Një ditë para takimit të radhës së Komunitetit Politik Evropian që do të mbahet në Irlandë, kryeminsitri Edi Rama nga Dublini, e konsideron këtë si një moment kyç për Shqipërinë në rrugën drejt BE-së.
I ftuar nga Instituti i Çështjeve Ndërkombëtare dhe Europiane për të diskutuar pikërisht për udhëtimin Europian të Shqipërisë, Rama tha se mbyllja e negociatave teknike brenda 2027-ës është plotësisht e mundshme.
“Jemi në një moment tejet përcaktues të historisë sonë. Shohim një derë të hapur si një mundësi reale të vërtetë, për t’u bërë pjesë e kësaj familjeje europiane. Sot çdo gjë po ecën sipas rregullave dhe jemi dakord edhe me komisionin për këtë. Do të bëjmë të gjitha përpjekjet që t’i përmbyllim negociatat brenda vitit 2027, pavarësisht se është diçka ambicioze”, u shpreh Rama.
I pyetur për protestat, afërsinë me familjen e Presidentit Trump dhe ekspozimin e mundshëm të Shqipërisë për shkak të hetimeve të paralajmëruara ndaj administratës Trump pas humbjes së zgjedhjeve të mesmandatit, Rama përgjigjet kështu. Investimin në Zvërnec, ai e cilësoi si diçka për t'u ndier krenar.
“Revolucioni i flamengove, që emrin e ka shumë tërheqës, është rezultat i një urrejtjeje shumë të madhe ndaj Donald Trump. Nëse hija e Donald Trump nuk do të ishte në sfond të kësaj çështje mjedisore, s’do kishit dëgjuar asgjë. Kur kam takuar Kushnerin dhe folëm për këtë projekt, e ardhmja e Trump nuk ishte kaq e qartë. Ai ishte një kandidat për të shkuar në burg. Unë pash një amerikan që donte të bënte diçka për vendin tim. Unë s’dua t’ja di se ç'po ndodh me SHBA-të, sepse kur bëhet fjalë për këtë projekt, s’ka asgjë për të pasur frikë, por përkundrazi për t’u ndierë krenar”, shtoi Rama.
Nga Dublini, kreu i qeverisë komentoi edhe situatën në Serbi, pas humbjes së zgjedhjeve nga Presidenti Aleksandër Vuçiç, duke e konsideruar atë që po ndodh me Listën Studentore një eksperiment social.
“Serbia po kalon në një eksperiment social dhe politik me listën studentore dhe me metodën e përzgjedhjes dhe zgjedhjes së personave që do të jenë në parlament dhe qeveri. Duket se nuk ka ndonjë hapje përsa i takon marrëdhënieve me Kosovën, apo sanksioneve kundër Rusisë. Për sa kohë nuk ka një qasje të hapur ndaj Kosovës, do të thotë që fantazma e së shkuarës do ta përndjekë dhe pengojë Beogradin për të kryer një katarsis”, theksoi Rama.
Rama ndodhet në Dublin në kuadër takimit të 9-të të Komitetit Politik Evropian që do të bëjë bashkë 48 krerë shtetesh dhe qeverish.
Takimi me temë “Evropa – e fortë, e sigurt dhe e ndërlidhur”, do të bashkëdrejtohet nga António Costa, Presidenti i Këshillit Evropian, dhe Micheál Martin, Kryeministri i Irlandës.
Kryeministri Edi Rama tha se inteligjenca artificiale është një bekim për Shqipërinë duke theksuar se se 95% të shërbimeve vendi ynë i ofron online.
“Teknologjia e re dhe inteligjenca artificiale kanë qenë bekime, sepse e shkuara jonë është ende e rëndë. Nuk vijmë nga një traditë e gjatë shteti, shteti ynë është i ri. Kemi nisur të ndërtojmë institucione vetëm në 1912, jo me shumë sukses për të qenë të sinqertë. Pastaj patën 50 vjet komunizëm, një makineri që u ndërtua për qëllime krejt të tjera dhe pastaj u shpërbë e tëra. Pastaj na u desh të riangazhoheshim.
