por ende nuk dihet qëndrimi i Vladis Dombrovskis, Nënkryetar i Komisionit për Ekonominë, një ‘skifter’ i llogarive publike. Letonezi personifikon ashpërsinë e vendeve të Veriut të Europës, që nuk janë të prirur të bëjnë lëshime.
Emigracioni ishte gjithashtu në qendër të bisedimeve. Roma kërkon përpilimin e një mekanizmi të ri efektiv për shpërndarjen e migrantëve midis vendeve anëtare.
"Ka vetëdije se ata që nuk marrin pjesë do të preken dukshëm financiarisht - thotë Conte - Nëse jemi në Evropë padyshim që të gjithë duhet të marrin pjesën e tyre të emigrantëve dhe për këtë arsye nevojitet një mekanizëm solidariteti”.
Roma dhe Brukseli ndërsa po tentojnë të gjejnë harmoninë mes tyre, shumë problem të akumuluara që presin zgjidhje konkrete, kanë nevojë dhe për mbështetjen e kryeqyteteve të tjera evropiane.
Sondazhi i ditës:
23 Dhjetor, 23:33
Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
15.2%
-
Të gabuar
81.4%
-
Nuk e di
3.4%
Vota total: 4397
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Vjosa Osmani e zemëruar me BE pas samitit të Ballkanit Perëndimor
19 Dhjetor, 11:17
-
Kupa e Ligës, Liverpool e Arsenal në gjysmëfinale! Atalanta dhe Roma goleadë në Itali (VIDEO)
19 Dhjetor, 10:51
-
Samiti/ Rama: Një ditë afrimi i mëtejshëm me Europën, u mbështet fuqimisht plani ynë me KE për mbylljen e negociatave në fund të vitit 2027 (FOTOT)
19 Dhjetor, 09:00
-
Samiti BE-Ballkani Perëndimor, Costa: Duhet të krijojmë kushtet për zgjerim, por integrimi në bazë të meritës! Von der Leyen: 300 mln euro për reformat
18 Dhjetor, 20:25
-
Juventus rigjen shkëlqimin, Koopmeiners dhe Gonzales supergola! Sonte dy sfida për 1/8 e Kupës (VIDEO)
18 Dhjetor, 12:19
-
BE nis hetimet për TikTok dhe zgjedhjet në Rumani
17 Dhjetor, 15:28
-
GOLAT/ Milani s'feston në 125 vjetorin e klubit, Genoa e ndal 0-0! Leçe fiton 2-1 me perlën e M. Berishës, Roma e bën dramë në Como
15 Dhjetor, 22:43
-
Europa League/ Lazio i jep leksion Ajaxit në Amsterdam dhe merr kreun, fitojnë Roma e Anderlecht! Një skuadër eliminohet dy javë nga fundi
13 Dhjetor, 09:01
-
Shefi i NATO-s ‘shpreson për një tranzicion paqësor’ në Siri, pas rënies së regjimit të Assadit
10 Dhjetor, 08:30
-
Serie A/ Juventusi shmang turpin në shtesë, barazon 2-2 në shtëpi kundër Bolognas! Roma fiton 4-1 kundër Leçes
7 Dhjetor, 20:12
-
Heronjtë kanë emër, si Danilo Cataldi shpëtoi Edoardo Boven te Fiorentina dhe mësimet nga Lazio! Muaj më parë rivalë në fushë
3 Dhjetor, 14:12
-
GOLAT/ Atalanta me Gjimshitin në fushë mposht Romën 0-2 dhe sheh ëndrra titulli! Kryeqytetasit në krizën që s'ndodhte prej 16 vitesh
3 Dhjetor, 08:33