Kryeministri i Luksemburgut në Tiranë, Rama: Avokati ynë për çeljen e negociatave! Bettel: Keni bërë progres, Shqipëria duhet në BE (VIDEO)

TIRANË- Në 100 vjetorin e njohjes së Shqipërisë nga Luksemburgu, kryeministri Xavier Bettel zhvilloi një vizitë zyrtare në Tiranë, ku u prit me ceremoni shtetërore nga kreu i qeverisë Edi Rama. Rama dhe Bettel mbajtën një konferencë të përbashkët për shtyp ku vlerësuan marrëdhëniet e mira mes dy vendeve, ndërsa Rama kishte një falënderim të veçantë për Bettel për të gjithë mbështetjen që i ka dhënë Shqipërisë në rrugëtim e saj drejt integrimit Europian. Rama tha se Bettel është avokati ynë në institucionet ku Shqipëria nuk ka pasur zë.

"Në të gjithë rastet kryeministri ka qenë avokat i yni edhe ku ne nuk kemi qenë të pranishëm", tha Rama. 

Nga ana tjetër Bettel vlerësoi përparim e Shqipërisë, duke thënë se vendi ynë ka bërë progres, por ka ende shumë punë përpara për të bërë. Bettel dha edhe arsyen përse u bë ‘avokati’ i Shqipërisë në procesin e çelës së negociatave. Ai tha se na mbështeti për shkak se vendet që kanë plotësuar kushtet nuk duhet të mbahen peng i integrimit arsye të politikave kombëtare. 

Ai theksoi se kur një vend i ka bërë detyrat duhet të thuhet po dhe të ecet përpara. Kryeministri Luksemburgut tha se ky është vetëm fillimi i rrugës, ndërsa Shqipëria duhet të bëhet pjesë e BE dhe duhet të nisin gradualisht hapat që vendi ynë të marrë pjesë në mënyrë aktive.

"Kur detyrat janë bërë duhet të thuash po janë bërë dhe duhet të ecim përpara. Për mua është e rëndësishme që për arsye të dukshme arritën të gjenim një marrëveshje dhe të bënim përpara. Ky është fillimi i rrugës", tha Bettel. 

Në fokus të diskutimeve mes Ramës dhe Battel kanë qenë edhe lufta në Ukrainë, situata në rajon, turizmi, por edhe investimet e kompanive nga Luksemburgu në Shqipëri. Bettel tha se Kosova dhe Serbia duhet të gjejnë gjuhën e përbashkët për tu ulur tensionet dhe të gjejnë një zgjidhje.

Ndalur në investimet e kompanive nga Luksemburgu, Rama tha se kompanitë kanë filluar të interesohen për rajonin deh prandaj duhet t’i ftojnë që të investojnë në vendin tonë, ndërsa Bettel e ftoi në një vizitë në Luksemburg për t'i bidnur kompanitë.

FOTO +VIDEO nga pritja zytare

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 11:23
Rama në konferencë me Bettel: Procesin e negociatave duhet ta bëjmë për veten tonë, jo për BE-në!

Shqipëria nuk po kërkon që të përshpejtojë procesin e anëtarësimit në Bashkimin Evropian, duke “përfituar” nga situata e krijuar në Ukrainë. Kështu u shpreh kryeministri Edi Rama gjatë një konference për shtyp me kryeministrin e Luksemburgut, Xavier Bettel, ku theksoi se procesi i negociatave është një proces për veten tone, që do e ndihmojë Shqipërinë në mbushjen e kritereve, e se nuk po e bëjmë për Europë.

“Unë i qëndroj asaj që ne i kishim bërë të gjitha detyrat e shtëpisë e merrnim refuzim pas refuzimi. Nuk po kërkojmë të bëhemi anëtarë të BE-së, por të hapim negociata. Procesi i negociatave është një proces që duhet ta bëjmë për veten tonë, jo për Luksemburgun. Do të na ndihmojë për përmbushjen e të gjitha kritereve. Ne të ndërtojmë shtetin evropian në vendin tonë dhe të jemi pjesë e familjes evropiane si vend europian. Ne nuk kemi arsye të kërkojmë përshpejtime artificiale për shkak të luftës në Ukrainë. Unë edhe në Kiev e thashë që uroj që ukrainasit statusin e kandidatit të mos e marrin si futje në BE pasi kërkon një kohë të gjatë, por mendoj se për shkak të kësaj situate mendoj se bashkërisht duhet të përshpejtojmë procesin e afrimit politik, me atë që Macron e quan bashkëpunim i ri politik. Ne kemi idetë zona, po punojmë edhe me qeverinë holandeze për një propozim si mund të bëhet ky thellim, ky është një proces që mund ta përshpejtojnë po jo anëtarësimi. Detyrat tona i bëjmë për veten tonë. Kur i bëjmë, do themi jemi gati”, u shpreh Rama.