Shqipëria ka 95% të shërbimeve online. Nëse pak vite më parë duhet të rrije në radhë për një certifikatë lindjeje e të jepje ryshfet, sot këtë certifikatë lindjeje e merr falas vetëm me një klikim e shumë shërbime të tjera. Tashmë po përpiqemi që të aktivizojmë një produkt që unë e kam ëndërr për ta thënë sinqerisht, për të pasur një proces plotësisht të kryer përmes inteligjencës artificiale që nëse do t'ia dilnim me sukses, do të ishte e jashtëzakonshme.
Është e ndërlikuar, por po punojmë për të dhe do të ishte vërtetë e shkëlqyer nëse do t'ua bënim dhuratë disa vendeve të mëdha që të kenë procese më transparente, efikase prokurimi”, tha Rama.
Kryeministri Edi Rama është shprehur se Shqipëria që prej vitesh përcaktohej si një vend me kulturë pandëshkueshmërie, sot shihet me një qasje krejt ndryshe.
Komentet Rama i bëri nga Dublini, ku përmendi edhe progres-reportin e Komisionit Europian për Shqipërinë, i cili sipas tij evidentoi rritje të luftës kundër korrupsionit në vend.
Rama gjithashtu fajësoi mediat sociale, të cilat sipas tij po ndikojnë edhe në përkeqësimin e mediave tradicionale, duke çuar në pasqyrimin jo real të të vërtetave.
“Kam një pyetje që ka të bëjë me SPAK që ka ngritur akuza ndaj disa ish-zyrtarëve të lartë, sa i takon përvetësimit të fondeve. Dhe pyetja është që nëse po ndodh kjo gjë në Shqipëri, si kërkoni që t’ju besohet institucioneve shqiptare, ndërkohë që pjesë e drejtuesve të tyre janë nën hetim në Shqipëri?”, ishte pyetja drejtuar Ramës.
“Përgjigja është e thjeshtë, gjithkush mund të jetë nën hetim dhe të mos ndikohet... Kjo është thelbi i besimit. Irlanda, por e gjithë lista e vendeve të BE-së, kundrejt perceptimit të popullsive të tyre për korrupsionin, disa vende të BE-së kanë në popullatën e tyre një perceptim më të lartë për korrupsionin sesa kanë shqiptarët për vendin e tyre. A është e vërtetë? Sigurisht që nuk është e vërtetë. Por nga vjen? Vjen nga e keqja që po lejojmë të përcaktojë mënyrën sesi i shohim gjërat. Quhet media sociale, që po përkeqëson dita ditës edhe median e zakonshme.
Ajo që për Shqipërinë është përcaktuar prej vitesh të tëra si një vend me një kulturë pandëshkueshmërie, ka ndryshuar tashmë me qasjen që është një vend ku nuk ka më kulturë pandëshkueshmërie. Natyrisht vendet të gjitha duhet të përballen me çështjet e korrupsionit në dritë të diellit. Duhet të vazhdojnë t’i bëjnë gjërat më mirë. Ja pse Komisioni Europian po na përgëzon. Kur Komisioni thotë është në rregull, atëherë gjithçka është në rregull. Komisioni është i saktë”, tha mes të tjerash Rama.
Kryeministri Edi Rama nga Dublini deklaroi se dhuna në protesta, nuk është vepër e studentëve. Kreu i qeverisë tha se nga të arrestuarit vetëm njëri ishte student, ndërkohë të tjerët janë me të shkuar kriminale.
“Ju përmendët dialogun me studentët. Student është emërtim tërheqës, për të imagjinuar ndryshimin. Nuk shoh shumë studentë. Dhuna nuk është vepër e studentëve. Ne kemi treguar me fakte, se nga të gjithë të arrestuarit në valën e parë të dhunës, kishte vetëm një student dhe pjesa tjetër ishin njerëz me të shkuar kriminale, njerëz që kishin pasur hesape me drejtësinë kriminale. Dilnin të maskuar. Kjo është shumë e ndërlikuar. Do ndërlikohet edhe më shumë, nëse Europa nuk do heqë vijën e kuqe për mediat sociale”, theksoi ai.
