Vlorë/ Humbi në Karaburun, gjendet pas 24 orësh turistja austriake (VIDEO)

Vlorë- Gjendet pas disa orë kontrollesh nga Policia Kufitare, Delta Force dhe agjencia e ADZM, është arritur të gjendet pasditen e sotme (4 Janar), turisja austriake, e cila kishte humbur kontaktet që prej mbrëmjes se djeshme.

Policia e Vlorës bëri me dije se 45-vjeçarja u gjet midis “Gjirit te Anglezit” dhe “Gjirit të Gramës”, në gadishullin e Karaburunit.

Turistja mësohet se gëzonte një gjendje të mirë shëndetësore, teksa është shoqëruar me gomonen e policisë drejt Vlorës, për kontrolle të mëtejshme dhe marrje në pyetje.

Shtetasjae austriake, humbi kontaktin me autoritetet dhe grupin e saj që nga pasditja e djeshme (3 Janar), ndërsa ndodhej në një guidë në gadishullin e Karaburunit. E njohur për terrenin e ashpër dhe natyrën e egër, zona është kthyer shpeshherë në sfidë për vizitorët e papërgatitur, duke përfshirë edhe raste të tilla si ky.

Pas raportimit të rastit, forcat e zonave të mbrojtura dhe policia kufitare janë mobilizuar menjëherë për kërkime intensive. Burime nga autoritetet bënë me dije se pozicioni i saj ishte lokalizuar në afërsi të Gjirit të Gramës, një nga destinacionet më të izoluara, por edhe më të bukura të Karaburunit.

Karaburuni, i cili mbrohet si pjesë e parkut kombëtar, mbetet një thesar natyror, por gjithashtu një zonë ku turistët shpesh përballen me vështirësi, veçanërisht kur dalin jashtë shtigjeve të njohura. Ndërkohë sipas specialistit të zonave të mbrojtura Nexhip Hysolakoj, specialist pranë zonave të mbrojtura, bën me dije se në 2024 ka pasur shumë raste të turistëve të cilët humbin kontaktet apo orientimin.

Fatmirësisht thotë se janë dy qendra vizitorësh që mund të marrësh informacione, teksa ka edhe guida të certifikuara që e njohin terrenin shumë mirë.

Sipas Hysolakoj, turistët duhet gjithmonë të kenë një udhërryfyes pasi në territoret tona ka dhe kafshë ëe egra. Edhe pse deri tani s’ka pasur ndonjë sulm të tillë turistët duhet të tregojnë kujdes në vendet që shkojnë për të eksploruar.

Xh.K/S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Marti: 04/01/2025 16:37

    Shume shkurre e pyje e ullinj ka Karaburuni dhe riviera jone. Humbasin turistet…. Ndaj mezi presim qe shoku Rama ta qethe e rruaje mire territorin andej me banden zhvatese strategjike e te “shpetojme” nga humbja neper shkutret e bregut

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord me vendimin e gjykatës për detyrim paraqitje të Berishës?



×

Lajmi i fundit

Fier/ Besimtarët ortodoksë festojnë ditën e 'Ujit të Bekuar', kryqi hidhet në shatërvanin e qytetit dhe kapet nga një 17 vjeçar

Fier/ Besimtarët ortodoksë festojnë ditën e 'Ujit të Bekuar', kryqi hidhet në shatërvanin e qytetit dhe kapet nga një 17 vjeçar