Bettel, nga ana e tij, tha se negociatat me BE-në për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut nuk u #përshpejtuan për shkak të luftës në Ukrainë, por sepse dy vendet plotësuan kriteret.

Mund të punojmë më ngushtësisht, por për hir të situatës nuk duhet të kapërcejmë kriteret e Kopenhagënit. Shqipëria dhe RMV nuk i hapen negociatat për shkak të luftës në Ukrainë, por sepse plotësuan dhe respektuan kriteret”, tha ai.

Ora 11:15
Kryeministri i Luksemburgut: Shqipëria ka bërë progres, por ka ende rrugë përpara

 

Kryeministri i Luksemburgut tha se është i lumtur që më në fund iu hapën negociatat Shqipërisë. Ai tha se vendi ynë ka bërë progres, por ka ende shumë rrugë përpara.

“Rruga që keni bërë nga ajo kohë është për ta inkurajuar. Ka ende potencial për marrëdhëniet tona. Kemi firma që po investojnë në rajon, është e rëndësishme që kur të bëjnë zgjedhjet. Shqipëria të jetë zgjedhje. Duhet të vish në Luksemburg për ti bindur palët që të vijnë këtu. Kemi hapur negociatat e anëtarësimit në BE dhe duhet t’iu them që ka shumë gjëra që më motivuan për të bërë avokatin. Nuk mund të mbahen peng për arsye të politikave kombëtare.

Gjëja e dytë, Edi është dikush që i thotë gjërat. Nuk mund të ngushëllojmë kur na kërkoi diçka, është sikur të vësh një fradë dhe kufirin ta shtysh më shumë. Kur detyrat janë bërë duhet të thuash po janë bërë dhe duhet të ecim përpara. Për mua është e rëndësishme që për arsye të dukshme arritën të gjenim një marrëveshje dhe të bënim përpara. Ky është fillimi i rrugës. Folëm sesi mund të bëjmë që Shqipëria të marrë pjesë në mënyrë më aktive. Në këtë para familje, jo thjesht sallë pritjeje të gjejmë forma sesi mund të marrë pjesë”, tha ai.

Ora 11:14
Kryeministri i Luksemburgut: Jemi të lumtur për mbështetjen e Shqipërisë ndaj Ukrainës! Nga miqësia dhe bujaria jemi të barabartë

 

 Kryeministri Luksemburgut ka falënderuar Shqipërinë për mbështetjen e saj me Ukrainën dhe për problematikat e rajonit së fundmi.

Kryeministri u shpreh se pas Buchës situata në Ukrainë ishte e tmerrshme dhe e neveritshme dhe nuk mund të kishe një komunikim normal me presidentin Putin.

‘E di që Kosova e Serbia duhet të ecin para nuk duhet t’ia lejojnë vetes konfliktet shtesë. Folëm edhe për Ukrainën sepse kjo lidhet me demokracinë me vlerat tona. Sa kohë do ti lejomë vetes një zgjidhje pa zgjidhjeje. Jam i kënaqur që me Ramën ne bëjmë pjesë me ata që mbështesin Ukrainën sepse shpresa është e rëndësishme.

Mendoj edhe për miqtë e mi ukrainas, unë dikur pata komunikime me të dy liderët edhe me Zelenskyn dhe Putinit. Por kur pashë Buchën, atë kasaphanë unë nuk mundesha më! Njerëz që qëlloheshin me një plumb në kokë dhe me e neveritshmja, ushtarët që u dekoruan. Nuk mund ta shihja këtë.

Kështu që e falenderojmë Shqipërinë. Për nga miqësia dhe bujaria jemi të gjithë të barabartë, ta dimë që vetëm avancoj shumë shpejt por bashkë shkojmë më larg.’- tha ai.