Kryeministri i vendit, Edi Rama, ishte i pranishëm në Dublin të Irlandës, i ftuar nga Instituti i Çështjeve Ndërkombëtare dhe Europiane (IIEA). Gjatë fjalës së tij ai foli edhe në lidhje me emigracionin
Sipas tij, të rinjtë tundohen lehtë kur shohin pamjet nga celularët të vendeve të Europës Perëndimore dhe beson se çdo gjë që sheh, është një realitet.
“Më duhet t’i përgjigjem shpesh kësaj pyetjeje, por jo shpesh në një vend si ky, ku migracioni njëherë e një kohë ishte e vetmja mënyrë për të jetuar. Kjo nisur të ndryshojë, jo thjesht kur Irlanda nisi të ndryshohej, por kur Irlanda nisi të japë arsye tek njerëzit një zgjedhje mes qëndrimit e largimit. Kjo është diçka që do vijë edhe për ne. Është edhe një botë e re, që të rinjve ju shkon përmes ekraneve të smartphonëve, që shfaqet me ngjyra të mrekullueshme e jo me ngjyra të vërteta.
Një i ri në Shqipëri thotë se një orë larg e kam diçka të mrekullueshme dhe thotë se pse mos të shkojë tek e ardhmja menjëherë. Nuk duhet të harrojmë se shqiptarët kanë qenë në një regjim, ku nuk lëviznim dot dhe largimi nga vendi ishte tradhti e lartë. Ka dhe njerëz që edhe po kthehen. Realiteti do ndryshojë, kur Shqipëria të ketë që të japë më tepër për qytetarët e saj”, tha Rama.
Kryeministri Edi Rama ka folur nga kryeqyteti i Irlandës, Dublini, për marrëdhëniet e Shqipërisë me vendet e tjera të rajonit, ku veçoi ato me Greqinë.
Për Ramën, marrëdhëniet mes dy vendeve janë të shkëlqyera, por sipas tij, ende e pazgjidhur mbetet çështja e kufirit detar, për të cilën sipas kryeministrit, është rënë dakord që të shkohet në Gjykatën Ndërkombëtare.
“Kur bëhet fjalë për Greqinë, kemi të gjitha arsyet për të pasur marrëdhënie fantastike me Greqinë. Për momentin janë të shkëlqyera, por jemi fqinj dhe midis fqinjësh ka gjithmonë mundësi për të pasur diskutime e debate. Ndonjëherë ka edhe fantazma që kthehen. Por nuk është ky rasti. Kemi një çështje të pazgjidhur, kur bëhet fjalë për çështjen e kufirit detar, por kemi rënë dakord që të shkojmë në Gjykatë Ndërkombëtare. Është diçka që do të zgjidhet nga një palë e tretë”, tha mes të tjerash Rama.
Kryeministri Edi Rama ka ‘kritikuar’ Bashkimin Europian, për atë që ai e cilësoi si heqje dorë nga diplomacia me Rusinë, pas nisjes së luftës në Ukrainë.
Komentet Rama i bëri nga Dublini, ku tha se Europa ka qenë e prirur gjithmonë drejt diplomacisë.
“S’na merr malli për Rusinë, nuk shoh ndonjë oreks për t’u angazhuar me Rusinë në nivele të larta. Por mund të them që Europa ka bërë një gabim shumë të madh që prej ditës së parë, që hoqi dorë nga diplomacia dhe që e përnqëndroi gjithçka te armatimet, duke ndryshuar natyrën e vetvetes, sepse Europa është prirur gjithmonë drejt diplomacisë. Prandaj vënia bast për një fitore përfundimtare kundër Rusisë dhe ndalja e bisedimeve, ishte një gabim i madh.
