Kryeministri Edi Rama deklaroi se Hamasi ishte fajtori për vuajtjet e popullit në Gaza dhe se pa çarmatosjen e tij, asnjë paqe nuk mund të zgjasë dhe nuk mund të arrihet.
Në parlamentin izraelit, Rama tha se tunelet e torturës në Gaza, duhet të ruhen si dëshmi paqeje.
"Më lejoni t’iu marr me vete shumë larg me Jerusalemin, në qendër të Tiranës, është një tunel në qendër të Tiranës, ndërtuar për të torturuar armiqtë e popullit, ose për t'u strehuar nga ndonjë sulm i ndërtuar nga një regjim që kishte frikë çdo dritë lirie. Kjo memorie më ka bërë gjithnjë që të kem. Më ka ardhur keq që shumë media e kanë përshkruar Gazën si burg në qiell të hapur, por kanë dështuar të sjellin në vëmendje kush është xhelati atje, fajtori është Hamasi dhe askush tjetër.
Prandaj, derisa Hamasi të çarmatoset dhe të çmontohet, asnjë paqe nuk mund të zgjasë dhe nuk mund të arrihet. Sot, ai tunel që ju fola pak më parë, në Tiranë është transformuar në një hapësirë dedikuar viktimave, të atyre që ndërtuan tunelin. Në ato tunele që Hamasi, vrau, torturoi pengjet izraelite, do të ruhen si pjesë e rikonstruktimit dhe rindërtimit të Gazës që të jetë dëshmi e paqes afatgjatë që mund të arrihet dhe si shembull e memories kolaktive që nuk duhet të harrojë dhe të sjellë vuajtjet e izraelitëve dhe palestinezëve. Uroj që trupat e vrarë nga Hamasi të jenë si qirinj të ndezur dhe si shenjë e përjetshme, e paharruar për terrorin dhe horrorin e ndërmarrë e vepruar nga Hamasi. Ata që harrojnë të shkuarën e tyre, janë të dënuar ta rijetojnë atë.", theksoi kryeministri Rama.
Lajmi kryesor:
Rama në Knesset: S'i dorëzuam hebrenjtë, s’ka paqe pa çarmatosjen e xhelatit Hamas! Netanyahu e Lapid: Faleminderit për Besën