Ora 11:08
Vizita e Xavier Bettel në Tiranë, Rama: Përkon me 100-vjetorin e njohjes së Shqipërisë nga Luksemburgu

 

Vizita e kryeministrit të Luksemburgut Xavier Bettel në Tiranë përkon me 100-vjetorin e njohjes së Shqipërisë nga Luksemburgu

Ora 11:05
Rama Dëshirojmë të kemi aktivitet të bizneseve këtu, kompanitë luksemburgeze të interesuara për rajonin

 

Kryeministri Rama ka ndarë në konferencën për media tematikat e bisedimeve me homologun e tij luksemburgez. Ai e falenderi për ndihmën e pakursyer ndaj Shqipërisë.

‘Tanimë ne jemi në procesin e negociatave, kemi  folur për konfliktin dhe ndajmë të njëjtin qëndrim për agresionin rus. Kemi folur për vijimësinë  e procesit  të për afrimit politik mes bashkimit evropian dhe vendeve që negociojnë për të. Kemi diskutuar edhe për marrëdhëniet bilaterale sepse Luksemburgu është vend i vogël por njëlloj si floriri me një peshë shumë të madhe.

Ne këtu dëshirojmë të kemi një aktivitet të bizneseve këtu, kompanitë luksmburgez kanë filluar të interesohen për rajonin. Dhe është e rëndësishme që ne ti ftojmë, duke kapërcyer atë barrierën që i dëmton dëmton të tjerët të vijën në Shqipëri kur s’ka qenë asnjëherë dhe e kanë për herë të parë. Në Luksemburg ka një pakicë shqiptare shumë të nderuar, kryeministri flet me një respekt shumë të madh për ta. Dua ta mbyll fjalën për kryeministrin dhe interesimin e tij të posaçëm për rajonin, është e rëndësishme të kuptohet që Luksemburgu  në tryezën në BE është i rëndësishëm. Dhe përpjekja për të nxitur, bashkëpunimin rajonal, targat e Serbisë dhe Kosovës, për të nxitur politikë sa më stabël në Malin e Zi janë pjesë e agjendës të Luksemburgut dhe kryeministrit.  Dua ta falënderoj për ndihmën e pakursyer në Shqipëri dhe ndihmën në BE për çeljen e negociatave të Shqipërisë.’- tha Rama.

Ora 10:57
Rama në konferencë me kryeministrin e Luksemburgut: Mbështetja jonë më e madhe për çeljen e negociatave, ka qenë 'avokati' ynë

 

Kryeministri Edi Rama në konferncën për hstyp me kryeministrin e Luksemburgut Xavier Bettel dhe se ai ka qenë mbështetja më e madhe e Shqipërisë dhe Maqedinisë së Verut për çeljen e negociatave. Rama tha se ai ka qenë avokati i Shqipërisë në institucionet ku ne nuk kemi pasur zë.

Një mik i çmuar jo sepse fjalët e bukur duhen thënë pasi i kërkon politesa e rastit, por sepse Luksemburgu dhe kryeministri personalisht kanë qenë ndër mbështetësit më të zëshëm të Shqipërisë dhe Maqedonisë për çeljen e negociatave. E falënderoj përsëri dhe dua ta falënderoj publikisht për faktin që në të gjithë rastet kryeministri ka qenë avokat i yni edhe ku ne nuk kemi qenë të pranishëm. Dua ta falënderoj që mbajti fjalën me një vonesë relative për të vizatuar Shqipërinë, më vjen mirë që kjo vizitë përkon me një vit të veçantë me historinë e marrëdhënieve tona me Luksemburgun, 100 vjet nga njohja që leuk i bëri shtetit shqiptar.

Ora 09:56
VIDEOLAJM/ Kryeministri i Luksemburgut në Tiranë, zgjatet në majë të gishtave gjatë fotos zyrtare me Ramën

Kryeministri i Luksemburgut Xavier Bettel u prit me ceremoni shtetërore nga kryeministri Edi Rama. Teksa Rama dhe Bettel po bënin foton zyrtare, Bettel me humor u zgjat në majtë të gishtave për të arritur Ramën.


