Kryeministri malazez: Po të isha kryeministër në 2008, nuk do ta njihja pavarësinë e Kosovës

Kryeministri malazez Zdravko Krivokapic , në një intervistë për "Blic" të Beogradit, tha se çështja e Kosovës, për një pjesë të malazezëve, është një çështje emotive dhe se një pjesë e malazezëve mendojnë se ajo është pjesë e patjetërsueshme e Serbisë.

“Kjo pjesë e njerëzve tanë do të mendojnë ashtu, pa marrë parasysh çfarë do të jetë në fund marrëveshja ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës. Nëse do të kisha qenë unë kryeministri i Malit të Zi, në kohën kur Mali i Zi ende nuk e kishte njohur Kosovën, kurrë nuk do të isha pajtuar që ajo të ndodhte. Por gjithçka ka përfunduar para se të vij unë në qeveri edhe para kësaj qeverie ”, ka thënë Krivokapiç.

I pyetur nëse ata do të merrnin vendimin tani për të tërhequr njohjen e pavarësisë së Kosovës, ai u shpreh se do të dëshironte të ndodhte një gjë e tillë por është diçka e bazuar në dëshira.

S.M./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    A është i pranueshëm për ju përdorimi i të dhënave personale nga një parti politike?

Komento


×

Lajmi i fundit

John

Klima konfliktuale, alibia e fundit për të justifikuar humbjen