S’mund ta kuptoj, por ndoshta sepse s’jam një njeri i sofistikuar, që në Gjermani të ketë gjykim për Angela Merkelin sepse preferoi gazin e lirë rus. Imagjinojeni që Merkel atë kohë t’i thoshte qytetarëve të saj se ‘unë s’do blej më gaz nga Rusia, por do e blejë më shtrenjtë nga Katari’. Askush nuk i kërkon Shqipërisë të zgjidhë gjë dhe as nuk e fajëson dot për mos-zgjidhjen e gjërave”, tha mes të tjerash Rama.
Kryeministri Edi Rama komentoi edhe rreth çështjes së korrupsionit në Shqipëri. Kreu i qeverisë tha se në vend ka probleme me korrupsionin, por herë të parë, sistemi po lufton këtë fenomen.
"Kur bëhet fjalë për gjithçka tjetër, unë jam vërtet i qetë, sepse mund t’ju drejtoj drejt raportit të Komisionit.
Në Shqipëri ka probleme me korrupsionin, por vendi po e lufton dhe, për herë të parë, kemi një sistem që po e lufton. Jemi në një pozitë të mirë. Besoj se na duhet të rishpërndajmë më shumë, por duhet të kesh më shumë.", tha Rama.
Kryeministri Edi Rama, nga Dublini ka folur për protestën e ‘flamingove’ të zhvilluar në Tiranë, për të cilën tha se ‘u ndez’ nga urrejtja e madhe kundër Presidentit amerikan Donald Trump, pasi një prej investitorëve do të ishte dhëndri i tij, Jared Kushner.
Rama theksoi se persona, organizata dhe shtete të tjera, që urrenin Donald Trump, zgjodhën bulevardin Dëshmorët e Kombit për të zhvilluar betejën e tyre, ashtu siç sipas kryeministrit, diktatori romak Jul Çezari zgjodhi jugun e Shqipërisë për të zhvilluar betejën kundër kundërshtarit të tij, Pompeut.
“Le të jemi të sinqertë, ky revolucioni i flamengove, që emrin e ka shumë tërheqës, është rezultat i një urrejtjeje shumë të madhe ndaj Donald Trump. Nëse hija e Donald Trump nuk do të ishte në sfond të kësaj çështje mjedisore, s’do kishit dëgjuar asgjë për flamingot. Të gjithë ata që urrenin Trump, gjetën bulevardin e Tiranës për ta bërë këtë betejë, njësoj si Çezari që gjeti jugun e Shqipërisë për të luftuar kundër Pompeut. Ka kaq shumë gënjeshtra. Jam i sigurt se po t’ju pyes tani, do të mendonit sikur Irlanda është privatizuar nga familja Trump”, tha Rama.
Teksa iu përmend dobësimi i pozitave të Trump në SHBA pas humbjes së zgjedhjeve të mesmandatit, kryeministri Rama tha se investimi në Zvërnec nuk kishte asnjë lidhje me Presidentin amerikan.
Madje sipas Ramës, takimi i tij me Kushner për investimin në Zvërnec ishte zhvilluar kur Donald Trump, atëherë nuk ishte president, por ‘kandidat për në burg’.
“Irlandezët janë shumë të ngjashëm me shqiptarët kur bëhet fjalë për këtë. Ne nuk jemi francezë, por jemi kokfortë e të pasofistikuar. Mund edhe të krenohemi që nuk jemi kaq të sofistikuar, që t’i themi të vërtetat për ato interesat e përditshme. Kur u zgjodh Trump, më thanë që është shumë rrezik, sepse jam mik me Sorosin dhe të birin. Megjithatë unë nuk diskutoj as miqësinë e as besnikërinë me miq që i kam për kohë të gjatë, por ka edhe një të vërtetë tjetër që e kam thënë, që kur kam takuar Kushnerin dhe folëm për këtë projekt, e ardhmja e Trump nuk ishte kaq e qartë. Ai ishte një kandidat për të shkuar në burg. Unë pash një amerikan që donte të bënte diçka për vendin tim. Unë s’dua t’ja di se çpo ndodh me SHBA-të, sepse kur bëhet fjalë për këtë projekt, s’ka asgjë për të pasur frikë, por përkundrazi për t’u ndierë krenar. Nga faktet do të shihni se Kushner nuk ka marrë asnjë trajtim të ndryshëm sesa kanë marrë asnjë trajtim të ndryshëm që ju është dhënë edhe investitorëve të tjerë lokalë e ndërkombëtarë. Vetëm 8 % e ishullit mund të ndërtohet. Sepse qeveria shqiptare ka kërkuar një projekt që të jetë emblemë në Europë”, shtoi Rama.