1661500212_Sequence03.00150412.Still054.jpg

SI.E./M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Populli: 26/08/2022 20:01

    Hajde jeto ne Shqiperi meqe kemi bere progress. Pse svjen. Diell, Uje, Cte te them. Hajde. Por kjo Qeveri Mafieeeee me e fort se Kina. Se kan nje popull te vobekt. Hajde jeto

    Përgjigju
  • Shishtaveci: 26/08/2022 14:59

    Vec Flamur Noka e ban ket vend! Eshte intelektuali ma i madh qe ka njoh historia

    Përgjigju
    • Jon: 26/08/2022 17:33

      Hahaha shum e verten

  • vora: 26/08/2022 14:50

    vendi yne po zhvillohet jasht mase respekte

    Përgjigju
  • wendi: 26/08/2022 14:40

    jeni ne rrugen e duhur z.rama perpara keto do i japin nje perpari shum te madhe

    Përgjigju
  • nertil: 26/08/2022 14:30

    shume krenare per kryeministrin tone sepse po ben nje pune goxha te mire

    Përgjigju
  • Orsi: 26/08/2022 13:23

    Po ecim shume perpara me keto takime

    Përgjigju
  • Altin: 26/08/2022 13:22

    Shqiperia po zhvillohet shume fale jush

    Përgjigju
  • Olsi: 26/08/2022 13:19

    Sa me shume lajme pozitive ishalla

    Përgjigju
  • Skllavopronari shqipfoles: 26/08/2022 13:09

    Bravo, sklleverit e mi! Nje kocke per cdo koment ku shtireni si servila te Rames! Efharisto!

    Përgjigju
    • Arbërori: 26/08/2022 14:25

      Edvin shkjau shqipfolës e luan trashigimtarin e Enver diktatorit me pordh e Gënjeshtra, e ju o ”populli im hani bar”!

  • landi: 26/08/2022 12:45

    shqiperia e meriton vleresimin per shkak se ka bere progres , nuk je mi akoma aty ku duhet por drejt asaj rruge jemi

    Përgjigju
  • genci: 26/08/2022 12:43

    luxemburgu nje nga shtetet themluese te BE i jep mbeshtetjen shqiperise , gje mjaft pozitive per shqiperine bravoo

    Përgjigju
  • Ergi: 26/08/2022 12:42

    Ishalla kemi sa me shume lajme pozitive nga ky takim

    Përgjigju
  • Gazi: 26/08/2022 12:13

    Nje mbeshtetje shume e madhe per ukrainen dhe shume solidaritet per ta

    Përgjigju
  • Nora: 26/08/2022 12:12

    Nje takim shume i rendesishem per vendin tone

    Përgjigju
  • Tea: 26/08/2022 12:11

    Jemi gjithmone ne mbeshtetje te ukraines dhe shpresoj shume qe ajo lufte e errshme te mbaroje sa me shpejt

    Përgjigju
  • Klaus: 26/08/2022 12:07

    Do vazhdojme ta mbeshtesim deri ne fund

    Përgjigju
  • Eldi: 26/08/2022 12:07

    Vertet per tu admiruar mbeshtetja jon per ukrainen

    Përgjigju
  • Olsi: 26/08/2022 12:06

    Me vjen shum mir per mbeshtetjen qe i keni falur ukraines

    Përgjigju
  • maris: 26/08/2022 12:06

    ky ishte nje takim shume i rendesishem qe i sherben shume vendit tone

    Përgjigju
  • Fredi: 26/08/2022 12:06

    Te pakten edhe kryeministri i luksemburgut e vlereson mbeshtetjen tone

    Përgjigju
  • Lea: 26/08/2022 12:06

    Nje vend si dhe dhe pse i vogel i ka falur mbeshtetje vendeve te tjera

    Përgjigju
  • Arber: 26/08/2022 12:05

    E kemi mbeshtetur ukrianen dhe vazhdojme ta bejme

    Përgjigju
  • Eva: 26/08/2022 12:01

    Iu ka hije krah per krah liderave te medhenj, takime te tilla jan shume te vlefshme

    Përgjigju
  • Besmira: 26/08/2022 12:00

    100 vite njohje dhe shume te tjera bashkpunimi qe do vijn nga pas. Jemi te lumtur qe organizoni takime te tilla ne te mire te vendit

    Përgjigju
  • stiv: 26/08/2022 12:00

    falenderim shume te madh per luksemburgun per mbeshtetjen qe po na jep

    Përgjigju
  • Martin: 26/08/2022 11:59

    Jan te tilla marrdhenie ato qe do na ndihmojne dhe ne vijim me antaresimin tone ne BE

    Përgjigju
  • Bravo: 26/08/2022 11:59

    Bravo I qoftë Edit se prej tij sot Europa na vlereson dhe me investimet e reja dhe reformat e reja mendoj që do jetë Edi ai që do prese shiritin për në EU duke mbetur në histori !

