Rama: Do të modernizojmë administratën, godinë e re për parlamentin! Braktisja e territorit nuk është opsion, kemi detyrim ndaj atyre që na besuan 83 mandate
Kryeministri Edi Rama bëri me dije planin për modernizimin e administratës së Kuvendit në aspektin teknologjik si dhe të godinës. Bëhet fjalë për një godinë të re me më shumë hapësirë dhe energji pozitive për vijim e punës së deputetëve.
Rama thotë se braktisja e territorit nuk është një opsion dhe se është detyrim i secilit për të dalë përpara qytetarëve që u besuan votën në vitin 2027, për t’i dhënë lajmin se negociatat me BE janë mbyllur.
“Aspekti i ndryshimeve brenda për brenda pushtet legjislativ, që e filluam me komisionet, qoftë nga kryetrarët e komisioneve, anëtarët për të diskutuar, do dëgjojmë se çfarë opinioni keni lidhur me këtë formulë të re që kemi me ndarjen e komisioneve dhe duhet ta vazhdojmë me administratën e kuvendit e cila themi se kemi kohë që duhet të modernizohet dhe duhet të mbështet nga një transformim i rëndësishëm teknologjik dhe nga ana tjetër duhet sigurisht të vendosim edhe piketat me një kalendar të qartë për godinën e re të Kuvendit të Shqipërisë, këto shkojnë bashkë me një drejtim, asnjëra nga këto nuk pengon një pjesë të madhe të punës që bëjmë, por këto bashkë ndihmojnë për ti dhënë më shumë hapësirë dhe energji pozitive punës së deputetëve dhe duhet të mos e ndërpresim punën që filloi shumë mirë pas zgjedhjeve në territor.
Ribraktisja e territorit nuk duhet dhe nuk do mund të jetë një opsion për këtë grup parlamentar. Sa i përket kësaj do flasim në asamblenë e ardhshme kombëtare së shpejti, por dua ta theksoj pasi besoj se 83 mandatet e kërkojnë këtë me një ngulm të panjohur më parë, 83 mandate imponojnë shumë gjëra për këtë forcë politike, duke nisur nga detyrimi që fundin e 2027-ës ne të dalim para atyre që na i dhanë 83 mandate dhe tu themi që ne e bëmë atë për të cilën u kërkuam votën, i mbyllëm negociata me BE, i mbaruam detyrat tona, pastaj detyra tjetër është pjesa e këmbënguljes poltike", tha Rama.
Lajmi kryesor:
‘Siguria ushqimore, e ulët’, Rama: Po përpiqemi të negociojmë me BE plotësimin e kushteve deri në 5 vite pas anëtarësimit! Porosi grupit të PS: Mos falni askënd










