Kryeministri Kurti mirëpret qytetarët e Bosnjës, vizitorët e parë pa viza në Kosovë

Kryeministri Kurti mirëpret qytetarët e Bosnjës, vizitorët e parë pa viza në Kosovë

Kryeministri Kurti me qytetarë nga Bosnja

KOSOVË - Kryeministri i Kosovës Albin Kurti sot ka pritur delegacionin e qytetarëve boshnjakë dhe shqiptarë nga Bosnja dhe Hercegovina të cilët udhëtuan pa viza, me letërnjoftim për herë të parë në Republikën e Kosovës si rezultat i Samitit të Berlinit të cilin zotim e vuri në jetësim Qeveria e Republikës së Kosovës nga dita e parë e vitit 2025.

Në këtë udhëtim të parë  i cilësuar historik ishin 30 qytetarë të cilët pjesa dërmuese e tyre janë për herë të parë me emocione u deklaruan që për ta është ditë e veçantë, meqë disa syresh po vijnë në tokën e tyre stërgjyshore falë mundësisë së krijuar nga Qeverisa e Kosovës për qytetar shtetas të Bosnjës dhe Hercegovinës. Pa dallim gjenerate të rinj apo të moshuar, emocionet ishin të përziera tek ata, ndërsa njëri prej tyre tha se për 73 vjet moshë sa kishte mbushë sot, kjo ishte ditëlindja e tij e veçantë.

Me mundësi të krijimit të lehtësive për qarkullim të lirë të qytetarëve në të ardhmen edhe për qytetar Kosovar në drejtim të Bosnjës dhe Hercegovinës dhe shpresës për shkëmbim shkencor, kulturor, sportiv, familjar etj. nga sot fillon jetësimi i një ambicie qytetarie pro perëndimore për qarkullim të lirë të qytetarëve të Bosnjë dhe Hercegovinë me Kosovën u tha me këtë rast. /rtk

G.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord me vendimin e gjykatës për detyrim paraqitje të Berishës?



×

Lajmi i fundit

Bird Strike: Pse përplasjet me shpendët janë rrezik për avionët?

Bird Strike: Pse përplasjet me shpendët janë rrezik për avionët?