    Përgjigju
  • Fitim: 26/08/2022 11:54

    Nje luft e paprecedent e cila po shkakton viktima dhe vuajtje

    Përgjigju
  • Deo: 26/08/2022 11:53

    Dhe pse jemi vend i vogel gjithmon e kemi treguar mbeshtetjen dhe perkrahjen ndaj popullit ukrainas

    Përgjigju
  • Roi: 26/08/2022 11:52

    Ne situaten qe ukraina ndodhet mbeshtetja dhe solidaritet eshte gjeja e vetme qe mund ti japim

    Përgjigju
  • alma: 26/08/2022 11:50

    shqiperia ka perparuar shume fale marreveshjeve te mira me shtetet fqinje

    Përgjigju
  • enejd: 26/08/2022 11:41

    mw ne fund shqiperia po vleresohet ashtu sic duhet nga vendet e tjera dhe po ze vendin e vet ne europe

    Përgjigju
  • Miri: 26/08/2022 11:41

    shpresojm me te mirat nga ky takim i rendesishem

    Përgjigju
  • Alban: 26/08/2022 11:40

    Shume mire qe na vleresojne keshtu fale punes qe esh bere keto vite me Shqiperine se e meritojme te njihemi nga vendet e tjera ne kete menyre

    Përgjigju
  • Real: 26/08/2022 11:40

    Shqiperia me 270€ rrogë i duhet BE ????????

    Përgjigju
    • Lumi Buna: 26/08/2022 18:46

      Po por edhe me plot lumenj e dyta në Europë për lumenj ! Europa nuk do Shqiptarët por shqiperine besoj do ta keni kuptuar, ngaqe eshte vend i Bukur Albania e duan se po te ishte vend shkretetirë do kishim ngecur tek kapitulli 1 gjithë mijëvjeçarin…

    • Ladi: 26/08/2022 12:35

      Te Lumt goja,Edhe me emigrant me gomone ne France

  • Goni: 26/08/2022 11:37

    Kemi pare qe shume lidera te tjere kane ardhur ne vendin tone dhe kane bashkepunuar e per kete merite eshte e kryeministrit Edi

    Përgjigju
  • Joni: 26/08/2022 11:36

    Me vjen mire kur shohim se sa shume lidera te vendeve te tjera e vleresojne vendin tone

    Përgjigju
  • Henri: 26/08/2022 11:35

    Te gjithe e kane pare sa ka ndryshuar Shqiperia dhe prandaj e meriton te jete ne BE sa me pare

    Përgjigju
  • Bora: 26/08/2022 11:28

    Se dija qe na ka mbeshtetur qe ne fillim luksemburgu por bravo i qofte vertete keshtu miqsh na duhen

    Përgjigju
  • Ana: 26/08/2022 11:27

    Ku ka me mire se sa te vleresoje nje figure e nje shteti kaq te zhvilluar si luksemburgu bravo

    Përgjigju
  • Besa: 26/08/2022 11:26

    Keshtu po qe ndertohen mardhenie te mira me shtete si luksemburgu qe besojne ne aspiratat tona per ne be

    Përgjigju
  • bima: 26/08/2022 11:21

    me te vertet nqs shikoj po na vine shume njerez te rendesishem te vendeve me pesh ne europ

    Përgjigju
  • tima: 26/08/2022 11:20

    me vjen mir qe kemi akoma afrimitet me luksemuburgun dhe akoma me te afer akoma

    Përgjigju
  • Labushi: 26/08/2022 09:38

    Ca eshge ky rrot i veshur si idiot ky me stilitstat e tij zot na ruajtsh

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Shtëpia e Bardhë: Rënia e Aleppos, shkak i varësisë së Assad nga Rusia e Irani

Shtëpia e Bardhë: Rënia e Aleppos, shkak i varësisë së Assad nga Rusia e Irani