Kryeminstri Edi Rama nga Dublini foli sërish në lidhje me protestat që po zhvillohen në Tiranë prej disa muajsh.
"Çdo investim ynë mbështetet në parimet ligjore dhe të gjithë detyrohen t'i përmbushin ato. Çdokush duhet gjykuar në bazë të meritës dhe fakteve, sepse po jetojmë në një botë që e ka humbur pikënisjen. Në qershor patëm disa protesta që i trajtuam shumë seriozisht dhe morëm disa masa. A ka patur ndikim të huaj? Po edhe ky është fakt.
Regjimi iranian i ka duart e veta në ndezjen e protestës përmes shumë ndërhyrjeve nëpërmjet medias sociale. Ka shumë duar të tjera që kanë hyrë dhe, pas fillimit të qershorit, protesta nuk ishte më ajo që ishte. Tani nuk ka flamingo, ka zogj të tjerë, opozita politike, një kombinim skajesh nga e majta dhe e djathta ekstreme, së bashku me të drejtën e tyre legjitime dhe pastaj kishte dhunë që është e papranueshme", tha Rama.
Kryeministri Edi Rama, i ftuar nga Instituti i Çështjeve Ndërkombëtare dhe Europiane në Dublin, komentoi zhvillimet politike në Serbi, duke theksuar se vendi po kalon një eksperiment social dhe politik me Listën Studentore.
“Serbia po kalon në një eksperiment social dhe politik me listën studentore dhe me metodën e përzgjedhjes dhe zgjedhjes së personave që do të jenë në parlament dhe qeveri.
Për sa na takon ne shqiptarëve, duket se nuk ka ndonjë hapje përsa i takon marrëdhënieve me Kosovën, apo sanksioneve kundër Rusisë.
Është interesante, por shumë herët të tregohemi entuziastë për këtë ndryshim. Për sa kohë nuk ka një qasje të hapur ndaj Kosovës, do të thotë që fantazma e së shkuarës do ta përndjekë dhe pengojë Beogradin për të kryer një katarsis”, tha Rama.
-
Shqiptaret ose ta heqin ramen nga pushteti ose mos te ankohen per asgje ne shqiperi.
Përgjigju -
Ceshte ky kellire mor. Ceshte ky kancerr i Shqiperise. Ceshte ky antishqiptar. Po Donald Trump del krahqaf me Shqiptaret ne Amerike ky vllehu do ti nxjerre Shqiptaret si urrejtes te Trumpit.Yt rrace e qelbur vllehe. Qerrohu Edi Rama njeri pa vlera.
Përgjigju -
Hahahahah gjigand...urrejtje ndaj Trapit thote
Përgjigju -
Kurse neve do na beje krenare dita kur Rama,Berisha,Meta te zhduken pergjithemone nga politika.
Përgjigju -
JEP DOREHEQJEN O ZAGAR,,.O.PALACO,,,,EDI RAMA...NJEREZIT PO GERMOJNE PLEHRAT ME DUAR PARA SE TE HAPIN NJE VARR PER TE AFERMIT E TYRE....NE SHARRE...TIRANA GJOJA KRYEQYTET PA UJE 24 ORE.DHE PA TREN....ME GJEJ NJE KRYEQYTET BALLKANIK APO EUROPE..PA UJE..PA TREN..PA INCENERATOR....DHE PA ILACE NE SPITALE....
Përgjigju -
Edvin, shpejt se ne 2027 (maj), Marine Le Pen do marri presidences e Frances dhe s'ka shanse qe Shqiperia te ndihmohet si me perpara me E Macron qe e takove dje ne Paris.
Përgjigju












Komente
Komento