Foto: Benjamin Netanyahu

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu tha se Izraeli do të vazhdojë të sulmojë Hezbollahun "kudo që të jetë e nevojshme".

Izraeli ka deklaruar më parë se armëpushimi 2 javor SHBA-Iran nuk e përfshin Libanin, megjithatë Irani thotë se sulmet e vazhdueshme të Izraelit kundër Libanit barazohen me një "shkelje të rëndë" të marrëveshjes .

“Mesazhi ynë është i qartë: Kushdo që vepron kundër civilëve izraelitë do të jetë në shënjestër. Ne do të vazhdojmë të sulmojmë Hezbollahun kudo që të jetë e nevojshme, derisa të rivendosim sigurinë e plotë për banorët e veriut", tha Netanyahu.

Deklarata e tij erdhi pasi Forcat Mbrojtëse të Izraelit (IDF) njoftuan vrasjen e Ali Yusuf Harshi , sekretarit dhe nipit të sekretarit të përgjithshëm të Hezbollahut, Naim Qassem.


Lajmi kryesor:

Marrëveshja SHBA-Iran ‘në fije të perit’, Trump: E respektoni ose sulmet do të jenë më të mëdha! Hormuzi ende i mbyllur!